Beteja që ka lidhje me “punët” e Fatmir Xhafajt

18 Mars 2017, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Opozita po përpiqet të bëjë kauzë të saj të javës, emërimin e Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm. Përveç dy të dënuarve, njëri për vrasje dhe tjetri për vjedhje, PD ka në anën e vet me sa duket dhe mosdurimin e LSI, për emrin e Fatmir Xhafajt. Por vetë PD nuk ka lidhje as me çfarë ka bërë Xhafaj në punë si prokuror, as pse ia ka dalë të ketë dhe foto me Enver Hoxhën, pasi kryetari i tyre ka marrë me radhë gjithë Byronë politike me foto, deri dhe tek minderi i oxhakut të Enver Hoxhës.

Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë i Fatos Nanos, dhe PD jo vetëm që nuk e ka kundërshtuar, por ka bashkëpunuar me të, në muajt e mjaltit me Fatos Nanon.

Pra PD nuk ka problem as me historinë dhe as me profesionalizmin e Fatmir Xhafajt. Ka arsye të tjera madhore, të cilat e shënjestrojnë Fatmir Xhafajn si objektiv lufte.

E para, ka të bëjë me faktin që ai udhëhoqi procesin e Reformës në Drejtësi, të cilën PD e votoi “me bisht në shalë”, më 21 korrik. Nëse PD do të ishte e vendosur si antikomuniste dhe këto mllefe që po vetë-karikohet sot, ajo duhet ta bënte këtë me reformën në drejtësi, që është një proces shumë herë më i rëndësishëm se sa akti i të qenit ministër. Ministër është një detyrë ekzekutive, që është kompetencë e Kryeministrit. Fatmir Xhafaj është deputet, çka është një status politik më i lartë se Minister, dhe këtu mbyllet çdo debat për atë çfarë ai është.

PD e pranoi atë dhe procesin e Reformës në Drejtësi formalisht, dhe këtu mbyllet debati për standardin e tij politik. Por në PD ka frikë nga ideja se dikush prej tyre, një ditë mund të ndëshkohet nga ligje të cilat burojnë nga një reformë që e ka udhëhequr Fatmir Xhafaj. Kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë, është se kjo reformë në drejtësi, nuk dënon njeri politikisht, edhe sikur të dojë Fatmir Xhafaj. Njësoj si ata dy dëshmitarët nga Kruja, njëri vrasës e tjetri vjedhës, dhe ata që kanë frikë nga kjo reformë, janë ose vrasës, ose hajdutë. Dënime politike nuk ka. Kështu që s’ka vend as për shqetësim për kriminelët ordinerë që mund të kapë ligji.

E dyta, por që në fakt është e para nga rëndësia, ka të bëjë me faktin se Sali Berisha dhe kundërshtarët e reformës në drejtësi, nuk e kanë problem reformën nga fakti se e ka bërë Fatmir Xhafaj, apo e ka miratuar Edi Rama, por se e kanë bërë Perëndimorët dhe e kontrollojnë ata procesin e zbatimit. Po të ishte për Edi Ramën, as do ta kishin kundërshtuar dhe do kishin bërë pazar me të.

Edhe në rastin e emërimit të Fatmir Xhafajt, Sali Berisha, ndoshta dhe LSI, kanë problem faktin që Xhafaj ka refuzuar ofertën e Edi Ramës dhe vetëm kur është garantuar mbështetje Perëndimore për të, ka pranuar. Pra, Fatmir Xhafaj nuk shikohet i papranushëm si ish-komunist, por i papranueshëm si pro-Perëndimor, jo si hetues stazhier i diktaturës, apo si sekretar rinie si Koço Kokëdhima, por si një autoritet politik, që ka marrë postin e ministrit të Brendshëm në një moment delikat, me mbështetje Perëndimore. Është kjo arsyeja, që ai po sulmohet, sipas parimit “Kur s’ke çi bën kalit, i bie samarit”.

Ideja se Ministria e Brendshme do të jetë në duart e dikujt që ka mbështetje të plotë tek faktori ndërkombëtar dhe nuk do jetë objekt përbaltjeje të përditshme, siç arritën të bëjnë padrejtësisht në kohën kur drejtohej nga Tahiri, ata janë të shqetësuar se nuk kanë kohë të bëhen të besueshëm duke baltosur.

Sali Berisha nuk e ka problem Fatmir Xhafajn që të trembet prej tij, apo punëve të tij dikur, siç nuk trembet prej Edi Ramës dhe sikur ta ketë në dorë gjithë sistemin e drejtësisë. Sali Berisha ka problem real me “punët” që ka bërë Fatmr Xhafaj vitin e fundit në drejtësi dhe garantët e tij. Berisha ka probleme me atë që e quan “guvernatore” të Shqipërisë dhe që është përfaqësuese e Bashkimit Europian në Shqipëri, dhe me atë që e quan “guvernator” të Shqipërisë dhe që është është ambasador i SHBA në Shqipëri. Ideja se ata të dy janë të kënaqur me ministrin e ri të Brendshëm, ka ndezur flakë çadrën. Por kjo nuk do të thotë se mund të ndezin flakë Shqipërinë. Nuk është në dorë të tyre.

20 komente në “Beteja që ka lidhje me “punët” e Fatmir Xhafajt”

  1. Doris says:

    Po tani ai po udheheq vetingun dhe nuk esht koha e fatos nanos pasi nuk futemi ne BE me kta lloj hetusish e prokuroresh te cilet jan njoll turpi. Prandaj z.Mero mos e mbro më se jemi ne 2017 shum te vonuar per te qen europian. Hetuesit prokuroret e komunizmit duhet te dalin ne pension…nuk po i pushkaton njeri por te pakten te na len rehat.

    1. shpresa says:

      Doris, kur te na lere Saliu rehat, atehere do jemi te qete. E ke mendjen ne koke dhe koken mbi shpatulla apo te eshte larguar dhe ty?

      1. Doris says:

        Bashk me Saliun e sorollopin e tij.

    2. LITARIN E HYSEN SHOSHORIT....E HARRUAT ? says:

      Dosja kriminale e Kopilit Rajersonoviqit
      & burrit te shtetit te Arvizuse
      qe eshte 10000000000000 here me madhe
      se e Fatmir Xhafes

      =========================================
      Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës

      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
      Agjent i UDB
      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
      Bombardimi i Vlorës
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
      SHIK-u famëkeq
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
      Trafiku i armëve
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
      Vrasjet e 21 Janarit
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      Vrasjet e Gërdecit
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
      Shitja e detit Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës
      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
      Zhdukja e 1.3 miliard USD
      1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
      Përplasja me SHBA për SHISH
      Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
      Shkarkimi i kreut të SHISH
      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
      Shkarkimi i Ina Ramës
      Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
      Spastrimet në Ushtri
      Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
      Masakra në drejtësi
      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
      20 ligje klienteliste
      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
      Shitja e Albtelekomit
      1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
      Fshesa në administratë
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
      Fahri Balliu
      15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
      Minierat
      29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
      Presioni ndaj Financial Times
      2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
      Spotet turistike
      8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
      Arben Sefgjini
      5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
      Largimi i FMN
      23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
      Lejet e ndërtimit
      26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
      Ligji i dosjeve
      16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
      Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
      29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
      Vjedhja e pronave
      Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin boshnjak Jamgjarper Malltezi
      .
      I drejtohem te perndjekurve politike
      dhe posacerisht trupit (lexo turpit ) dipllomatik:
      .
      A e dini se monstra Berishe ka kerkuar me histeri VARJE NE LITAR
      per hysen shoshorin kur gjykata e Enverit e denoi vetem me 10 vete burg ?
      .
      A e dini se ne Tetor 2012 per shkak te SaliMonstres
      u dogjen te perndjekurit politik ne greven e tyre te urise.
      .pasi I poshtroi dhe I provokoi
      .
      MALLKUR QOFSHI edhe te perrmjerurit politk edhe ju xhambasdoret e Tiranes
      dhe mos u habisni pse mbi 60 % e shqiptareve
      kane kthyer koken nga ai xhaxhi madherishem qe e shenjteruat me Salul Monstern tuaj

    3. Donald Mziu Street says:

      Ajo qe duhet te trembe shqiptaret nuk jane ulurimat e “Tigrit prej Letre”
      me emrin Saleh Rrahman Berisha as Zagari i tij Lyl Bashibozuku
      por jane ca segmente antishqiptare ne Amerike dhe Europe
      qe e kane dekonspiruar veten paturpesisht duke u dale ne mbrojte dyshes kriminale 2B…

      -Grupi i pare i perendimoreve antishqiptare eshte lobi grek ne Amerike
      dhe sa here shkon palikari Basha ne Amerike
      i takon me duar ne qafe per shkak te marreveshjes tradhetare te Detit Jon.
      .
      Grupi i dyte eshte i atyre qe kane bere “dirty job” me armatimin shqiptar..
      me naften apo me rrugen e kombit (korbit)
      dhe dekonspirohen nga qe dalin ne foto me Fatmir Medi kriminelin
      dhe numri i tyre eshte i frikshem.
      .
      Grupi i trete dhe me i rrezikshem eshte ai makartisteve (Joseph McCarthy )
      qe jane bere si ato ushtaret-oficeret japoneze
      (Hiroo Onoda, Japanese soldier who long refused to surrender for 30 years)
      qe akoma po vazhdojne skenarin kriminal te 2 prillit 1991 apo te causheskut….
      gjasme me luften kanibale me nje sistem te vdekur qe ne dhjetor 1981
      Nga kjo kategori e fundit ben pjese dhe kongresmeni ULTRA BERISHIST
      Dana Rohrabacja dhe miliarderri tropojane nga Paci I Tropojes j
      a kane bo OBAMES TETE ME DY para 5 vjetesh dhe sot kane filluar mesymjen
      ” Rama Shporru ..se je xhelat komunist” …cfare masakre humane
      .
      KUSH JANE KETO BERISHISTE NE WDC QE KANE FILLUAR KETE INVAZION
      SI NE 1992 ..2005 …2009..2011 ? JANE KETO QE PER NJE FOTOGRAFI 5 SEKONDA
      DESH “E COPTUAN” JO VETEM RAMEN POR DHE OBAMEN….
      ..
      Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher.
      Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.

      Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher
      dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama,
      ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.
      .

      Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

      Biznesmeni shqiptar ka thënë për gazetën se shefi i opozitës ka mashtruar ligjet amerikane, duke financuar fushatën e Presidentit amerikan. “Unë ftoj Presidentin Obama të kthejë kontributin e pali-gjshëm nga Edi Rama. Kjo është nëpërkëmbje dhe mashtrim nga Edi Rama, si dhe shkelje e ligjeve amerikane të financave të fushatës”. Muja tha se populli shqiptar do të votojë duke marrë parasysh kualifikimet e lidershipit dhe jo nga një foto me Presidentin Obama.

      SHKRESA

      Gazeta e “New York News” ka shkruar dhe për qëndrimin e mbajtur nga kongresmeni Dana Rohrabacher në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa është shprehur se ligjet mund të jenë shkelur dhe se shqiptarëve sipas tij po u tregohet një foto e gënjeshtërt. “Ligjet e fushatës në të dyja vendet tona, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri, mund të jetë shkelur. Të paktën, popullit shqiptar po i tregohet një foto që në thelb është një gënjeshtër. Duke nënkuptuar një marrëdhënie me Presidentin Obama, kjo përbën mashtrim. Nëse është marrë një burim të hollash nga të huaj Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane. për të marrë foto, tregon se ligjet në SHBA janë shkelur.
      .
      Pra per nje sy te vemendshem duket qe Rama eshte shenuar me KRYQ TE KUQ ne Washington
      qe nuk ka nevoje per vertetim por do t’ju lutesha miqesisht ketyre eksperteve & strategeve
      ne Amerike qe te nderpresin qofte vetingun,,qofte fushaten fallco ne drejtesi dhe te mos e lodhin ate popull
      te tradhetuar nga te 4 anet per votime ne kete qershor..
      ..sepse eshe vulosur qe Lul Bashici do jete K/M NE 2017
      dhe me president ilir meten Kalin e trojes (lexo gomari i cepanit).
      . Do isha i gatshem nese autoritetet amerikane qe merren me shqiperine te me thonin direkt pa dorashka:
      Ju lutem votoni per Lul Kriminelin si K/M ne kete qershor se “ashtu eshte puna”
      do isha i pari qe do ja jepja voten bash-kriminelit..me nje kusht
      qe parate e fushates te kalonin ne llogari te jetimeve te 21 janarit–gerdecit
      dhe te mijra familjeve qe jane nen kufirin jetik te varferise.
      .
      .Kurse per Edi Ramen do ti sugjeroja ti kerkonte falje shqiptarve dhe te jepte doreheqjen
      (nqs nuk nxjerr shpaten qe i ka zene merimanga)
      biles dhe te kerkonte shkrirjen e PS si nje ndermarrje SHPK qe sa here ka marre pushtetin
      me vota te bolleshme per pranga berishes..eshte ky i fundit qe me ato “kaubojsat” qe kam permendur me lart
      i ka futur gjithmone ngjalen nga mbrapa PS-istave. ….Kam dyshim qe vendosja me ‘telekomande” e fatmir xhafes
      ne ate vend “me zarar” do te perfundoje si Artan Hoxha ai spiuni qe u be president per 12 ore…

    4. Skypion says:

      Kjo qe po bejne bashibozuket mediatike te Edi Rames,per te zhvleresuar denoncimet rrenqethese te krimeve cnjerezore te hetuesit punist Fatmir Xhafaj,quhet bulverizem,eshte e neveritshme dhe nje poshtersi kaq e madhe,sa te le pa fjale.
      Nuk merren me akuzat,nese jane te sakta apo jo,por me personat qe akuzojne.Nje menyre e tille e deformimit te debatit,quhet bulverizem.Por,ne rastin konkret,i tille qe edhe ky percaktim,eshte shume teorik dhe abstratk,per te pershkruar poshtersine e ketyre bashibozukeve mediatike.
      A ka qene hetues Fatmir Xhafa,dhe a ka dhunuar fizikisht denoncuesit e tij,ne kohen e diktatures komuniste: ja ,ky eshte thelbi.Te tjerat,jane poshtersi.
      Duket shume qarte,se Fatmir Xhafa ka ushtruar dhune,kur ka qene hetues ne kohen e diktatures komuniste.Per kete,ai nuk meriton te marre funksion shteteror.Aq me pak te jete Minister i Brendshem.Dhe,NUK do te jete.Nuk do te jete.
      Nese,megjithate,hyn me pahir ne ate zyre,do te konsiderohet sikur ka hyre me dhune,cka do te beje,qe me perdhune te hiqet qe andej.
      Le ta provoje,nese eshte trim birbua!
      Kaq per kete zuzar te Enver Hoxhes.
      Por,ajo qe me te vertete eshte shume e rende,madje shume me shume se ajo cka bere krimineli Fatmir Xhafaj ne kohen e diktatures,ka te beje me qendrimin pro tij,te ndoca tipave,qe e heqin veten si te persekutuar te regjimit komunist.
      Deri me tani,tre te ketille kane dale ne mbrojtje te hetuesit mizor Xhafaj: analisti yne,avdall-avokati Ngjela dhe budall-analisti Nazarko.
      Sa per analistin tone,nuk kam cfare them,se ai flet vete.Ka shume shoke e miq te persekutuar (te vertete),dhe le t’ua shpjegoje atyre se pse po mbron nje persekutor kaq mizor sa Xhafaj.Sa per integritetin e tija mora,eshte e kote,madje qesharake,te mund te flasesh,se njerez te tille,jane aq cipeplasur,sa edhe vetem po t’ua kujtosh,tallen.
      Veq nje gje do t’i thosha,megjithate: po si more analisti yne,nga nje mbrojtes i zjarrte i ceshtjes se ish-te persekutuarve politike,kur ishe ne sherbim te Sali Berishes,u ktheve ne nje mbrojtes edhe me te zellshem te persekutoreve,torturuesve,xhelateve te tyre??!!
      Pash zotin e madh,si mund te jete njeriu kaq i lige?!
      Kurse,per dy te tjeret,dy avdallet e opinionit publik,njeri me butaforik se tjetri,Ngjelen dhe Nazarkon,ka nje shpjegim tjeter.Ose me sakte dy shpjegime.
      I pari ka te beje me sindromen e Stokholmit.Si Ngjela edhe Nazarko vuajne nga kjo Sindrome.Ju kujtojme,se si Spartak Ngjella shtu edhe Shpetim Nazarko,jane te vetmit “te persekutuar” qe kane deklaruar publikisht,mese njehere,me ze dhe figure,me shkrim e vule, qe Enver Hoxha ka bere shtet…!!!
      Por,nuk jane vete keta te dy,c’eshte e verteta.Ka edhe te tjere.Ne kemi pare ndoca ish-te perndjekur te regjimit komuniste – qe jane torturuar burgjeve,qe kane bere vite e vite te tera burg,qe u jane vrare barbarisht familjaret,eterit,nenat,vellezerit,motrat – qe mbeshtesin ish-Partine e Punes,sot Partia Socialiste.
      Madje,nuk e kane pergje te dalen edhe krah per krah,me ish-persekutoret e tyre ne publik…!!!
      I dyti shpjegim,ka te beje me krahinorizmin.Pa kete shpjegim,nuk do te ishte fort e qarte,gjithsesi,se pse keta mbrojne xhelatet e regjimit komunist
      Si Ngjela edhe Nazarko,jane krahinoriste.
      Kjo eshte arsyeja e dyte,se pse keta mbeshtesin socialistat.
      Dhe,jo vetem keta te dy,por ka edhe shume te tjere,te ngjashem me ta,qe i kemi demaskuar vazhdimisht si krahinore.
      Sindroma e Stokholmit prej se ciles vuajne keta,nuk do ta shpjegonte teresisht qendrimin e tyre pro-xhelateve,pa krahinorizmin qe i karakterizon.
      Koha e gjate post-diktature,megjithese nuk i ka shpetuar nga Sindroma e Stokholmit,per ironi,i ka bere edhe shume krahinore.
      Keta urrejne krahinen,por duan diktaturen… ate diktature qe presupozohet se ua nxiu jeten!
      Keta urrejne krahinen,por mbrojne me zell te madh xhelatet e tyre!
      Perzierja sindromestokholmiane+krahinorizem,eshte jashtezakonisht e helmet.

  2. sherifi says:

    E para o z.Mero: nuk eshte per Kalin ajo shprehje, po per gomarin. E fyta: keta jo pe Xhafajn qe eshte deputet, dhe ka nje foto kur ishte ne shkolle me E.Hoxhen, por edhe nje njeri te thjesht, qofte edhe 20 vjec po te jete, do i shofin babain, gjyshin,dajon dhe hallen ku eshte martuar.

  3. Barça says:

    Nuk besoj te kete commente pra No Comment

  4. butrinti says:

    DERRMOJI MERO, TE LUMTE PENA. HALLALL.

  5. tringa says:

    Gjeti ustai ustain,Xhafa vjen nga hici,njelloj si Sala.Sala me valixhe druri,Xhafa pa valixhe fare(me burse shteti eshte rritur) Te dy egoiste dhe karrieriste,te dy ishin komunista dhe te dy vazhdojne te shajne njeri tjetrin.Sala eshte nje mashtreues dhe hedh fishekzjarre koti per Xhafen,Xhafa eshte dyhere me mashtrues dhe e ka kapur tek ligji.Te gjithe te huajt jane njoftuar para nje viti per skenaret e bashes dhe Sales dhe prandaj asnje nuk e perkrah ne bote,perjashto Mziun e stallave te derrave.Xhafa ka qene hetues ne Kruje ,ndoshta nje vit se pastaj kaloi tek rinia e Tiranes ku askush nuk e njihte.Kudo me katapulte,i perkedheluri i shefave,hipokrit dhe ponetor i madh,ka ditur te mbijetoje shume bukur duke lepire shefat dhe vetem shefat.Xhafa eshte ai qe do ta coje ne burg salen,(sala e di kete) dhe prandaj ka frike.Me perkrahjen qe i ka dhene amerika(pra shefi) do ti plasi ne burg keta hajdute,prandaj kane frike.Nano e kujton mire kur rrinte me lule ne dore tek dera.Pra Sala ka 25 vjet qe e di se kush eshte Xhafa,por tani qe perplaset me burgun ,i ka hyre frika.Xhafa eshte ai qe duhet sot,neser mund te behet edhe Kryeminister.

  6. babo says:

    Po Sali Berisha qe i ka dal the tesera e Komunistit online, duhe te jete pjese e nje partie qe pretendon te jete anti-komuniste? Apo e bere per karriere, jo se deshte. Epo dhe te tjeret per kariere e bene

  7. ShpetimIdrizi says:

    Gjithe kjo zhurme eshte per te hequr qafe Xhafen njehere e pergjithmone nga PS alias Rilindja. Pse budalla eshte Rama? As mos ju shkoje mendja. Per intriga eshte lider boteror. Xhafa eshte useless por si ish hetues mund ti prishe pune Rames ne nje te ardhme te afert.. Heqja e tij eshte e domosdoshme per te gjitha arsyet. Vetem i prish pune rilindjes.
    Nga ana tjeter Rama me zgjuarsi krijon nje preteks interesant nese do ti duhet te zbythet nga karrigja e KM.
    Xhafa ka qene ne listen e te hequrve te Rames qe ne 2013. Ore njerez Rama vertet eshte fyell dhe i pazoti ne shume drejtime (pothuaj ne cdo gje qe do mend, edukim dhe llogjike). Por ne shkencen e intriges dhe llogarive per pushtet po tregon se eshte shkencetar i nivelit Anshtajn e siper.
    Xhafa suksese ne jete. Merru me punet e vllait nese do te fitosh perseri sic fiton tani. More me qafe edhe dhendrin e bashkise.

  8. Emigranti says:

    Gjithenje i sakte, gjithenje i vertete ,gjithenje i drejte ,gjithenje gazetar apo analist pozitiv ne politiken aktuale ,puna juaj z Mero kontribut i madh per vendin, Ju lumte

  9. artan says:

    Fatmir Shegushe Arjan salati jan 3-she funksionale cfar turpi bashk me grupin e tyre te tmershem me verdhacukun Dvorani e Agaçi. Te zhduken hetusèt e prokuroret.

  10. Mati says:

    Po normale se PD nuk ka cfare te beje ne kete kohe. E vetmja gje qe di te beje eshte vetem te dale kunder dhe te pengoj zhvillimin e vendit. Ne vend te ulet dhe te bisedoj ashtu sic behet ne nje shtet demokratik di vetem te kerkoj gjera te cilat nuk kane asnje themel. Dhe pikerisht kapet me ato figura qe kane vertet nje emer dhe nje pozite te nderuar. Dhe ti popull shqiptar shpresoj nje dite te kesh sy dhe mendje te shikosh dhe te vleresosh punen e vertet qe po behet ne kete periudhe. Partia Demokratike e tregoi ne qeverisjen e vete se eshte e deshtuar komplet dhe vazhdon te jete e tille se godet aty ku nuk mund te godas

  11. Sajmiri says:

    Edhe protesta “qytetare” e Partise Demokratike tregon friken e saj ndaj zbatimit te reformes. Po bejne te gjitha veprimet e mundshme antidemokratike per te realizuar venien ne vend te drejtesise.

  12. A says:

    Krimet nuk ua beri Xhafaj jo , ua beri tjeterkush. Po Saliu cdo beje tani , ka frike se po i vjen ora e burgut. DHe seshte nga ata qe i thote burgut hapu kollaj .

  13. Herta says:

    Kto jane vetem frikace qe e drejta do lulezoje njehere edhe ne vendin tone, qe e kishin mbushur plot me korrupsion.

  14. Bena says:

    Turp te kene qe duan te njollosin integritetin e nje njeriu aq serioz si z. Xhafa, i cili perkushtohet ne punen e tij me drejtesi dhe njerezillik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje