Majlinda Bregu: Thirrjet e Bashës për dhunë? Edhe ai vetë u habit kur i tha

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu duket se është kundër deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me thirrjet që bëri pak ditë më parë për shpim goma dhe thyerje xhamash, nëse nuk do të largohet Rama nga posti i kryeministrit.

Ajo i ka cilësuar deklaratat emocionale që dhe vetë Basha është habitur kur i ka thënë.

“Besoj se ka qenë një deklaratë që e ka habitur edhe vetë zotin Basha, se ishte emocionale”, tha Bregu në News 24.

E pyetur për marrëdhëniet me Bashën, Bregu tha:

Marrëdhënie normale mes dy njerëzve që janë në një partie, dhe që kanë një qëllim të përbashkët për të organizuar PD.

Debate ka çdo ditë edhe në familjen time”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...