Bunkeri

18 Mars 2017, 18:09Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Thirrja e z. Kreshnik Spahiu drejtuar gjahtarëve që të merrnin çiftet me municione dhe të vinin në çadër nuk është një lajthitje e rastit për të shokuar audiencat, dhe as ndonjë delir i tij për  protagonizëm politik ekstrem brenda një koalicioni.

Kjo thirrje, pavarësisht se prodhon dhe humor, është tregues i qartë i faktit që çadra, e projektuar si simbol lirie në një vend të pushtuar nga krimi (!), është kthyer në një bunker dhe ky bunker nuk është vetëm në mendjen e z. Spahiu, çka do ta minimizonte si të tillë, po është dhe në mendjen e z. Basha.

Vetë rituali i çadrës e vërteton këtë. Po bëhet tashmë një muaj qysh kur, dy herë në ditë, z. Basha, futet në të me karikator në brez, dhe, që nga frëngjia e saj, zbraz përballë kamerave breshëritë e metaforave të tij me thirrje për luftë. Synimi është i qartë: projektimi i armikut, në këtë rast, kryeministrit, dhe ndërsimi i masës për ekzekutimin publik të tij.

Në pamje të parë mund të duket sikur kemi të bëjmë me ndonjë risi: z. Basha po afirmon profilin e tij në krye të Partisë Demokratike me një gjetje të re. Por, në fakt, arsenali i metaforave të tij është i huazuar nga magazina e vjetër e mentorit të tij, z. Berisha, që dhe ky, një herë në javë, hyn gjithashtu në bunker dhe zbraz në eter po të njëjtin arsenal, po që duket më bubullues në gojën e tij.

Po t’i kthehesh historisë së betejave politike të z. Berisha që në vitin e largët 1991’ do të gjesh të njëjtin arsenal me tiranë, bajlozë të krimit e korrupsionit, front të kuq, don Escobarë, helikopterë droge, etj etj. Kushdo , p. sh. mund t’i kthehet, fjala vjen, fushatës së vitit 2001 apo 2005 dhe do të shohë se fondi i metaforave me kriminelë e Escobarë përdorej pa kursim nga mitingu në miting kundër z. Nano.

Dhe ai, si sot kryeministri, asaj kohe ishte oligarku, bajlozi, mamuthi i korrupsionit, i krimit, Goliathi i Biblës, që kishte përballë Davidin e kohëve moderne të djepit të Gjakovës.

Po i njëjti arsenal  armatimesh është shpenzuar dhe kundër z. Rama, në vijim, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit, një arsenal që po riciklohet tashmë për të, si kryeministër.

Pra, municionet janë po ato, vetëm se ka një ndryshim, që duket se po bëhet fatal për Partinë Demokratike: nëse më parë breshëritë e metaforave shpërthenin nëpër sheshe ku kishte me mijëra e mijarë njerëz, tani kemi vetëm një bunker.

Ka dhe një ndryshim tjetër esencial që ka të bëjë me lidershipin e ri të Partisë Socialiste. Nëse më parë, me z. Nano, ky i përgjigjej breshërive me breshëri,  i bindur se shqiptarët duan sherr si popull primitiv që e ka mendjen te lufta dhe shkon pas më të fortit, lidershipi i ri socialist, me sa duket as e ka mendjen te lufta, as e mendon popullin e vet primitiv, përkundrazi, beson se tashmë, Tirana është bërë e po bëhet një metropol europian. Dhe nuk po bie në kurthin e vjetër të z. Berisha të simulimit të betejave nëpër sheshe me kreshnikë e bajlozë.

Fakti që ka një muaj e ky kryeqytet nuk po i përgjigjet mesazheve  të z. Basha tregon europianizimin e tij, kurse fakti që lidershipi i Partisë Demokratike është ngujuar në një bunker, tregon që as z. Berisha, nga i cili nuk pritej, e as z. Basha, nga i cili pritej pikërisht kjo gjë, nuk po e kuptojnë që kanë përballë një kundërshtar të ri, po dhe një kryeqytet tjetër.

Është e trishtueshme të konstatosh sot, pas kaq e kaq vitesh që Partia Demokratike, njëzet e shtatë vjet pas rrëzimit të bunkerëve është futur vetë në një bunker lufte. Po, me sa duket, ky është dhe shpagimi i heshtjes së njerëzve të saj që pranuan, duke  e justifikuar veten me lloj lloj broçkullash, të drejtohen nga një ish komunist konservator që fliste për lirinë dhe kishte në gjak bunkerët.

Nuk është e trishtueshme kur sheh z. Paloka që simulon në bunker kreshnikun dhe del në mejdan me shpatë zhveshur: ai ka kohë që është i kontaminuar nga shefi i vet dhe duket pa shërim.

Nuk është e trishtueshme as kur sheh z. Bumçi që shkrofëtin mbi Rosinantin e tij kundër mullinjve të erës: dhe ai ka kohë që është i kontaminuar dhe duket pa shërim.

Por është e trishtueshme të shohësh një djalosh, i cili duhej të kishte formim perëndimor, që ndiehet aq i lumturuar në bunkerin e tij duke premtuar që nga nga frëngjia e tij një republikë të re.

Kam dëgjuar se ka njerëzs përreth, por dhe njerëz profesoratesh që e inspirojnë duke e lajkatuar se po bën një gjetje fine për fushatën e tij. Madje, ka dhe “specialistë” të komunikimit që e thonë këtë publikisht.

Por është gënjeshtër.

Që, në rastin më të mirë, vjen nga servilizmi, dhe, në rastin më të keq, vjen nga kulisat, ndoshta dhe të kundërshtarëve të tij në parti që presin të thyejë qafën

Merita e gjithë kësaj historie është vetëm një: Partia Demokratike po ngujohet në bunker.

Kur, të paktën, me paraardhësin e saj, ka pasur dhe një histori sheshesh, të mirë a të keqe.

 

4 komente në “Bunkeri”

  1. Z ? says:

    per fake “Z. “….Met Dervishi.

    i nderuar je bere i mezitshem me keto Z qe ve perpara Zagarit berishe Zuzarit Bashe..

    ja dhe nje lajm qe e kam te arshivuar per Zombien Kreshnik Spathiu:

    Ejani të rrëzojmë bashkë regjimin – thotë Spahiu në Nju Jork ku i jepet një titull nderi

    Article | 19 shkurt, 2013 – 10:50

    Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, shpallet “Qytetar Nderi” i Shtetit të Nju Jorkut –
    njofton zyra e shtypit e AK, sipas se ciles vlerësimi është bërë me kërkesë të rajonit të “Manhatanit”
    dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer.
    Gjatë dorëzimit të këtij çmimi, Spahiu falënderoi komunitetin shqiptar në Amerikë.
    Ky takim u mbajt ne nje restorant peshku ne prani te 17 personave.
    Ne fund te takimit z.Spahiu beri thirrje per rrezimin e regjimit kriminal të Berishës..

    Nje sugjerim per zotin M.D

    Me keto artikujt me pambuk Rogozhine kunder ish shefit tuaj Salileshi te garantoj se jo vetem
    ai ta di per faleminderit..por do fshije prapanicen me keto shkrimet tuaja si fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarin
    dhe NY-TIME per Gerdecin……Boll me ato “Z” tuaja.

    Me kriminelet flitet si i takon nje krimineli duke i vene “Z” si Zombie

  2. skrapari says:

    Fjala e lire shoku Met s duhet te jete shkak te te hedhesh vrere mbi cadren, gjer aty sa ta quash bunker.Sigurisht qe ti s ke pare njke gure te hidhet prej andej, nje xham te thyhet, nje palme te digjet etj etj sic ndodhi ne ate janar te 2010, per te cilin s kemi pare te shkruash nje rresht..Para ketij fakti nxjerrim konkluzionin se qe ne nisje ke qene nje element subversiv, i infiltruar dhe misioni si po duket vazhdoka.

  3. Valter says:

    Jo ne nje bunker,
    ne nje guacke kermilli jane futur dhe aty le te rine,
    vendi me ipershtatshem per ta.

  4. cri-cri says:

    Sa vjec je z. Met. Se ne foto dukesh “djale i ri” e me c’zografis me “mendesi moderne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje