Basha lë çadrën për të inaguruar bulevardin 500 metërsh “Donald Trump”, të Xhelal Mziut!!!

18 Mars 2017, 11:45Politika TEMA

Lulzim Basha ka lënë sot çadrën e PD-së në Bulevard.

Ai ka shkuar të inagurojë një tjetër Bulevard, atë të Xhelal Mziut në Kamëz, me emrin “Donald Trump”.

Kryetari i bashkisë Kamëz ka bërë paralelizma midis ardhjes së Trupm në pushtet dhe Bashës si kryeministër i ardhshëm.

Ndihem krenar që ky bulevard ka emrin e “Donald Trump” dhe fryma ka filluar nga Kamza sic filloi fryma me fitoren tij në Amerikë.

E njëjta situatë ka filluar nga Kamza, tek Republika e re, qytetarët e Kamzës mezi presin që në zgjedhjet e tanishme që do zhvillohen ju të konfirmoni fitoren”, tha Mziu.

Ndërsa Basha tha se është më mirë që rrugëve e shkollave tu vihen emra që përfaqësojën demokracinë sesa emra të xhelatëve e kriminelëve të komunizmit.

Më mirë emrin e lirisë e demokracisë që përfaqëson Donald Trump sesa emrat e xhelatëve e kriminelëve të komunizmit që mbajnë rrugët e shkollat tona.

Se Mziu është njeriu që e do lirinë, demokracinë ndaj e sulmojnë më shumë nga të gjithë. 

Para disa muajsh me guximin e të korruptuarit, të droguarit dhe të inkriminuarit, Edi Rama vendosi të sulmojë presidentin amerikan.

E bëri këtë i nxitur jo nga interesat kombëtare por ato personale.

Dy ditë më parë kur mbarë Shqipëria e mori vesh gjestin tuaj për të emëruar këtë rrugë për presidentin amerikan u hodhën në sulm konet e tij.

Harron se ai vetë dhe paraardhësit e tij kanë emëruar rrugët e sheshet e shqiptarëve me emra kriminelësh, me emra xhelatësh dhe emra kriminelësh të vrarë në pusitë e krimit të zi.

Ky njeri që tregohet me gisht nga shqiptarët si njeriu që ngriti karrierën e tij në aleancë më krimin e organizuar, ka guximin të sulmojë vendimin tuaj për t’i dhënë këtij bulevardi emrin e kampionit të lirisë.

Kjo tregon se sa e thellë është kriza morale e Edi Ramës. E falënderojmë presidentin amerikan Donald Trump”, tha Basha.

8 komente në “Basha lë çadrën për të inaguruar bulevardin 500 metërsh “Donald Trump”, të Xhelal Mziut!!!”

  1. petro says:

    u pika e zeze qe sju bie se lat nam

    1. Cudia says:

      J pra kush eshte Luli i PDse qe eshte edhe pjese e ketij vendimi absolutisht trondites edhe per nje njeri me pak tru ne koke. Ooo cfare turpi! Basha je me trapi qe ka kaluar ndonjehere ne PD dhe vetem nje shkalle me lart se Mziu.

  2. saliu says:

    Keta jane budallallepsur aq shume sa qe na bejne te turperohemi perpara te gjithe botes. Cfare lidhje ka Donald Trump me Kamzen? Mos ka dhene ndonje fond zhvillimi, apo ka sjelle “demokracine” ne Kamzen ? Ndoshta ka formuar ndonje fondacion qe ne nuk e dime qe kerkon te civilizoje banoret e saj? Asgje prej gjeje. Ky vendim eshte ne vazhden e sharlatanizemit te mbuluar me injorance ekstreme.
    Turp per keto cmendurira qe ndodhin vetem ne kete vend i mbushur plot me injorante dhe sharlatane. Veri more derdimen emrin i Isuf Xhelilit, Oso kukes, Mic Sokolit, Gjon Markagjonit, Ibrahim Rugoves, Rexhep Qoses, Mithat Frasherit, Abaz Kupit, etj. qe kane kontribute per shqiptaret, sepse presidentet e SHBA nderrohen , nuk jane te perhershem.
    More ‘derdimeni” Meziu se bashku me PD istin “veshegjate” Basha, keni degjuar ju qe ne SHBA ndonjeri nga shtetet ka vene emrin e Donald Trump gjekundi?
    Turp turp turp.

  3. pro says:

    ..keta jetojne sot per dje..jo per neser.

  4. shpresa says:

    O Lulezim qe paske lulezuar vetem per tu shtire lot nenave shqiptare! Leri keto llafe se do ta marrish mbrapsh ate qe ke bere. Boll duruan se demokracia nuk eshte per ty por per gjithe qeniet e gjalla mbi toke. Ke pare apo te kane plase syte qe per njerzit demostrojne partite politike, per kafshen jane shoqerite per mbrojtjen e tyre, per mjedisin e natyren jane ato te mjedisit… nuk je ti pjella qe zevendeson gjithçka. E shikoj qe te ka marre koka ere tani se ke frike te kthehesh mbrapa dhe bertet si ata femijet qe i ka derguar babai me dhen e kur kthehen, duke qene erresire kendojne vetem per ti nxjerre friken vetes dhe ti kendon por kenga jot eshte vaji qe u ke sjelle disa nenave shqiptare qe nuk do ta falin kurre, ndryshe do shkelin dhe ato mbi gjakun e tyre qe e bere ti te rrjedhi. E kupton qe je gjakatar? E kupton, prandaj vazhdon ate kenge vaji nga frika. Ke rruge, largohu ne Hollande, megjithese dhe atje do te gjejne! Leri ata bastardet e tjere aty qe te japin llogari se do tu tufezojne te gjitheve bashke pastaj ne nje stalle. Mos prit te behesh hero per krimet, hajduterine dhe tradhetine qe i ke shkaktuar me dashje atij vendi. Leri heronjte ti dekretoje Nishani deri ne dhenien e shpirtit te tij. Ata shqiptare qe rrine afer ty mos kujto se te duan shume,; kane parasysh qe çfare ke bere ti dhe te perfitojne dhe ata, kuptohet njerez me shpirt te zi, pa pike personaliteti, pergjegjesie respekti, ideali per nje vend e nje popull te ndershem, jo per te pandershmit. Beji vete llogarit, por mos kujto se do ta shtyshe si e ka shtytur Sali Berisha deri tani.

  5. neldi says:

    pupupu ca turpi……fryma ka filluar nga Kamza thote…nga Mziu.ueeeee tmerrrrrr

  6. Lal Prenga says:

    Edhe ne Afrike nuk ndodhin me keto cudira!
    Eshte mire qe njerez te krahinave te caktuara tju krijohet nje rezervat i vecante dhe tju hiqet sa me pare kombesia dhe shtetesia shqiptaret!
    Nuk vazhdohet me keshtu!
    Nuk mundet me bashkejetu Petro Nini, Ndre Mjeda, Isa Boletini, Tefta Tashko, Vace Zela, Aleksander Gjoka me barbare si Esat Pasha, Haxhi Qamili, Sali Berisha, Azem Hajdari, Lek Plepi, Xhelal Mziu, Bujar Qamili, Sinan Hoxha!
    Eshte e nje rendesie te madhe kombetare ndoshta shpresa jone e fundit krijimi i ketij reservation!

  7. Turp i madh per Trump per USA.Ne nje vend puro turkoshak qe Trump mund te na fus tek ato vendet e ndaluara per ameriken vendosin emra katolikesh. Mos ja tregoni Trumpit qe quhet zhelal se na moret ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje