Pse burrat zgjedhin bibat?! (dhe s’kanë faj fareeeee)

18 Mars 2017, 10:29Blog TEMA

Nga Iva Tiço

Nëse është e vërtetë që qeni është miku më i mirë i një burri dhe se futbolli është sporti i tij i preferuar, është po ashtu e vërtetë se biba është gruaja ideale për të.

Bibat nuk flasin dhe nuk tjerrin argumente. Ato nuk të presin në shtëpi për të të dhënë mend çfarë ke bërë mirë apo keq dhe si duhet ta bëje punën më mirë. Maksimumi tundin byçkat dhe bëjnë “ga ga ga”. Por nuk e teprojnë, sepse po bënë ca si shumë “ga ga ga”, e dinë që do i lënë në vend (bibat e paskan të zhvilluar shpirtin e mbijetesës). Ndaj ato e dikan që burrat boll lodhen me punët e tyre, nuk do rrinë të dëgjojnë dhe llafe kur të kthehen në shtëpi. Ndaj biba nuk e zgjat shumë me fjalë. Në fund të fundit nuk është se bibat kanë gjëra për të treguar. E ç’mund të tregojnë bibat?!

Bibat janë ato për të cilat meshkujt na lënë. Sidomos pasi kanë dalë nga një histori që i ka lodhur dhe u del përpara një bibë, ata dorëzohen menjëherë.

Bibat më të zgjuara, thellë-thellë (por shumë thellë ama!) na kanë zili. Sepse e dinë që kur kur një mashkull i lë, atëherë shkon tek shoqja e tij e ngushtë (domethënë tek ne) dhe i thonë se s’mund ta shtynin më me një bibë.

Bibat janë ato që i bëjnë meshkujt t’i marrë malli për ne. Bibat janë ato që urrejmë, por të cilave u jemi thellësisht mirënjohëse: thjesht për faktin se nuk jemi si ato. Kështu së paku ngushëllojmë gjithmonë njëra tjetrën, sa herë që historia e ndonjërës ka mbaruar nga ndërhyrja e një bibe. Gjithmonë i themi: “nuk rrinte dot me ty, ti nuk je bibë”.

E armatosur me një dije të tillë ulem të shoh një program televiziv, e ftuar një nga ato që quhen biba. Siç edhe pritej, fjalor i kufizuar, aty ky ngecet një e qeshur ‘ga ga ga’; Nga pamja pastaj, super e bukur. Se mos kanë punë tjetër bibat?! Gjithë ditën llustrosin pendët, tundin byçkat dhe fryjnë buzët përpara; Për aq kohë sa nuk kanë punë prej vërteti që t’i lodhë nga mëngjesi në darkë, normal që kanë kohë që merren me ‘bibllëqet’ e tyre dhe të shfaqen gjithë shkëlqim. E shoh që flet gjithë budalliqet e botës dhe e pres të më ngrihen nervat.

Në një moment mendoj që nuk duhet t’i ngre nervat, ndaj dhe lëviz kanalin në telekomandë… Por pa kaluar dy minuta, kthehem sërish tek ai emision sepse kurreshtja është e madhe: bibat duhen njohur, nuk mund t’i shash e t’i mallkosh pa i njohur dhe pa mësuar çfarë ka biba ndryshe nga ty. Dhe me atë ndjesinë që do të ngrihen nervat, përzierë me kërshërinë për të njohur “armikun” deri në fund vazhdoj të shoh emisionin.

Biba tregon ca histori bibash me fjalë të thjeshta dhe ga ga ga këtu dhe ga ga ga aty, jo vetëm që nuk t’i ngre nervat por herë pas here të bën të qeshësh. Në fund fare e ndjen se je argëtuar pafund, më shumë sesa po të ishe duke dëgjuar një grua të mençur që do të të fuste në mendime, e ndoshta dhe në krizë. Ja pra ku vjen çudia e madhe: bibat qenkan argëtese pafund. Kur të argëtojnë ty, e imagjonon dot një burrë?! Ja për shembull, ai kthehet nga puna në shtëpi.

Nëse futet në derë dhe të gjen ty, të veshur me pizhama, flokët e lidhura, një bluzë që varet nga të gjitha anët sepse ti mendon që je aq e zgjuar sa nuk mund të bësh si bibë e të vishesh me mëndafsh për të tërhequr një burrë, pas kësaj pamjeje ai burrë do dëgjojë një mijë pyetje se si e ka kaluar ditën dhe një mijë sugjerime se si mund ta kishte bërë më mirë çdo gjë që ka bërë deri tani, shoqëruar nga shprehje të tipit po-të-mos-më-kishe-mua-ku-do-mbyteshe. Pastaj do t’i duhet të hajë një darkë, që nëse nuk e shoqëron çdo kafshatë me fjalë mirënjohjeje dhe falënderimi për vaktin e përgatitur nga ti, rriskon të dëgjojë ato fjalimet “ç‘më di ti mua, shërbyesen tënde që nuk meritoj së paku një famënderim?!” apo “nuk ke faj ti, kur me gjen mua që lë gjërat e mia për t’u marrë me ty”.

Dhe çfarë bën biba, ndryshe nga ty, në një rast të tillë? E përfytyron të veshur me mëndafsh, flokët e lëshuara, pak tualet, teksa qesh ga ga ga dhe nuk i bën asnjë pyetje, i thotë që e ka xhan dhe ca bibllëqe që atë e argëtojnë pafund…

E kotë të pyesësh veten kë do zgjidhte ai, ty apo bibën… I ke aq mend në kokë që ta kuptosh që ti të çan menderen dhe po të ishe burrë do ikje me vrap nga një femër si ty dhe do mbaje vetëm bibën… Pastaj kur të doje një bisedë të thellë apo ndonjë dramë me shumë akte, do shkoje tek një femër nga këto “intelektualet” për t’ja mbathur prapë me vrap tek biba e buzëqeshur.

E kupton që nuk ka asnjë shans të bësh garë me bibën: do humbësh gjithsesi. Sepse bibat e kanë të zhvilluar shpirtin e garës. Nisen me vrap duke tundur byçkat… Dhe mjerë kush hyn në garë me to: do dëgjojë një lumë të pafund ankesash, të sharash e qaravitjesh. Kur e sheh një bibë që synon diçka që e keti, më mirë lërja me të parën, mos u fut kurrë në garë me të se thjesht do harxhosh kohë. Biba ka njëmijë marifete për t’ia dalë mbanë (i harruat byçkat që tunden, mos i nënvleftësoni praaaa!!!).

Nëse do të bësh garë, duhet të marrësh shembull nga biba dhe të tentosh të jesh si ajo. Bibë nuk bëhesh dot ama, sado të tentosh, sepse bibë lind, duhet ta kesh mamin patë që të të mësojë se si të jesh bibë sa je ende e vogël. Përndryshe po u rrite nuk ke asnjë shans. Mundet vetëm të ngushëllohesh e të thuash se burrat nuk kanë fare faj, edhe ti po të ishe në vend të tyre do zgjidhje bibën. (Tiranapost.al)

41 komente në “Pse burrat zgjedhin bibat?! (dhe s’kanë faj fareeeee)”

  1. niki says:

    Nje nga keto biba eshte dhe egruaja e presidentit tone te famshem.

  2. Agron says:

    E dashur autore e shkrimit, kam pershtypjen se ti je bibe dhe jo ato qe etiketon ti.
    Shume artikull i dobet!

    1. biba me shumice says:

      ti do jesh nje nga ata qi shkojne pas bibave agron

    2. E verteta e hidhur says:

      Pa as me te voglin dyshim ti Agron je burri i nje BIBE, jo ne fakt i nje SUPERBIBE, perndryshe nuk do te beje ate koment qe ke bere. Nese nuk je ende beqar, pa as me te voglin dyshim do te zgjedhesh nje SUPERBIBE per grua qe te mos te ta thote te verten ne sy ashtu sic e thote autorja e artikullit. Pac fat me biben tende!

  3. pro says:

    ..cili eshte ndryshimi funksional…!? me pak stres..me jetegjatesi..çi do goret,sado te zgjuara jane…biba eshte femer ,jo gjeneral i” ferrit”.

  4. Ali pazari says:

    Po ti moj “pate” nuk e di se me pare ke qene “bibe” sepse eshte ligj i natyres …step baj step……..

  5. GR says:

    Shkrim i bukur, ama duke e dit kush e ka shkrujt….. pse me tingellon pak si CMIRRLLEEEK ky mua….

    1. Aleksander says:

      Eshte thjeshte shprehje e dorezimit te rikave para bibave.Mama pata u mesoka bibave te jene biba,ndersa mama rosa u meson ketyre rikave te mos e mbyllin sqepin ,e te ta cajne trapin ne pafundesi.Kjo kategori shpendesh nuk paska kuptuar qe egziston edhe femra shoqe ,mike dhe partnere e mire per burrin, shokun mikun e vet…per fatin tone te mire.

    2. BB says:

      te vertetat ka thene, te kesh cmire per bibat me mire vrit veten.
      keqardhje po, qe burrat e vertete jane specie ne zhdukje,
      u kan len vendin boleve me vetevleresimin pertoke aq sa per tu ngushelluar me bibat

      1. E verteta e hidhur says:

        Te lumte goja BB! Rracat e mira te njerezve apo te shpendeve, per fat te keq jane ne zhdukje e siper…

  6. ardi says:

    Po ti cfare ke moj E MENCURA E DHEUT?
    Mllefin tend perse nuk ta var askush mos e nxirr tek te shketat biba.
    Faji eshte me lart se ty e dashur.
    Ka kohe qe perpiqen tjua mbushin mendjen qe jeni njesoj me ne burrat.
    Perpjete te hidhen! Miljona vjet histori dhe gen, nuk e shperbejne dot.
    Duke te lejuar ty te derdellisesh kesisoj, ne fakt duan te shkaterrojne jeten.
    Por AMIN. Tentativa si kjo jotja (ose si e kryeministrit apo lali erit per ti bere baraz ne numer) thjesht vertetojne te kunderten.
    Perpjete hidhuni. Jeni femra. Kuptojeni x cfare keni ardhur ne ket bote…
    Ju uroj suksese gjithesesi. Bibave qe ti analizon dhe BIBAVE si puna jote!

    1. E verteta e hidhur says:

      Ardi, nga qe ekzistonjne burra si ti, BIBAT do te shumohen vazhdimisht se paloburrat si ti nuk e perballojne dot zgjuarsine e femrave inteligjente. Ju i doni grate thjesht per seks e per te bere kalamaqer qe po te jene femra t’i ngjajne mami-bibes, kurse po te jene meshkuj, t’i ngjajne palobabit. Por fara jote idiote, nuk arrin ta kuptoje qe mesjeta ka kohe qe ka kaluar. Femrat e verteta qe jane bartese te bukurise se vertete, asaj shpirterore ( po ku di ti se c’eshte ajo? Ty te bejne pershtypje veten byckat) do te vije koha t’i hedhin ne koshine e plehrave patoket e bibat.

    2. trushkulur burre says:

      ca nga ne fakteqesisht kan ardhur ne kete bote qe te pjellin e rrisin mendje idiote si e jotja

    3. Linda says:

      Edhe mami jot bibë do kete qene, qe te Ka bërë ty kaq te cekët

    4. juli says:

      S’me duket normale qe krahason te gjitha femrat me bibat dhe biben qe ka shkruar ketu. Sigurisht qe nuk jemi njesoj me burrat dhe nuk kemi perse te jemi njesoj, jemi unik secili nga ne. Une respektoj cdo grua dhe burre per vlerat dhe aftesite qe ka dhe jo per gjinine.

  7. mahabete grash tqume! says:

    Ta ka fut burri se nuk ka qeveri qe te leviz me ne krevat, aq sa po fermentohesh dhe po i shan biben me liber shpie!
    Kjo eshte lufte e eger brenda llojit!

  8. Rilindasi says:

    Maskulizem puro, biles i denueshem.
    Dhe vjen nga pena e nje gruaje!! Te ketë hormone mashkullore me shumice apo orientimm “i panjohur” sexual?

  9. saliu says:

    BURRAT zgjedhin bibat per arsye se laraskat vetem rrin ne kafe dhe te çajn bythen shesin pordh , laraska nuk ben gje tjeter vetem krra krra krra dhe esht e zez pa ngjyr prandaj burrat zgjedhin bibat .

  10. saliu says:

    BURRAT zgjedhin bibat per arsye se laraskat vetem rrin ne kafe dhe te çajn bythen shesin pordh , laraska nuk ben gje tjeter vetem krra krra krra dhe esht e zez pa ngjyr prandaj burrat zgjedhin bibat . gjyna e shikon qe u plak dhe shan ter boten e kekon fain gjetk .

    1. ylberi says:

      po po ishte e zeze esht me ngjyre o sali jo pa. prandaj shkon mire me bibat ti… se flisni bukur dhe sakte

  11. ato te mençurat says:

    Po ti Iva ke hall se burrat zgjodhen bibat dhe jo ty?
    Pse nuk i bie burrave maskiliste ne kokë ti dhe shtetit shqiptar qe e ka lene gruan te varfer e te varur
    ekonomikisht nga parate e ketyre me makine e madhe qe e shtypin gruan se ndjehen superiore ekonomikisht ,…

    Ajo qe shkruan ti lexohet: burrat kane te drejte te sillen keshtu se femrat jane biba
    Bravo Iva! Sa mire e ke çmenduar
    Mbro kauzat e grave dhe vajzave Iva, jepi vendin qe meritojne burrave te eger e primare ne kete vend, mos i bjer shume ne qafe
    gjinise femerore…. ose kritikojii por pasi ti kesh dhene ate qi i takon secilit…

  12. patoku says:

    Tema e hartimit eshte interesante, por e shkruar per nje auditor shumica e te cilit eshte pjelle patash e rosash. Lexoji komentet. do te ishte mire te kishe pershkruar edhe bibat intelektuale qe kane zene parlamentin, ministrite, shtypin, artin. Ato jane biba te sofistikuara dhe misherojne bibellekun origjinal (kurvllekun ordiner) dhe bibellekun intelektual dhe karierist ( kurvllekun politik). Emra ke sa te duash dhe i ke live nga mengjesi deri ne mesnate. Dhe ne fund mos harro edhe mjelmat me ne krye Josefinen

  13. jo feministe says:

    e keqja eshte Iva se femra “roze” si ty dhe aspak intelektuale,
    po vetem ma kulture “sex and the city” dhe gazetash apo revistash
    i kane dyert e hapura ne shtypin shqiptar….
    sa siperfaqsore je mi goc!!! si nuk u poqe….

    eshte shume revoltues ku ne nje shoqeri qe femra shkelet me kembe si pa te keq, ti e fundos akoma me shume…
    Derdellit per meshkujt ti, apo a to te mbajne me para … se bibe je dhe ti …

    1. E verteta e hidhur says:

      Turp moj “jo feministe” per ato qe nxjerr nga goja! Je ti, pa ekzistojne edhe bibat! Bibat nuk jane femrat e verteta qe i bejne nder nje kombi, ato jane qenie vegjetuese qe nuk i japin asgje shoqerise, por jetojne me parate e burrave dhe nuk duan t’ia dine se ku shkon ai kur merzitet nga biblleqet e saj

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Iva ti è ke thene vete
    MOS u mate bibat
    Nga komentet e sheh sa i duan
    Po pse Biba
    Direkt kurva e kurvica.

  15. moza says:

    Bravo Iva Tico, shume bukur! Koha e bibave..!

  16. Paqesori says:

    Ke te drejte , shume Iva ! Dolen me vrap mbrojtesit e bibave dhe ga ga ga po bejne si ato !
    Mos thuaj asgje,se jane gati te te mbysin, vec bibat mos na i prek, se ku te shkojme te mbytemi pastaj ?
    Pastaj…cte duhet nje grua qe garon me ty…me mire nje qe te le gjithmone radhe ! Keshtu do te ndjehesh mashkull i vertete !
    I ke rene ne te Iva !

  17. demo says:

    Je kaq e shemtuar,sa nuk me duhet fare cfare fshihet brenda kafkes tende idjote.

    1. E verteta e hidhur says:

      Demo, brenda trurit te Iva Ticos, fshihet e verteta e hidhur qe ty e fares tende idiote nuk i pelqen. Duket qarte qe ty te interesojne vetem bibat idiote me bycka te bukura e jo femrat e verteta qe kane nje bukuri te perjetshme qe nuk venitet me kalimin e viteve, po idiote si ty nuk kane aq tru sa ta kuptojne kete.

  18. Mariusi says:

    Hahaha shkrim trari në pallto

  19. Shkodra123 says:

    Shume ,shume gjate i ke rene……..

  20. Plaku Xhuxhumaku says:

    Eshte e martuar kjo qe kujton se nuk eshte bibe? Zakonisht te tilla klithma dalin prej trurit qe i eshte prishur lidhja me piçken.

  21. Rike-Biba , prej MIRDITE says:

    — Ti moj goce , apo ”cupa plake” …..ke dash me then dicka , por,por… ke trajtuar nje teme me nje nivel kulturor nen medioker.
    Mbase ke mbaru 2 ”Kristalet”, mase dhe me nga dy mastera , por me kete shkrim ske qullos gje. Nuk di ….. a ke shkruar me pare. Mund ta kesh per here te pare e kerkon te ndihesh, qe ”dicka din dhe ti”. Eshte kohe fushate ,mbase dikush te ka premtu me ta vu emrin per ne listen e deputeteve [pse jo. me kete nivel e meriton] ….,dhe keshtu tejkalon me lehte nivelin e ”bibave” dhe tundjen e byckave qe te paska ngel shum marak. Ka mundesi te kesh ndonje mik te brendshem tek Tema qe ta botuar pa ti redaktuar e kthielluar menimet qe ke dash te thush . Niveli jot, ka fandaksur edhe ndonje ” komentues” qe eshte fandaksur nga shkrimi jot, ne vecanti ”komentusi e verteta e hidhur” te paska shume per zemer.
    — Ti moj goce, … apo ”cupa plake” … ka mundesi qe te kesh , ose do tekesh probleme me vetvehten .
    Kujdesu, bjej vehtes pas.

    1. E verteta e hidhur says:

      Rike-Biba prej Mirdite, ne vend qe te ofendosh e fyesh, po qe se je i zoti apo e zonja, jep argumenta te kunderta me ato te autores. Gjeja me e lehte qe mund te besh eshte te fyesh dike, sepse kjo nuk kerkon ndonje zotesi te vecante. Ve ne pikepyetje aftesite e autores ne te shkruar, nderkohe qe komenti yt eshte plot e perplot me gabime ortografike e drejtshkrimore. Po ju, moj Rike-Biba ( qe pa dyshim i perket klases se BIBAVE, ose PATOKEVE( zaten kete emer ke zgjedhur per veten tende), cilen shkolle fillore ke mbaruar? Apo nuk e ke mbarur s ate?

  22. Mira says:

    Nuk jane bibat qe te jane versulur Iva po cilesia e dobet e mendimit tend “limonatë”
    Bibat vazhdojne jeten e tyre rehat -rehat e as i behet vone fare se i shan ti…
    Pse nuk flet per ato shoqet e tua biba qe ketej puthin vjerren dhe pastaj
    shkojne flejne me dashnoret ne krevat…

  23. juli says:

    Mu duk shkrim i gjate se ishte i merzitshem, por thelle thelle mendoj qe te vjen keq qe s’mund te jesh si bibat qe thua. Sa keq!

  24. tironsi says:

    o bobobo, rende fare Iva Tico !!
    Ka filluar paniku i Beqarise te Iva, ha ha haaa.. Lol ?

    Si i behet qe une kam nja 15 vjet i martuar, dhe sot akoma bashkeshortja ime eshte shume me e zgjuar dhe me e mire se Iva?
    Edhe Dhelpra kur nuk e kapi rrushin, – tha qe ishte i pa bere!
    Ha, ha, ha,.. rende fare Iva!!

  25. Arber Iliri says:

    Shkrim interesant, por edhe intrigues.Ne planin modern o zonjush, sjellja e Bibes eshte shume e kohes, intervenimi ne jeten e burrit deri ne detaje eshte primitiv, ne cift secili duhet me pa se pari punen e vet dhe nese ka nevoje pyet partnerin, nese jo ok.Ketu gabon ti zonjushe per bibat.ka te beje me mentalitetin vertet e ke burre por jo ti kerkosh llogari pa fund.Respektimi i privatesise ne cift eshte pjese nga me te rendesishmet e jetes se sotme ne shoqerite moderne, po kesht edhe ne maredhenien prind -femije respektimi i privatesise eshte duke marre rendesi Iva.Nuk e din sa me kupton por nga sa shkrun me lart edhe une qe i kam qejf femrat e mencura, po te me nderhyjne pafund ne privatesine time i hedh jashte .

  26. "Emancipimi eshte pjella e femres shterpe ...." says:

    ka thene uniku Nitzsche ?

    Autorja e shkrimit beka dhe komente te artikulli i vet me pseudonimin ” E verteta e hidhur ”
    Kjo pas verifikimit te IPs dhe parametrave te tjera nga ku dergohen komentet (browser-Agent, cookies etj etj).
    Por kjo nuk me prish shume pune.
    Ti nuk je aq moderne, aq e emancipuar. Ti je vetem nje bibe me kompleksin e inferioritetit shkaktuar nga prejardhja jote provinciale.
    Ne Talkshow te kam pare qe ke folur kunder Lesbian and Gays. Nuk jam pro atyre por nje pozicion modern nuk flet si ti. Eshte katerciperisht kunder ndaj tezes Anti-Bibe per te cilen ke shkruar ketu.
    Ti je moshe e madhe, nuk pjell me. Ajo qe iku iku. Ti misionin tend biologjik nuk e kreve dot, nuk ke asnje sukses. Suksesin te ti e gjen vetem nese
    merret parasysh prejardhja jote provinciale, ah po ne kete rast ti ke ecur paksa, minifundet i perdor mire ne Talkshow, megjithse nuk jane gjithmone te kombinuara mire, por gjithsesi arritje
    Pershendetje nga nje Maskilist

    P.S Jetoj ne perendim ne nje shtet nordik, jam i diplomuar ketu jashte dhe punoj ne profilin per te cilin kam studiuar.
    Jam i martuar me “goce Tirone” dhe ajo mbaruar studimet ketu dhe punon po ne profilin e saj. Vajzes sone i kemi vene vetem nje Tabu- mos behet si ti. ?

    1. Dituri Dizdari says:

      Nuk mund te cilesohet femra prej teje, ti nuk di asgje prej saj, ti nuk mund te kuptosh kurre nje grua as fnepermjet atij qe lidhet nje nate me ty… Ti nuk ke provuar kurre familjen , nuk ke qene kurre grua e nje burri , nuse e nje shtepie , nuk ke qene kurre nene …nuk di ceshte dinjiteti dhe respekti per familjen detyrimet qe ka nje grua ndaj saj… ajo rrit femije provon dashurine me te madhe te tokes dhe as qe ia ka idene qe ne kete bote ka biba si ti…ato qe bejne keto lojra si te tuat nuk hyjne ne mendjen e grave zonja…kam pare gra intelektuale jo si ti qe rrine ne shtepi dhe risin femije dhe jane te nderuara… por ti qe mer ne analize biben nuk ke faj… pata ajo pata e shkrimit tend te ka cuar ty ne kete grade…

  27. ardi says:

    Juli x ty eshte ky koment
    My email: [email protected] gmail.com
    Te pres…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje