72 viktima nga përmbytjet në Peru

19 Mars 2017, 20:33Bota TEMA

Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar 72 viktima dhe me mijëra persona të evakuuar nga shtëpitë në Peru.

Reshjet e mëdha të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtretërit e tyre kanë krijuar probleme të mëdha për njerëzit dhe autoritetet në shtetin amerikano-latin.

Shirat kanë rënë me rrëmbim në bregdetin verior të Perusë dhe kanë izoluar shumë fshatra të vendit, ndërkohë që sinoptikët thonë se një mot i tillë do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme.

Aktualisht janë 115.000 shtëpi të dëmtuara dhe 117 ura, ndërkohë që numri i rrugëve të dëmtuara është gjithashtu i madh. Ndërkohë përmbytjet kanë detyruar evakuimin e banorëve në shumë fshatra.

Kryeqyteti Lima, që nga fillimi i javës është e pa ujë, ndërsa çmimet e produkteve të caktuara ushqimore janë rritur në mënyrë dramatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje