FOTOT/ Brenda fisit më të pabesueshëm në botë, ku njerëzit jetojnë gjatë…

Zemra dhe sëmundjet e ndryshme, janë ato që po marrin jetë njerëzish në shoqërinë e sotme, edhe më shumë se luftërat.

Por, një fis në thellësi të xhunglës së Amazonës, ka habitur shkencëtarët.

Ata kanë zbuluar se fisi Tsiname në pyjet e Bolivisë, ka zemrat më të shëndetshme në botë.

BBC raporton se në këtë fis, askush nuk ka probleme me arteret .

Madje, edhe të moshuarit.

Fisi që jeton në xhungël përbëhet nga rreth 16 mijë banorë dhe ata kanë një jetë të ngjashme me atë të përpara mijëra vitesh.

Ushqehen me mish derri të egër dhe disa minj të mëdhenj, peshq të ujërave të ëmbël dhe oriz, patate dhe disa fruta të ngjashme me bananen, ndërsa fizikisht janë shumë aktivë.

Mesatarisht bëjnë 17 mijë hapa në ditë, madje edhe ata që janë 60 vjeç e sipër, bëjnë të paktën 15 mijë hapa në ditë.

Pra, ajo që na mëson ky fis, është se duhet të kemi aktivitet fizik dhe duhet të lëvizim çdo ditë më këmbë.

Për të mbërritur tek ky fis, iu deshën disa fluturime dhe lundrime me kanoe.

Pavarësisht se mund të duken shumë prapa në civilizim, ky fis është një shembull se si jeta e thjeshtë dhe në natyrë, mund të jetë shumë herë më e shëndetshme, por dhe më e gjatë.

1 komente në “FOTOT/ Brenda fisit më të pabesueshëm në botë, ku njerëzit jetojnë gjatë…”

  1. demo says:

    duken te veshur me stof kombinati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X