Artan Lame: Si është të kthehesh nga ajo botë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artan Lame

Kthim!

Miq,

Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë.

Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?

Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë.

Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën.

Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej.

Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.

I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona.

Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies.

Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour.

Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim.

E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam…

Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse c’do herë mund të jetë e fundit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Artan Lame: Si është të kthehesh nga ajo botë!”

  1. Edvin Resuli says:

    Sinqerisht ju uroj shendet te plote dhe e besoj qe ato qe shkruani jane sensacione te verteta . Ne kete moment duke lexuar shkrimin tuaj instiktivisht me erdhi mendimi sa mire do ishte qe te kalonin kete eksperience te gjithe politikanet tane e keshtu NGERCI do zgjidhej edhe pa bere VETINGUN. Pershendetje e jete te gjate.

  2. Vladimir says:

    Eshte tamam keshtu, Tan!
    Asnje nuk eshte i perjetshem. Ne nuk kemi frekuentuar kisha dhe xhamia se edhe aty mesohen disa gjera te mira. Te falesh ate qe te ka bere keq, te largosh hakmarrjen e keqdashjen nga shpirti, te ofrosh gjera te mira atyre qe te rrethojne…. Po jetojme ne nje bote te eger te pashpirt, te padrejte dhe kjo na ben te harrojme se cili eshte misioni i sejcilit nga ne, se jeta eshte e shkurter dhe e pamjaftueshme per te realizuar enderret e njeriut, per tu shmallur me te dashurit e tu, per te ofruar dashuri e miresi rreth vetes dhe nuk ka kohe te humbasish me kotesira.
    Urime Tan, jete te gjate e suksese!

  3. LORA says:

    Para dhe pas kthimit nga ajo bote mbetesh pushtetar.
    Keto konkluzione duhet te jene thelbi moral i cdo njeriu per se mbari,,,,,,qe s’eshte i detyruar te perjetoje kasavete te tilla shendetesore,,,,per t’u bere njeri per se mbari.

  4. gysi says:

    nese sje i afte me shendet jep dorheqjen nga aluizmi se po lejne leshte njerzit duke paguar lek Te gjithe militantet e ps qe jane punesuar atje nuk levizin bythen as per nje firme pa 100 euro per nje pune ordinere se per te tjerat te thyejne ne mes

  5. Endri says:

    Pergjigjen e gjen tek “Book of Mormon” mere lexoje dhe mer pergjigjen qe te duhet.

  6. altin says:

    Ke te drejte Edvin, te gjithe kemi nevoje te kalojme neper pervoja te tilla per tu bere me te mire, por nderkaq do humbiste bukuria e Besimit dhe bashke me te Lirise per Zgjedhur me te cilen i Gjithepushtetshmi na ka dalluar nga krijesat e tjera. I Gjithemeshirmi na i lehtesofte te gjitheve rrugen drejt njohjes se Vertetes dhe na befte nga ata qe e mberrijne kete cak ku gezimi dhe kenaqesia behet e pamate…

  7. Petani says:

    Po Tan, eshte e vertet. E kam kaluar kete gjendje. Ky reagim me kujton Alberto Castagnen qe mbyllte emisionin stranamore me fjalet: Siete bravi. Te uroj shendet.

Lini një Përgjigje te Endri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *