Çadra Sali në të ardhmen e afërt do të jetë objekt i një humori të madh e të zi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Mos mendoni për asnjë çast se Berisha dhe ekipi i tij e kanë mendjen te zgjedhjet dhe te çështja e zhvillimit demokratik të Shqipërisë: ata luftojne për mbijetesē.

Por a do ta arrijnë mbijetesën e tyre!

E kanë krejt të pamundur.

Po përpiqen ndërkohë kudo në Perëndim, me para dhe me gënjeshtra, por të gjitë perëndimorët, dhe, sidomos politika e lartë amerikane, po tallet me ta.

Ka nga ata që me sarkazëm pyesin: “ç’thotë çadra e Ali Babës?”

Dhe kanë të drejtë të tallen kështu me “kreshnikët” e Çadrës.

Por mos mendoni që ky fakt është dhe përbën turp për ata që nga “halli që u ka rënë mbi kokë” vërtiten gjithë ditën e ditës në jerm: ky fakt është turp për të gjithë shqiptarët që i mbajnë ende dhe dëgjojnë çjerrjet fonike të vjedhësvev të etyre.

Te gjithe janë afër fundit. Kjo është arsyeja që do t’i shihni nervaprishur këto ditë.

Askush nuk do t’i pyesë më për vetingun. Ai do të fillojë të funksionojë këtë javë.

Politika amerikane është garanti që ka shpjeguar gjithçka ndërkombetarisht dhe do të drejtojë me personalitet të gjithe procesin e Reformës në Drejtësi këndej e mbrapa.

Tregu ballkanik me qëndër në Tiranë do të bëhet, do apo nuk do Çadra; duan apo nuk duan kundërshtarët e aleancës shqiptaro-amerikane… dhe të tempit gjermano amerikan për tregun ballkanik.

Shqiptarlt nuk kanë më kohë për të humbur.

Çadra Sali, në të ardhmen a afërt, kur shqiptarët do të marrin vesh me fakte bëmat e çadërhanëve, do të jetë objekt i një humori të madh e të zi.

Ajo Çadër e ka krejt të pamundur të rikrijojë një tragjedi shqiptare. Eshte një pakogjë për aleancën shqiptaro-amerikane.

Prandaj, viti 2017, do jetë për shqiptarët ashtu si e përshkroi dje Donald Lu.

Kjo është e sigurt…

Mbijetesa e Çadrës është pamundësi absolute.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Çadra Sali në të ardhmen e afërt do të jetë objekt i një humori të madh e të zi”

  1. Roni says:

    Historite Ngjeles jane njelloj me ato te Ibret Haxhise nga Turqia. Dy njerez qe llapin cdo gje dhe nuk i beson e nuk i merr seriozisht askush.

  2. "BOHOTINA" says:

    Faleminderit avukat. Te jemi mirenjohes per shpegimet.

  3. Edheune says:

    Luli kopja e Saliut.
    Hyn neper turma si ai, me rembim e dy gishtat lart e gjoja duke qeshur. Turmat si nje grusht bashkuar ulerijne reze vesheve te ti e ai gajaset.
    Te gjitha xhestikulacionet si ai, me gishtin tregues drejtuar ngre e ul krahun si per te treguar kercenim e siguri.
    Me e habiteshmja e me qesharakja te gjithe arsenalin e fjaleve me vulgare e deri te pista po si ai.
    E kujtoni Saliun kur thoshte “takova kete e ate”, ” me tha e i thashe” edhe ky: “na mbeshtet ky e ai” dhe nuk permend as instituciome a kancelari.
    Kokra e hipokritit si ai. Ka vrare, ka vjedhur, ka shitur teritore dhe ben se i digjet shpirti per atdhe. Me femije ne Hollande e flet per femijet shqiptare.
    Per gjithe njerzit me aresim te mesem e te lart qe hyjne ne ate cader ndjej neveri sepse do jene ose me mentalitet mesjetar per ndertimin e shtetit ose falangat me te cilat e djathta ka kryer mekaten. Aty ka dhe hallexhinj qe si kuptojne gjerat per keta me vjen keq.

  4. astrit says:

    Respekte Avokat! Je teper objektiv ne shkrimet qe po ben kohet e fundit dhe ndihma qe po i jep shqiptareve per te hequr qelbin nga politika shqiptare! Rama te mos frikesohet nga tollumbacet e PD, por ta tregoje veten burre shteti. Meta te mos rrije ne dy karrige, por te mbeshtese pa lekundje dhe ekuivoke Ramen, ne nje koalicion te perbashket, pa patur asnje dyshim! Politika e SB dhe LB ka marre fund dhe po behen qesharake, te mbyllur si Oso Kuka ne kullen moderne, ne cader!

  5. Reforma e Kanabisit dhe e Plehrave says:

    Spartak Humorist Ngjela , spo flet mo per vetingun apo fitoren e reformes ne drejtesi nene Rama e kompani.

  6. Kume peza says:

    Me gezon keshtu avokat, por perseri jam mjaft skeptik. Here me dukesh si kandid dhe here sikur nuk njeh realitetin. Megjithate uroj te ndodhe ashtu sic thoni ju.

  7. Petriti says:

    Eshte vertetuar se nga çadra ne shtepi, mundesh vetem me ndihmen e miqve me kaluar…. Ndihma po te mungon, se me veprimet e tua te pista, miqte i ke largu, o Sali e Bash Çadra. Me forcen e juaj destruktive edhe çadren keni me e shqye…

  8. Tes says:

    O avokat te gjite ata qe shkojne te cadra mendojne qe to behet deti kos dhe do gjendet ndonje luge edhe per ta,por kete rradhe do behet deti m..t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *