EMRAT/ Berisha dhe Basha sulm sorosianëve, por 15 prej tyre janë figura të larta nga PD

18 Mars 2017, 09:16Politika TEMA

Në kuadër të luftës politike kundër George Soros, ish-kryeministri Sali Berisha, dy ditë më parë, nga çadra e protestës me turne të opozitës, kërkoi publikisht që njerëzit e filantropistit me famë botërore të shpalleshin ‘non grata’ kudo.

Më shumë se sa një mesazh për kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, kërkesa e Sali Berishës tingëllon si një mesazh në adresë të Lulzim Bashës dhe si një kërcënim i hapur për mbi 15 figura të Partisë Demokratike, të cilët kanë lidhje të shumëfishta ose kanë qenë pjesë e strukturave të George Soros në Tiranë.

Nëse Berisha e ka të pamundur për të shpallur ‘non grata’ përfaqësuesit e grupeve të tjera politike të lidhur me Sorosin, ai ka mundësinë dhe ndikimin për ta nisur këtë proces me disa figura të Partisë Demokratike, të njohur si njerëz të Sorosit.

Ata sot përbëjnë lidershipin e Partisë Demokratike, pjesë e rrethit të besuar të Lulzim Bashës dhe sigurisht të piketuar si kandidatë për deputetë.

Po kush janë eksponentët e PD të njohur për lidhjet me Fondacionin SOROS?

Gazeta Shqiptarja.com sjell një listë me 15 persona.

Lista nis me deputetin Genc Pollo, i njohur si bashkëpunëtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros.

Madje, Pollo ka bashkëpunuar me SOROS-in për projektin “Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim në Shqipëri”.

Po ashtu, sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, një ndër më të besuarit e Lulzim Bashës, njihet për lidhjet me SOROS-in.

Bozdo ka bashkëpunuar me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, për projekte të ndryshme, të financuara nga SOROS.

Ervin Salianji, sekretar për Aksionin Qytetar në PD, dikur pjesë e Mjaft, njihet si produkt i SOROS-it në partinë më të madhe në opozitë.

Edhe kreu i Departamentit për Planifikimin dhe Zhvillimi Urban në PD, Besnik Alia, është një bashkëpunëtor i SOROS-it në shumë projekte mbi qeverisjen vendore.

Ndërkaq, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, ka qenë menaxhere dhe konsulente e projekteve SOROS-it për arsimin.

Ish-ministri i Bujqësisë, sot deputet i Partisë Demokratike, Genc Ruli, bën pjesë tek rrethi i njerëzve që kanë bashkëpunuar me SOROS-in.

Madje Ruli ka bashkëpunuar me SOROS-in për botimin “Kriza e kapitalizmit global: Shoqëria e hapur e rrezikuar”.

Deputetja Jorida Tabaku, pjesë e rrethit të të besuarave të Bashës, ka marrë bursë studimi nga SOROS.

Ndërsa Sherefedin Shehu, ka qenë konsulent financiar i SOROS.

Po ashtu, deputetja Majlinda Bregu rezulton bashkëpunëtore e SOROS-t për një sërë publikimesh dhe projektesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Deputeti Edmond Spaho dhe ish-deputeti Bardh Kadilli, njihen gjithashtu për lidhjet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros.

Edhe kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku njihet si investim i SOROS-it.

Gjithashtu, produkte të SOROS-it janë edhe disa përfaqësues të botës mediatike, të afruar pranë Partisë Demokratike.

Të lartpërmendurit, sigurisht që janë vetëm një pjesë të njerëzve lidhur me SOROS-in në Partinë Demokratike, por që ditët e fundit, pas fushatës anti-Soros të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, kanë nisur t’i kamuflojnë lidhjet e interesave me strukturën e George Soros në Tiranë.

Disa ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë sinjalin e parë të distancimit nga George Soros dhe njerëzit e tij.

Për herë të parë në karrierën e tij politike, Basha ka thyer heshtjen, duke sulmuar filantropistit me famë botërore, George Soros, një ndër njerëzit më me ndikim në politikën botërore dhe sigurisht edhe në politikën e Tiranës.

“Liderë shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga Fondacioni Soros, të cilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e tij, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar. Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO-s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Basha.

Njerëzit e PD të lidhur me Sorosin

Genc Pollo

Genc Ruli

Enno Bozdo

Majlinda Bregu

Bardh Kadilli

Ervin Salianji

Besnik Alia

Gjergj Lezhja

Gerti Bogdani

Jorida Tabaku

Grida Duma

Sherefedin Shehu

Kreshnik Çollaku

Alfred Lela

Edi Lesi

7 komente në “EMRAT/ Berisha dhe Basha sulm sorosianëve, por 15 prej tyre janë figura të larta nga PD”

  1. Kaonia says:

    Jo po nuk dine,hane milionat e su hyn gjemb ne kembe.Ja na e dhate dhe listen e c nxorem…nje mut.Mjere fukarenjte qe skane buke per darke ,pa keta e kane ne rregull.

  2. Nacionalist says:

    Po Alfred Lela c lidhje ka me PD!
    Po vendosni dhe Naim Cilin ketu!

  3. Feri says:

    Me falni..se nuk e kuptoj, mundet dikush te me thote se cfare te keqe ka bere Sorosi ne Shqiperi, pervec se ka majmur disa njerez qe sot i jane ven kunder?. Sorosi ka qene prej kohesh ne Shqiperi, pse doli i keq sot…Degjova ate qafderrin qe eshte shume i neveritshme te gazetes 55 Fahriun.., vertet qe te vjen ndoht kur e kujton..Ka perdorur nje fjalor kunder sorosit qe as per funderinat nuk perdoret. Ishallah vjen sorosi ndonje dit dhe ta ket perballe tja thot ne sy..Se di por munjd te me thot kush se cfare konkretisht ka bere sorosi..ke ka vrare..apo cfare bombe ka shperthyer??

  4. taraboshi says:

    Ej shqipetare, shume kohe e shume njerez ju sherbejne te huajve per para te pista duke u vu ne sherbim te huajve dhe duke u shitur tek to dhe duke i bere gjemen njeriut te vet.Ja sa i futnin ne xhepa te veta dhe te familjeve tyre parate e te huajve jane te mire ndersa kur lidhen te tjeret nuk lene gja pa i thene. Keshtu veprojne kriminelat Salih Berisha e Lulzim Basha qe lista e te vetve shkone shume e gjate qe kan qene te lidhur meSorosin .Shume politikane e biznesmen te huaj financojne shqipetare per qellimet e tyre antishqiptare dhe ne u sherbejme me nder duke i bere gjemen njerezve tone duke shketrruar vendin e vet Ja p.sh.Salih Berisha ba me ju marr leje U .D .B .se si njeri qe eshte ne sherbim te tyre neser mund te nxjerrin nja 100 shqiptere te lidhur me to per para te ndyta po ashtu edhe me grekun ti nxjerr nja 200 me italjanin perseri nja 200 ,po le pastaj me Ameriken dalin nja 500 mije shqiptare ne sherbim te C .I .A. se me ne krye vete Salihin.

  5. banor cadre says:

    Vetem Lad Putini e ka shpallur “non grata” Sorosin ne Rusi. Trampi dhe Sorosi mbas zgjedhjeve jane prape ne bashkepunim te ngushte dhe eshte Trampi qe ka nevojen e Sorosit per te fashitur kundershtimet dhe te dy bashke per fuqizimin e Amerikes dhe jo shkaterimin e saj. Ne vendet e zhvilluara demokracia nuk eshte lufte. Vetem ne kullat e Vucidolit flitet per shfarosje te atyre qe mendojne ndryshe ose te rezikojne pasurite e vjedhura. Dhe cpiken cadra. Cfare te besh? Ky fat na ra ose si thote Kadareja: Allahu ishte ne humor te keq kur e beri kete vend!

  6. Peço says:

    Të paktën në formë, kjo duket si lufta e Erdogan kundër Gylenit. Berishën dhe Erdoganin sikur ti ketë pjell një nënë. Diktatorët ngjajnë si vëllezër siamez.

  7. Bambi says:

    E vetmja arsye qe sulmohet Sorosi eshte wevti bejne pak fresk boleve te Trampit dhe te marrin ndonje suport nga armiqte e Sorosit.
    Keta plehra, qe deri dje vraponin te benin selfi me shoferet e fondacionit Soros, tani na dalin me integritet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje