Përplasje edhe mes grave të PS-së dhe LSI-së, Lindita Nikolla replikon me Monika Kryemadhin

18 Mars 2017, 18:37Politika TEMA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i është përgjigjur Monika Kryemadhit, në lidhje me kritikat e kësaj të fundit për maturën shtetërore.

Në një postim në “Facebook”, Nikolla i shkruan drejtpërdrejtë Kryemadhit, ku i kujton se reformën në Arsim e bënë së bashku dhe madje, e ndihmën e bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Reagimi i Nikollës:

E dashur Monika,

Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!

E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore.

Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.

Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme.

Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.

Miqësisht,

Lindita

14 komente në “Përplasje edhe mes grave të PS-së dhe LSI-së, Lindita Nikolla replikon me Monika Kryemadhin”

  1. Skenderbeu says:

    Lindita Nikolla deri sot,me punen e saj te mire,ka krijuar nje pershtypje te mire dhe nje respekte larte ne popull.Reforma ne arsim esshte nje reforme shume e mire,dhe i duhej vendit dhe arsimit ne pergithesi.Natyrisht,kundershtaret do falasin keq,se puna e mire per kundershtarin (pd-ke) u vret syt atyre.Lindita eshte nje ministre e nderuar.

  2. LALA KORRUPSI says:

    MOS IA VE RE LINDITA !

    Ka qene duke late macen ne banjon speciale per te ne vilen e Gjirit te Lalezit. E ka dhurate nga Baba Korrupsioni…
    Hani pini dhe kendoni
    Sa te jete Baba Korrupsioni!

  3. sherifi says:

    A nuk e ka aty problemin ajo moj z. Lindita, aresimi shyqyr po futet ne rrugen e duhur, Monika e ka problemin tani dhe po bene hesapet per te thithur palen qe ka qene kunder reformes, te thith perseri ato Kristalet e tje.

  4. Artur says:

    SI nje bashke-moshatare dhe bashke-student me Znj. Nikolla, kam respektin dhe konsideraten me te larte per te si njeri mjaft punetor, mendje-hapur dhe pa komplekse te asnje lloji. Politika e eger ne Shqiperi me sa duket nuk njeh me caqe te diskutimit te aresyeshem, respektit dhe humanitetit. I vetmi ngushellim eshte qe koha dhe historia do t’a ndaje lisin nga rigoni edhe nese publiku i bombarduar me lajme dhe analiza nga pseudo-komentatore dhe politikane me orekse pushteti dhe paraje mund t’a kete te veshtire te beje dallimin!

  5. Hajduti me bllok me ne dore. says:

    Z. Lindita mos humb hohe me tranvestiten Kokemadhi (Kryemadhi) se koha eshte flori, por jo nga ai i Krrabes i Like Floririt.

  6. ela says:

    mos ja var Lindita se ka qene duke bere shoping dhe nuk ka dit ca me thane.ose eshte konsultuar me gjoshen te dyqani i mamase se gjoshes ku ka 15 vjet qe vishet dhe aredon shtepine qyl.dhe tani ja shperbleu duke ja bere gocen ministre.e kenaq me taksat tona

  7. emilio says:

    Zonja Nikolla, mos e lodh kot veten tu mbushesh mendjen qenieve pa vlere dhe parazituese. Keto lloj qeniesh nuk kane asnje lloj kontributi ne jeten politike ne vend.

  8. apokalips says:

    U bene si parti katundi kaq e paten dhe partite shqiptare. Mjer ky popull ne dore te kujt ka rene.

    Keta mire qe nuk dine ta bejne kete vend ,……. po te pakten te mos ta shbejne ,se i telendisen dhe kafshet pa lere njerzit.

  9. D. Didani says:

    Nuk do doja te isha politikan ,sikur edhe floririn e Ilirit te me falnin! Politikani nuk eshte kurre vetvetja,eshte nje rospi personaliteti,ndron si kameleoni,eshte i pa skrupullt,dhe kurre nuk ka miq dhe shoke te vertete!….Kjo ne vend te komentit per ato cka tha Monika Meta!

  10. duri says:

    Monika fut hundet atje ku nuk i takon sepse ajo nuk e ka njohur e s’mund ta njohe arsimin e te ardhmen e tij.
    Le te merret mese eshte marre se na ngaterron kot fare.

  11. jon says:

    MOS JA VER RE LINDITA SE MONIKES DHE LIKES….I ERDHI FUNDI!!!!!RROFTE VETINGU!!

  12. demir says:

    Monika nuk e ka problemin tek te drejtat e maturanteve, por se sa do te marre (para) ajo prej kalimit te tyre ne universitet. Monika duhet ta dije se populli, I cili I ka hequr ne kurriz, nuk harron se kur Iliri ishte kryeminister, nuk shkonte asnje maturant (nga shtesat) pa marre me pare miratimin (pa I dhene parate) Monikes. Apo nuk eshte keshtu zonja Monika? Pra ky eshte problem I Monikes dhe LSI me reformen.

  13. albatros says:

    Monika ! Cfare lidhjesh ka yt vella me SGS e Shkelzen Berishes?

  14. Populli says:

    Shqetesohuni si po tërheqin maturantët ne LRI me kembim note ne provime.Kjo edhte arësyeja e sulmit.Po u shtrojne darka dhe po i joshin per ti lënë injorante.Kështu kanë me tepër vlerë.Kjo është LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje