“Voltana e bën nervoz Ramën ndaj e sulmon, sepse ajo i kujton atij përdhunuesit…”

Ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me akuzat e bëra sot nga Edi Rama, kundrejt kryetares së Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi.

Ai shkruan se Voltana ë bën nervoz Ramën, sepse ajo i kujton se gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë.

Me anë të një statusi në Facebook ai i ka marre ne mbrojtje kryetaren e së Partisë Demokratike ne bashkine Shkoder ku shkruan:

Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj. Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz.

E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja.

Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të“.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Voltana e bën nervoz Ramën ndaj e sulmon, sepse ajo i kujton atij përdhunuesit…””

  1. Populli says:

    Luli, mose shaj Ramen , per soren e SHkodres, sa sa e ka Rama allatin, voltana ka shtatin. Ate qe ka ber Rama per SHkodren dhe gjith SHqiperin, se ka ber askush ne keto 25 vite, trazicjon te stergjatur. Prandaj, mos u mer me Voltanen se esht kart e djegur, por meru me deputetin e PPE Eduart Kukan, qe esht ne vazhden eperditeshme qe po te bejn thirje thuajse gjyq, se po saboton rreformen ne drejtesi, per te cilen nje dit dote japesh llogari, sepse je i mbytur deri e gryk me abuzime dhe krime penale, pavaresisht se ti ka mbuluar drejtesia e kooruptuar. Drejtesia vonon , por nuke haron. Ne si popull i dim te gjitha poshtersit qe ke ber, qe kure se ishe ne Kosove , si perfaqesus i OKB, e drei tek vrasjet ne bulevart si ish ministe i brendeshem.

  2. Epiriiiiii says:

    Aq Zonje eshte sa doli 1 mal me llafe se e Shembete ai Katoliku drejtori i ujrave te bashkise. Tani sa e vertet eshte nuk i dihet. Por ku ka Zè sèshte pa Gjè

  3. "horri i bulevardit" says:

    Ky qenka lajm qe ja vlen te lexohet, sot morra vesh qe lulja qenka perdhunuar nga Edi RAMA:

  4. Grigor says:

    Ky as nuk tregon se çfare pi mor burre i dheut! Jo per ndonje gje, po ta dime edhe ne pse eshte kaq delirant.
    Nuk mbaj mend se kush e krahasoi kete Bashen me Don Kishotin, po i ka rene kokës. Doli dhe Vylqinja e Shkodrozës tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *