Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia

18 Mars 2017, 20:00Politika TEMA

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.

Në këtë përfundim kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor, raporton Top Channel.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

4 komente në “Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia”

  1. Dajti USA says:

    Ca thoni mo,qenkeni dhe kongresmen republikan,i keni mare leje Lylit dhe Mediut per kete rezolut, e kuptoni se mund te prisheni me Lylin,ai tani sapo eshte takuar me ambasadorin rus,kujdes zoterinj kongresmen,se po u bete objekt goditje nga Saliu gjeni vrime e futuni.

  2. Sali Kari says:

    Sali Muti dhe Lule Bajga kane marre garanci per kete prandaj bejne si trima dhe terrorista neper qadra , dhe flasin ne emer te popullit , populli i donn te vdekur keto dy vemje serbo greko ruse

  3. goni says:

    Keta kongresmen patjeter duhet te jen sorosian. Fol o sal cirrja masken ketyre kongresmenve.

  4. berti says:

    lajmi mund te jete i vertete por ne thlb eshte fake news, sidomos kur e ka thene top chanel. personalisht vitin e fundit kam vene re se top chanel eshte bere shembull i lajmeve te paverteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje