The Economist: BE, e shqetësuar me sjelljen e PD-së. Po mban pezull drejtësinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

The Economist

Kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar katër ministra të qeverisë së tij kur duhen edhe tre muaj që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të përcaktuara për në 18 qershor.

Tensionet politike pritet që të intensifikohen ndërsa opozita vazhdon që të kërkojë formimin e qeverisë së përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Analiza

Duke lajmëruar ndryshimet e ministrave më 12 mars, zoti Rama tha se ai po i largonte nga detyra ministrat e Brendshëm, Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shëndetësisë dhe Pushtetit Vendor që ata të mund të udhëheqin fushatën elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon të fitojë edhe një tjetër mandat 4 vjeçar.

Gjithsesi, këto ndryshime dhe sidomos largimi i ministrit të debatuar të Brendshëm Saimir Tahiri, që është kritikuar për rekordet mikse të autoriteteve në goditjen e kultivimit ilegal të kanabisit, është interpretuar si një lëvizje për të zbutur opozitën.

Që nga mesi i shkurtit, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë ka bojkotuar parlamentin dhe ka organizuar një protestë duke e ngritur çadrën jashtë zyrës së kryeministrit në Tiranë, në mbështetje të kërkesës për zëvendësimin e koalicionit të udhëhequr nga Partia Socialiste.

Partia Demokratike kërkon që të vendoset një qeveri jo politike në mënyrë që të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të drejta.

Nëse ndryshimet në qeveri kishin për qëllim që të ishin një tolerim për opozitën, ato kanë dështuar në arritjen e qëllimit.

Partia Demokratike ka vazhduar që t’i qëndrojë larg parlamentit dhe po kërcënon se do të bojkotojë zgjedhjet.

Ndërkohë që bojkoti në vazhdim i parlamentit po mban pezull reformën e drejtësisë në veçanti krijimin një paneli të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët, i cili do të kontrollojë me detaje për 800 gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Procesi i vetingut ka për qëllim që të çrrënjosë korrupsionin në drejtësi dhe të sigurojë që gjyqtarët janë të pavarur nga influenca politike.

Pastrimi i drejtësisë është kushti i fundit që Shqipëria duhet që të përmbushë përpara se të hapë bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian, edhe pse dështimi për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor gjithashtu do ta ndalonte procesin e integrimit në BE.

Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim për sjelljen e Partisë Demokratike, që ka mbajtur pezull progresin në reformën në drejtësi, por ata kanë shmangur përgjithësisht, kritikat direkte ndaj opozitës.

Bashkimi Evropian duhet që të qëndrojë neutral, veçanërisht, sepse ka të ngjarë që t’i kërkohet të ndërmjetësojë mes të dy palëve.

Përgatiti: TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “The Economist: BE, e shqetësuar me sjelljen e PD-së. Po mban pezull drejtësinë”

  1. j says:

    Ore çfarë halli qani ju.
    Per ne ka rendësi të shpëtojë MALOKU dhe të kënaqet KARMINA.

  2. XXXL says:

    Ngujimi ne “Cadren e Krimit” behet per te sabotuar Reformen ne Padrejtesi dhe zbatimin e Vetting-ut, ne cader ndodhe kriminelet qe Gerdec-Hiroshimes, 21 Janarit, Falja e Detit Ger-qis, Vjedhja e Kombit ne Rrugen e Kombit, Antishqiptaret etj, qe jane LENDE e PARE per Drejtesine e Reformuar.
    Nuk eshte pune zgjedhjesh ato kurdo qe te behen humbja Shqupisteve eshte e sigurt dhe e garantuar, do te jete me derrmuese se kater vite me pare, SHQUP-i do te kthehet ne shoqate.

  3. Spartaku says:

    Edhe europa as mish e as peshk.Kush e ka provuar qeverine e soteme ne zgjedhje? Zgjedhjete 18 qershorit jane te parat qe bene kjo qeveri,dhe nuk e di asnje qe ato nuk do behen te lira dhe te ndersheme. Jemi te sigurt se Edi Rama,do i beje zgjedhjet te mira ,dhe populli do shkoi i sigurt per voten e tij.Por kerkesate opozites jane qellimkeqe.Ata e din humbjen e sigurt,nuk duan vetingun,por vetem destabilizim.Prandaj,europa duhet te mbaj qendrim te prere.Ne radhe te pare duhet te shikoi kushe e ka fajin dhe t’i thot ndal.Por europa si kurve plake qe eshte,e mban te ndezur konfliktin e padrejte te pozites shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *