VIDEO/ Rama thumbon dhe kyebashkiaken e Shkodrës: Krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku shpërndahu 1 mij lehe për legalizimet.

Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se në Shkodër një numër prej 116 mijë familjesh janë pajisur me titullin e tyre të pronësisë.

“Sot janë jo pak por 116 mijë familje që kanë titullin e tyre të pronësisë.

Që investimin e jetës së tyre, gjakun e tyre e kanë tashmë të regjistruar, në të cilin mund të bëjnë ç’të duan dhe askush nuk mund dot më t’ua prishë.

Të gjithë ata që kanë shtëpinë e legalizuar sot, janë të vetëdijshëm që është një proces që e bëjmë vetëm ne, dhe e çojmë deri në fund vetëm ne. Ju jeni dëshmitarë që sot legalizimin e merrni pasi stafi ynë i ALUIZNI-t ju ka ardhur nëpër shtëpia e ju ka ndihmuar të plotësoni dokumentet, dhe jo të shkoni ju tek dera e ALUIZNI-t.

Kush e ka tokën e vet, e ka falas, por kush e ka tokën e tjetrit paguan një lloj kontributi që mos t’ju vijë  stërnipi i pronarit e të thotë që shiko se toka është e imja,” tha Rama.

Por kryeministri nuk haroi pa hedhur edhe disa thumba në adresë të kryetares së Bashkisë, Voltana Ademin. Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës nuk ka bërë asgjë, ndërsa qeveria ka bërë shumë.

“Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015-n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *