30 mijë kurdë protestë në Gjermani kundër Erdoganit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rreth 30 mijë kurdë nga Turqia protestuan ë qytetin gjerman të Frankfurtit kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Demonstruesit thuhet të jenë mbledhur nga mbarë Gjermania, përpara festimeve të vitit të ri kurd.

Ata kanë bërë thirrje për rikthimin e demokracisë në Turqi dhe për votën “Jo” në referendumin e muajit të ardhshëm mbi rritjen e mëtejshme të fuqive presidenciale. Disa prej protestuesve mbanin edhe simbolet e Partisë së ndaluar me ligj të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Turqia e dënoi këtë demonstratë duke e quajtur “të papranueshme”, ndërsa akuzoi Gjermaninë për hipokrizi që lejoi zhvillimin e saj.

Një mosmarrëveshje diplomatike është përshkallëzuar mes dy vendeve, që kur Gjermania refuzoi të lejonte ministrat turq të zhvillonin mitingje proqeveritare në vendin europian, dy javë më parë.

Rreth 1.4 milionë turq që jetojnë në Gjermani mund të votojnë në referendumin e prillit, i cili pritet t’i japë Erdoganit më shumë pushtet në lidhje me buxhetin dhe emërimin e ministrave dhe gjykatësve, sikurse fuqinë për të shpërbërë Parlamentin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *