INTERVISTA/ Petrit Vasili: Qeveri teknike? Jemi të detyruar të ulemi me PD-në për bisedime, ndryshe bllokohet vettingu

18 Mars 2017, 18:27Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, thotë se mazhoranca duhet të ulet në tavolinë për diskutime me opozitën, ndryshe bllokohet vetingu.

Ai thotë në një intervistë për TVSH-në, se LSI është kundër kërkesave maksimaliste të PD-së, por me të duhet të dialogohet.

Z. Vasili, në fazën ku ndodhet, sa është e kompromentuar dhe sa ka humbur nga vetja Vetting-u?

Unë nuk bëj vlerësime të karakterit moral, humbje apo fitim për Vetingun. Vetingu është një proces, i cili ka filluar me mjaft vullnet politik, të cilin ne po e shprehim shumë qartë edhe me vendimet e njëpasnjëshme në Parlament. Po krijojmë të gjitha premisat e mundshme që ky proces të eci para dhe të mos ndalet në asnjë rast, pasi është një proces i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi në tërësi dhe është një nga elementët delikatë të kësaj reforme.

Z. Vasili, jeni përpjekur të shprehni pamjaftueshmërinë e kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë? Ku mungojnë këto kompetenca?

Jo, nuk kam shprehur pamjaftueshmërinë, por në rastin e miratimit të ligjit të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë, i cili u shqyrtua para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, kam shprehur disa përmirësime, të cilat duhet t’i bëheshin ligjit për ta bërë më funksional, jo vetëm ligjin, por edhe për të rritur efektivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe rast më të mirë se sa momenti kur ligji i drejtësisë për Ministrinë e Drejtësisë do të miratohej, nuk kishte për ta bërë këtë gjë. Dhe përgjithësisht kam vënë re që është gjetur një mirëkuptim edhe me Komisionin e Ligjeve për t’i reflektuar jo thjesht dhe vetëm për Ministrinë e Drejtësisë në vetvete, por në të mirë të atij komunikimi të përditshëm që qytetarët kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ta dhe asgjë më shumë se sa kaq. Sigurisht edhe për raportet që ajo ka me mjaft çështje të tjera, të cilat ajo i mbulon dhe për të cilat kërkon një qartësim në ligj për të evituar edhe boshllëqet, edhe keqkuptimet.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet ende optimiste se Vetingu do të zbatohet edhe me konsensusin e opozitës?

Ligji që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë ndryshimet kushtetuese, sigurisht kërkojnë një bashkëpjesëmarrje të opozitës, pasi ju e dini që ligji flet qartë që komisionet përkatëse janë të përbërë në mënyrë të barabartë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës dhe natyrshëm kjo kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. Nëse do të flasim politikisht, ky proces e kërkon konsensualitetin, pasi këto komisione nuk do kishin mundësi të funksiononin për arsye të mospasjes së një mazhorance të asnjërit krah. Dhe sigurisht që edhe fryma me të cilën u miratua Kushtetuta ishte pikërisht ky konsensualitet. Procesi i Vetting-ut në tërësinë e tij është i ndërtuar mbi këtë logjikë.

A qëndrojnë amendimet e kërkuara nga opozita për Vettingu-n?

Nuk jam njohur me amendime përkatëse për Vetingun. Ju e dini që Vetting-u është ankimuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka një vendim të kësaj Gjykate dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të ecim me zbatimin e këtij ligji, pasi edhe procesi ankimor është shteruar dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër besoj përveçse zbatimi të legjislacionit që kemi në fuqi.

Qeveria teknike është e vetmja rrugë për opozitën për t’ju bashkuar në proceset konsensuale. A ka ndonjë rrugë tjetër?

Nuk kam qenë mbështetës në asnjë rast, as unë dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, i qëndrimeve ekstremale apo qëndrimeve që imponojnë zgjidhje të tilla. Besoj që ulja në tavolinë, dialogu, i cili është shumë i domosdoshëm edhe për Reformën në Drejtësi, edhe për arsyet që unë rreshtova më lart, të cilat janë ligjore në lidhje me Vettingu-n, kërkojnë patjetër një bashkëpunim mazhorancë – opozitë për t’i hapur rrugë kësaj Reforme në Drejtësi, e cila është e bashkëpranuar nga të gjithë faktorët politikë. Dhe natyrshëm, çdo lloj kërkesë e karakterit maksimalist – ultimativ e vështirëson dialogun, vështirëson edhe arritjen e gjetjes së një zgjidhjeje. Pra, në të gjitha rastet, besoj që tavolina politike, pa tabu, e cila diskuton gjerësisht për çdo gjë dhe eksploron të gjitha llojet e zgjidhjeve, është rruga më e mirë. LSI i ka bërë vazhdimisht shërbim pikërisht jo konfliktualitetit, por gjetjes së zgjidhjeve.

Z. Vasili, tashmë me postin e ri si ministër i Drejtësisë nuk ju kemi parë të uleni aty ku ulet kabineti qeveritar, por në vendin e Grupit Parlamentar të LSI-së. Përse?

Unë jam pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së dhe ky është një detaj krejtësisht i parëndësishëm për mua. Detyrimi im është që si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të votoj në mënyrë të përgjegjshme dhe së bashku me Grupin Parlamentar të LSI-së, nismat që paraqiten. Se cili është vendi se ku vendoset kartoni në sallë, për mua është i parëndësishëm.

Koalicioni dhe zgjedhjet e 18 Qershorit ?

Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problematika, edhe të qeverisjes, por edhe problematika të tjera politike. Ndërsa, përsa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë tek një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të përfundojmë Reformën Zgjedhore, të përgatisim një Reformë Zgjedhore për t’i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuara dhe të papranuara dhe njëkohësisht të vëmë në lëvizje, të eci përpara Reforma në Drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimisht, këto janë ato të cilave duhet t’u japim përgjigje.

20 komente në “INTERVISTA/ Petrit Vasili: Qeveri teknike? Jemi të detyruar të ulemi me PD-në për bisedime, ndryshe bllokohet vettingu”

  1. tfgs1 says:

    shiitet e LSI dhe sunitet e PD po kerkojne ti bejne gropen[politikisht] te tredhurit[atheos] Rama………….fund i cili dihej.

  2. Posht LSI says:

    TE QIFSHA DASHNOREN TITI SE GRUN E LE.
    FERRI ESHTE PAK PER JU TE LSI-se.

  3. Bushi says:

    Jo o zoti Vasili! Ju si parti nuk e doni vetingun,nuk doni bashkepunimin me ps-te,se u ka gjunjezuar frika e opozites.Kini frike nga Sali Berisha, se, ai ju di shume gjera per ju e per Meten, dhe se nje dite, do t’jua nxier te palarat ne shesh.Pra, ju do beni si thot Berisha dhe pike.Por t’a dini mire,se do perfundoni keq.

  4. tomorri says:

    Ki kujdese ti rrace shume e keqe , je servo i lindur dhe idjot profesional. Nga goja jote e ndyre po dalin çdo dite xhevaire kunder ketij populli,por ne te semes do vini te gjithe.Personalishte tipin tuaj e urrej se nuk je burre je shume i zbuluare se idjotizmi nuk te le te ngreshe koke.Eshte e disata here qe ti hyn dhe del nga çaderja e kreminelave dhe pastaj del dhe jep nje konferece shtypi.Ti te duket vetja se je i zgjuare por ne populli e dime shume mire se je nje trope e ndyre e Ilir Metes,kjo nuk do as lapes as kalem mor derezi dhe punezi kur ka mbatur politka ne doren tende mortja qe nuk i ha intelegjencen e vertete shqiptare.

  5. PAKTI I PUSHTAVE PËR PUSHT-ET !!! says:

    VETINGU – VETINGU – VETINGU !!!
    ULEMI ME KUSHTIN TEKNIK TRE PALËSH:
    ASNJË PUSHT NUK DËNON VETEN E VET.

  6. deni says:

    Ne jemi popull qe durojme gjithmone te na mashtrojne .Keta shkerdhata duhet ti shporrim te gjithe pa dallim .Ne jemi gazi i botes per udheheqesit qe zjedhim gjithmone.

  7. alphade says:

    O Vaske , as Ti ,me sa duket ,si LSI nuk e do Vetingun por ,
    Ju kane vene koqet ne nje bige dhe kerkoni ta zeroni vettin-
    ngun duke futur ne loje banden e Saliut ! Jeni Hajdute te thekur !
    Koqet ne nje bige ua kane vene nderkombetaret ‘ !! Doni te fusni
    duart ne Vetting qe mo t’u zere juve hajnave me dipllloma furtuna
    qe po u afrohet ! Keni marre fund ! Keni zbuluar teresisht veten si
    Hajna te ndyre !

  8. emilio says:

    Bande me te ndyre dhe me mafioze se ju nuk ka per te njohur ndonjehere ky vend.

  9. ela says:

    O vasil,jo mo jo populli e di sheume mire se kush je ti,dhe partia jote ju jeni hiena te popullit shqiptar,qe mohoni eterit tuaj,gjakun tuaj per para dhe per mender b. . . e kurvave qe ju rrethojne.haram buka qe te ka dhene babai jot ,dhe shitesh per bythen e ilirit,haram ty dhe gjithe palacove te tu.ju zente gjaku i njerezve te thjeshte.maskarenj

  10. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Me vjen shume mire qe shqipetaret e shkrete me ne fund po kuptojne, se mortjet e ketij vendi jeni ju LSI dhe PD. JU MUND TE ULENI TE LEPINI ÇFAREDOLLOJ GJEJE, vetem qe te rrini ne pushtet.

  11. Briklona says:

    Aaaàaaa, aha, doni ju veting- un ?!
    Kush ju beson, ooooo Petrit, juve te lesh e lise ?
    Veting- un, me shume e pengoni ju se sa PD dhe kete e dine te gjithe shqiptaret, nuk i genjeni dot me.
    Ju jeni breke e by….. me Salulin.

  12. Drejtësia says:

    Je një bajgë e ndyrë.

  13. Kuq e zi says:

    Duhet te bisedojme me pd se bllokohet vetingu!!!
    Cka vetingu per te biseduar??
    Pervec faktit qe pd e lsi jane te akuzuarit kryesor
    Z.rama jep dorheqjen ne kembim te votes per komisionet sepse asnji nga ata ne cader se kalon vetingun

  14. Agtr says:

    Keta jane ata qe e quajne vehten “mender me thane politikane shqipetar”
    https://m.youtube.com/watch?v=a0zBUfwOoPo&feature=youtu.be

  15. astrit says:

    Po beni loje te ndyre o Vasili i LSI! Lerini filmat, por kthejuni realitetit! Keni marre votat e shqiptareve per te qeverisur dhe jo per te kakarisur! Boll me se po na e shpifni!

  16. mmoisiu says:

    Me ndihmoni ju lutem ,se ckam nje fiksim qe dua tju a sh……..dhej kurvat asaj kurvickec qe eshte zhdukur ne Europe V.Vokshi dhe kesaj
    kurves tjeter Vasili !
    Me ndihmoni ju lutem te heq dore nga ky fiksim ,se si me duken te njejta !

  17. Liu says:

    Ju jeni me shume hajduta dhe me shume kriminela se sali zgjebja dhe se luluzim idjoti o Petrit Vasili me gjithe ilir halene

  18. TRAPI says:

    C LIDHJE KA VETTINGU ME QEVERINE…VETTINGU I TAKON SHTETIT…AKOMA NUK NDAHET SHTETI NGA QEVERIA?BENI SIC THONE ATO PO DHE NE DEMOKRATET S JA JAPIM VOTEN HAJDUTEVE,,,,DHE SIGURIMIT TE SHTETIT

  19. Mondi says:

    LSI, eshte e detyruar ti ulet ne gjunje PD dhe ti beje g…..re.
    LSI, me pas te shtrihet ne krevat dhe …..
    LSI nuk ka pse e fton PS ne te tilla turpera dhe imoralitete.
    Vazhdo LSI se tani je ne Pranvere dhe partia juaj ne Pranvere ka bere gjithe pislleqet.

  20. shushica says:

    Zgjidhja eshte e thjeshte….program radikal i majte i PS….asnje aleance ….kontroll ekstrem gjate procesit te zgjedhjeve nepermjet organizimit te persosur te te rinjve dhe mbikqyrjen e forcave te tendit….Rezultati eshte i sigurte mbi 60 perqind PS…Me nje kusht ,eleminimin nga lista e deputeteve te personave te inkriminuar e te korruptuar ,perfshirja ne lista e intelektualeve dhe te rinjve me kulture dhe te lidhur shpirterisht me shumicen e elektoratit shqiptar qe ka qene ,eshte e do te jete i majte te pakten edhe per 20..30 vjet….Ne se Rama nuk ka guxim …te menjanohet …propozoj Thanon ose nje te papritur te jashtezakoneshme Keti Bazhdarin ….Do te habiteni me shprehjen qe do te marrin fytyrat e anarkofashisteve anadollake berishiane perballe Keti Bazhdarit ….apo Thanos …Momentet e nderlikuara kerkojne veprime te paparashikuara nga kundershtari …..Mendoni ..Bazhdari perballe Bashes …ke do te votojne shkodranet ….Bashen nje zvarranik filo serb apo Bazhdarin ,nje emer i nderuar i te kaluares dhe te arfhmes ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje