Risia në listën e De Biazit, grumbullohet mbrojtësi i Kukësit

18 Mars 2017, 14:58Sport TEMA

Lojtari i skuadrës së Kukësit, Albi Alla, do të jetë risia e De Biasit në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Italisë më datë 24-mars dhe Bosnje Herecegovinës më datë 28-mars.

Qëndërmbrojtësi i Kukësit, ka bindur këtë sezon me paraqitjet e tij duke u kthyer në një nga pikat kyce në formacion e verilindorëve.

Mungesat e shumta në mbrojtje si ato të Mërgim Mavrajt dhe Berat Gjimshitit, ka bërë që tekniku i kuqezinjve De Biasi ta grumbullojë 24-vjeçarin për këto dy takime të rëndësishme.

Alla përpara transferimit tek Kukësi ka qenë pjesë e skuadrës së Bylysit, si dhe e Ergotelis në kampionatin grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje