Luis Enrike: Ky duhet të jetë pasardhësi im tek Barcelona

18 Mars 2017, 20:45Sport TEMA

Luis Enrike i ka sugjeruar edhe njëherë drejtuesve të klubit katalanas se pasardhësi i tij te Barcelona duhet të jetë asistenti aktual, Juan Carlos Unzué

Pas tre viteve në krye të Barcelonës, Luis Enrike do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës.

Menjëherë pas këtij lajmi, katalanasit kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin ideal të Enriques. Por, trajneri spanjoll ua ka bërë të qartë edhe njëherë drejtuesve të klubit se nuk kanë nevojë të kërkojnë shumë për një zëvendësues, pasi tashmë atë e kanë në klub, ai është asistentit aktual Juan Carlos Unzué.

“Ju tashmë e dini se çfarë mendoj për të. Por, tani për tani do të mendohem ta mbajë atë larg qendrës së vëmendjes, kjo është më e mira për të gjithë”, deklaroi Enrike.

Kujtojmë se disa herë gjatë këtij sezoni, Ish trajneri i Romës e Celta Vigos ka përsëritur se do të dëshironte që Juan Carlos Unzué të jetë pasardhësi i tij te Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje