Shqiptarët, shpëtimtarë në Greqi: Po "blejnë" Athinën

18 Mars 2017, 20:37Rajoni TEMA

Në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin, janë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ata që kanë shpëtuar nga kolapsi total tregun imobiliar.

Lajmi bëhet publik për qendrën ndërkombëtare të studimeve imobiliare “Pev  Research Center”.

Sipas studimit të kësaj qendre emigrantët shqiptarë që jetojnë gjatë viteve 2015-2016, vlerësohen si blerësit më të mirë të banesave.

Shqiptarët paguajnr me para “kesh”, banesa të ndërtuara 20-40 vite më parë, në zonat e qendrës së Athinës dhe qyteteve më të mëdha të vendit, raporton TCH.

Ekspertët e tregut të banesave deklaruan se familjet shqiptare, të përbëra prej 3 ose 4 persona, me të ardhura mesatare, janë targeti i preferuar i agjencive imobiliare vendase, pasi sipas tyre, kjo kategori interesohet për blerjen e një banese për të strehuar familjet e emigrantëve, të cilët investimin në blerjen e një banese me çmim nga 20 deri në 100.000 euro mund ta përballojnë duke e paguar me para në dorë, pa qenë nevoja për t’ju drejtuar bankave, ku mundësia e kreditimit është pothuaj zero.

Kjo kategori është më shumë e interesuar që të investojë paratë e fituara nga puna në emigracion, për shkak të përfitimeve të ulëta nga interesat bankare, ose pasigurisë së lartë në bankat vendase dhe duke “shpëtuar” edhe prej qirave mujore që vërtiten nga 250 në 400 euro në muaj.

Ekspertët thonë se emigrantët shqiptarë kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre jashtë sistemit bankar gjatë kohës së krizës që arriti deri vendosjen e kontrollit bankar, çka iu dha përparësi në negocimin e çmimit të një banese, duke paguar pothuaj tërësisht vlerën në kesh, e duke shmangur kështu pagesat nëpërmjet bankës.

Prej kërkimit të qendrës “PEV”, rezultoi se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ishin edhe dërguesit kryesorë të remitancave me plot 480 milionë dollarë të dërguara nga Greqia, nga Italia emigrantët shqiptarë janë dërguar 100 milionë, nga SHBA 81 milionë dhe Turqia me 4 milionë.

10 komente në “Shqiptarët, shpëtimtarë në Greqi: Po “blejnë” Athinën”

  1. me thene te drejten says:

    Lagjen Plake e kemi blere para 1000 vjetesh! Tani mbetet dhe Akropoli ?

  2. tfgs1 says:

    upssss,masturbim sunitesh…………

    1. sokoli says:

      plaken po po kan ble dhe motrat e tfgsit

  3. Tironci says:

    O me turkopjeshkos, mos ishin arnautet, ta shifnit mire kolapsin ju. Fare mosmirenjohese

    1. Flm says:

      Fare mos mirnjohes jeni ju o bith-cpuar. Ato Euro qe blejne shtepi jane “Euro ricikluese” dmth qe “burojne” nga Greqia dhe kthehen perseri ne Greqi.
      E lexuat mire artikullin ???? Plot 480 miljon dollar futen nga Greqia ne Shqiperi ….. jane gjysem miliardi dollar (pare Greke) ne vite futen nga Greqia …. 4.8 here me shume se Italoa (e dyta).

  4. marjo says:

    Po te llogaritesh qe me ata Para Greke jane blere ne Shqiperi nga Emigrantet miljona prona te pa tundshme, hallall qe Parat Greke te investohen dhe ne Greqi, ne vendin qe na eshte gjetur prane per 25 vjet mjerimi.

    1. u dhim tu qesh says:

      Paske fillu lepires ke sheshi Omonia ? ? ?

  5. Alban Hamzai says:

    Blejne disa shqiptare ne disa lagje problematike te Athines ,te braktisura nga greket,shtepi dhe kjo quhet blerje e Athines. Ne ato lagje mbreterojne emigrante nga rreth 60 vende ,droga dhe prostitucioni dhe cmimet e shtepive jane shume te ulta. Tamam ambient per te banuar me familjen.

    1. Gaqi Kacani says:

      Po shqiptaret si puna jote blejne me 300 euroshat.

  6. Speranca says:

    Shqiptarët blejnë me paratë që i kanë fituar me djersën e tyre nuk ia kanë vjedhur as grekut e as turkut. Janë kursimet e jetës dhe mundi i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje