“Lufta e Ftohtë” PS-LSI, Rama-Meta takim “sekret” tek “Sofra e Ariut”?

Tensionet mes PS-së dhe LSI-së janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Kulmi arriti ditën e djeshme, me përplasjen e ashpër të dy drejtuesve të lartë të LSI-së dhe PS-së, Luan Rama dhe Saimir Tahiri.

Në këtë klimë të një “lufte të ftohtë”, raportohet se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me Ilir Metën.

Takimi është zhvilluar larg syve të kamerave, tek “Sofra e Ariut”.

Raportohet se ata kanë qenë vetëm dhe nuk kanë pasur me vete asnjë bashkëpunëtor.

Takimi ka zgjatur për rreth një orë dhe për momentin nuk dihet asnjë detaj.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Lufta e Ftohtë” PS-LSI, Rama-Meta takim “sekret” tek “Sofra e Ariut”?”

  1. mario says:

    Superstaret ballkanik. Edhe Hollivudi i ka zili keta dy tipat. Keta kane shpikur rroten dhe e kane kthyer kete vend per ti thene suksese ne jete. Dy boba tek sofra e ariut se sna ze dhe gjumi do takohen apo jo hahaha mos u fryfshin ndonje here.

  2. Albani says:

    Komenti I’m I drejtohet simpatizanteve dhe fanatikeve partiake,per kete lajm atyre socialiste.
    Per shuime gjera qeverine e pergezoj dhe e UROJ,por…………
    eshte qeveria e droges dhe e kanabisit,shpresoj qe ta kete nga pa aftesia dhe “”nuk ma merr mendja” qe ta kontrolloje vete.
    Kelyshet patiake Socialiste do te me sullen,por mbeten kelyshe dhe nuk mund te me kafshojne perballe fakteve.
    Fakteve dhe jo propagandes “”komuniste”” te ish ministrit te tyre.
    Nuk po cartis une,por…………..
    1-eshte raporti I DASH-it qe e vendos Shqiperine ne listen e zeze dhe …
    2-eshte raporti I EURO-POL-it I cili e cileson Shqiperine rruge tranzite dhe burim droge per Evropen
    Te mburreni zoterinj te ndyre qe keni kapur dhe asgjesuar 30 tone kanabis dhe qindar kilograme kokaine si asnjehere me pare tregon se sa shume eshte I perhapur fenomeni,,,,,,,,,,fenomeni dhe hashashizimi I vendit eshte dhjete fishuar,por ju vetem e keni dyfishuar sekuestrimin.
    Nje fakt tjeter I arsyetimit tim eshte qe ne Italine fqinje dhe Greqine fqinje jane sekuestruar cdo vit dhe me shume droge dhe hashash Shqipetar,11 dhe 10 tone respektivisht per muajt qe lame pas,dhe kjo tregon per hashashizimin e Shqiperise dhe udheheqesve te saj,si dhe per gjendjen dhe sasine reale te qarkullimit dhe kultivimit te droges made in Albanien.
    qeveria duhet ta leje menjane demagogjine dhe propaganden qe sot jemi me mire ne kete aspect dhe ta ndaje veten nga krimi sa nuk eshte vone,sepse do te perfundojne si qeveria e Nanos.
    Qe te mos keqkuptohem,me duhet te pranoj qe per mua ne djall vafshin kreret e cadres dhe LSI, ata qe bene qe te qeverise Berisha kater vjet,por qe po bejne qe te qeverise dhe Rama 4 vjet.
    LSI- ja mund te jete e felliqur dhe hipokrite,por eshte e mirepritur cdo kritike dhe akuze qe do ti sherbente c’drogimit te atdheut,sepse jane DASH dhe EUROPOL-I qe na cilesojne te tille,
    Qeveria e ka shkopin,te mos beje gjueti shtrigash,por te godase krimin dhe drogen.
    LSI-ja sa per dijeni te disa kokebosheve qe mu kundervune nje here,16-17 deputetet nuk I fitoi ne koalicion me PS-ne,por e vetme,koalicioni PS-LSI,ishte pas zgjedhor.\
    Te nderuar patriote komentoni lajmin dhe jo LSI-ne
    Kelyshet partiake le te vetekenaqen me carcafin demagogjik te Tahirit dhe ta shikojne realitetin e hashashizimit me nje sy.

    1. Edhe ti says:

      Tipike shqiptare,një hartim per tu qarë dhe asnjë zgjidhje ,nqs kjo qeveri është e paaftë atehere çdo te themi për 22 vjetët e berishes\?.Nuk zgjidhet krimi shqiptar me katër vjet qeveri ,hashashi ,krimi droga nuk janë prodhim i shtetit por mentaliteti tipik shqiptar .Eshte karakteri i shqiptarit i prirur për të fituar para sa më shpejt dhe te pasurohet .Eshte njëlloj si një makinë qe kalon nga zero ne njëqind ne pak sekonda.E lexove lajmin qe ne angli shpërndarësit kryesorë të drogës në angli janë shqiptare?.Por si gjithmonë tipike për komentuesit e mesëm si puna jote asnjëri nga ju nuk e vë gishtin tek plaga,por vetëm i bien perqark

  3. Treviso says:

    Zoti Rama, ministrat ndoshta i degjon per çfar mendojne, por simpatizantet nuk i ke ndigjuar dhe nuk po i ndegjon. Larg nga prostituta politike. Duke u ndare nga prostituta do te forcosh pozitat e tua dhe te partise.

  4. daku says:

    Na plasi Sala se qekan taku kta mashtrusat.Do i kete vone ne nji pergjus ai bixhozxhiu i semure,pronari i sofres se ariut,dhe do nigjojme ne nji gallate kto dite.

  5. OBO BOOOOO says:

    Atë ditë që u çorr gjeli
    dilni se po vjen Vangjeli
    ndritën lugët, llampsën pjatat,
    çelën kumbullat, lofatat.
    Sokëllin Spiro Dhjamandi:
    «Kallos erthes, komandandi!»
    Remua me pirun në dorë,
    ha e pi siç do tradita,
    dhe shpreson që deputeti,
    të premtojë ujë edhe drita.
    Brohorasin pleq e plaka,
    ligjëron vetë Nasho Naka.
    Kërcet vera, valon pija,
    se ka festën LSI – ija,
    sa u ka hije kuvendi
    aty ku vidhej korenti.
    «Bjerrna mishin or ti çuni!»
    Ja merr këngës Andon Tuni.
    Rrëmben thikën Kristaq Xhaj,
    përmbi tortën e partisë.
    Hajde Vangjel të ta mbaj,
    mos bësh pandallonat pis!
    Na rroftë qyli, dreka, darka!
    Ngrë dolli dhe Harry Barka
    Flet Vangjeli për fushatën:
    Dritë e flakë ta bëni natën!
    Trimat i rrahin pëllëmbët,
    nga inati shtrëngojnë dhëmbët.
    Nga sufllaqet shpërthen tymi:
    Na rrofsh gjatë, sa Babë Myslimi!
    Deputeti heq xhaketën,
    nis një vallë palikari.
    Sa të kemi Ilir Metën,
    nga ne do peshojë kandari!
    Iso mban «hajdutërija»,
    Eh, ku ka si LSI – ja!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *