Kur Çadra ndryshon mendje gjatë rrugës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Skënder Minxhozi

Tashmë kur protesta e opozitës e nisur me pjesëmarrje masive më 18 shkurt dhe aktualisht e përmbledhur në një çadër që i ngjan më shumë një shtabi elektoral, ka lanë pas muajin e parë, lista e kërkesave të Lulzim Bashës ka njohur disa “shtesa” gjatë rrugës. Fillimisht ai u investua (dhe vazhdon të investohet) me forcë për të rrëzuar nga posti kryeministrin Rama dhe për të vendosur aty një qeveri teknike, e cila do të jetë sipas tij, arbitri më i besueshëm i zgjedhjeve. Me tej, me kalimin e ditëve, Basha ka shpallur edhe disa “anekse” të tjera në draftin e tij që pëlqen ta quajë ”Republika e Re”. Një ironi e vogël shqiptare dhe një lojë naive me termat e “Republikës së Re”, si fazë historike e evolucionit demokratik në disa shtete perëndimore, kryesisht në momentet e kthesave madhore (gjenerali De Gaulle do kthehej përmbys në varr, po të dëgjonte sesi po abuzohet ky term në këtë cep të Europës).

Që të kthehemi tek “anekset” e listës Basha për mbylljen e çadrës dhe kthimin e opozitës brenda mureve të selisë së saj të ligjshme, ai ka kërkuar së fundi edhe shtyrjen e zgjedhjeve dhe mosdekretimin nga ana e Presidentit të Republikës, të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Siç është botuar gjerësisht në orët që pasuan kërkesën e Bashës për shtyrjen e zgjedhjeve, kjo rrethanë aplikohet vetëm në kushtet kur vendi është në gjendje lufte. Pra duhet shkelur Kushtetuta që t’i jepet kohë opozitës për t’u bërë gati për zgjedhje.

Kurse kërkesa për mosdekretimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ka një histori edhe më të habitshme, e cila sërish fillon dhe mbaron me zotin Basha. I pyetur të enjten në mbrëmje nga emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, se cili ishte qëndrimi i tij për dekretimin e Xhafajt, Basha u përgjigj se “nuk dëshiroj të spekuloj dhe as të hamendësoj apo as ti paraprij asnjë vendimi të Presidentit të Republikës. Ai është i vetmi person i ngarkuar nga Republika dhe Kushtetuta për të bërë detyrën në mbrojtje të kushtetutës dhe në mbrojtje të identiteti të popullit dhe jam i sigurt se do ka kryej këtë detyrë në lartasin e tij”. Pra një përgjigje neutrale dhe në respekt të kompetencave dhe tagrit të Bujar Nishanit. Por muzika ndryshoi tërësisht vetëm 12 orë më vonë, kur Lulzim Basha mbajti fjalimin e paradites së të premtes në çadër. Ai shpalli se Fatmir Xhafaj nuk do të bëhej kurrë ministër dhe se kjo do të ndodhte “vetëm po të kalojë mbi trupat tanë”.

Çfarë ndodhi në 12 orë, që e shtyu kreun e PD të ndryshojë qëndrimin në mënyrë kaq radikale? Apo mos fronti anti-Xhafaj, i cili nis djathtas dhe përfundon majtas (në një sektor të së majtës, më saktë), ka vendosur t’i ngrejë topin kreut të shtetit, për të kryer një akt bllokimi, i cili nuk ka asnjë koordinatë as në Kushtetutë?!

Lista e lëvizshme e kërkesave që opozita ka shpallur deri tani na nxjerr përballë një problemi që kërkon zgjidhje, por që nuk është aspak i thjeshtë për t’u zgjidhur. Sepse kur një forcë e madhe politike vendos të dalë jashtë sistemit, të hedhë poshtë çdo logjikë dhe kërkesë të arsyeshme të miqve shqiptarë apo të huaj, duke shpërfillur parlamentin, numrat, ligjet bazë të ndërtimit të një shoqërie demokratike – kur të gjtiha këto fenomene ndodhin njëherësh, është e vështirë të shohësh një rrugëdalje.

Ndoshta një rrugëdalje e sheh para të tjerëve ambasadori amerikan, i cili foli së fundi me tone pothuajse idilike, në mes të një situate krize të thellë. Gjithsesi ajo që Lu di, e që ne të tjerët s’e dimë akoma, vijon të mbetet e padukshme, në mjegullnajën e sharjeve e kërkesave ultimative dhe totalisht të paqëndrueshme e të paparashikueshme të opozitës, e të raporteve tërësisht hipokrite nga brenda maxhorancës. Ku njëra palë, siç e ka thënë së fundi me të drejtë Ben Blushi, “ditën qeveris me PS, kurse natën çon protestues në çadër”. (Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Kur Çadra ndryshon mendje gjatë rrugës”

  1. Qytetar says:

    E ka fain Ilir Meta o vellezer ajo dihet.

  2. Beni says:

    E keqja e ketuj vendi nuk eshte vetem e ashtuquajtura opozite qe drejtoher nga nje grup politikanesh me rekorde te tmerrshme kriminale te denja per killers ordinere por e keqja me e madhe eshte lsi e cila vazhdon te luaje nje loje te piset tashme me qellimin per te shkuar ne shtratin e atij qe i ofron me shume para pra te nje partie prostitute. Ilir meta shpesh e ka deklaruar veten se eahte burre por kohet e fundit po tregon se i mungon vetem fustani dhe semafori per te na mbushur mendjen qe eshte burre. Burri i jep zgjidhje situates o ketej o andej jo maje dy hunjve se perfundon keq pastaj

  3. Spartaku says:

    Po,po! Ilir Meta e ka fajin.Meta do behet nje Berish i dyte,qe do shkaterroi shqiperine.Ai eshte si ai murithi qe del atje ku nuk e prete.Prapaskenat e Metes,jane te rreziksheme,se edhe ai eshte i inkriminuar si Berisha dhe Basha.Meta ka nje qellim ne vehten e tij,te shkaterroi Ps-te dhe te denigroi Edi Ramen me partine socialiste.Duke ja arritur ketij qellimi,do beje koalicion me pd.ke.Pastaj shqiperine e mori lumi.

  4. D O K L E A T I says:

    Ahmeti, Hoxha dhe Saleh Berisha. Tash nje qind vite Europa nuk din cka te beje me Shqiperine.
    Noli gjashte muaj. Rama per tri viti…
    “Revolucionaret”‘ Plackitesit” ne cadren e gabelave. Me kryeimamin 73 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *