Zv/ambasadori britanik kundër politikanëve shqiptarë: Boll më me gjuhën e urrejtjes

17 Mars 2017, 13:55Politika TEMA

Zëvendës ambasadori britanik në Tiranë, Sean Melburne e shikon si të papërshtatshme gjuhën dhe retorikën e ashpër që po përdorin politikanët në Shqipëri.

Melburne është shprehur se politikanët përshkruajnë kundërshtarët politikë me fjalët më të rënda si ‘kriminel’, ‘drogaxhi’, ndërsa bëjnë apele që nxisin destabilitet, të tilla si ‘shponi gomat’ apo ‘thyeni xhamat’.

“Politikanët shqiptarë bëjnë thirrje pa marrë parasysh parimet, por ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Edhe në Britani ka fjalime me përmbajtje urrejtje dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Këto shprehje nuk duhet të fshihen tel liria e fjalës. Kjo mënyrë që përdorin politikanët dëmton shoqërinë, prandaj duhet të jenë më të përgjegjshme. Duhet të sigurohet një atmosferë politike e qetë, ndërsa votuesit nuk duhet të vendosin mbi retorikën agresive të politikanëve. Shqipëria përballet me polarizimi të thellë”- tha Sean Melburne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje