Astrit Patozi i jep përgjigje pyetjes nëse Rama dhe Meta do të ndahen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Astrit Patozi  permes një postimi në rrjetin social  Facebook  shkruan se nuk ka më asnjë dyshim se bashkimi Rama­-Meta prej dy vitesh është në luftë të hapur.

Ai analizon se pse dy bashkëkryetaret e qeverisjes nuk ndahen nga njeri-tjetri.

Patozi thekson se “Ka një habi gati kombëtare se si ka mundësi që të vazhdojë të quhet koalicion bashkimi aritmetik i dy grupeve, në luftë të hapur me njëri-tjetrin, të cilët prej dy vjetësh nuk po humbin asnjë rast pa e treguar se janë në konflikt.

Përgjigjen mos e kërkoni tek ligjësitë e politikës, por tek ato të mafias.

Nëse do të ishte politikë, maksimumi i mbijetesës së koalicionit famëkeq të 1 prillit do të ishte korriku i vitit 2015, dita kur Ilir Meta mori dyfekun dhe doli maleve të Skraparit për të goditur aleatin e vet, i cili, sipas tij, e kishte prerë në besë”.

Sipas Patozit, gjatë kësaj kohe ka pasur shumë naivë që kanë mbajtur frymën dhe pastaj janë gdhirë të cliruar sa herë që dy “vellëzërit” armiq kanë bërë edhe diellin edhe shiun, duke luajtur me humorin e majtistëve, të cilët mund të kenë qenë të gatshëm të mos kërkonin as bukë dhe as ujë, vetëm që Rama dhe Meta të shkonin mirë me njëritjetrin.

Ai thekson se të dy kanë zvarritur Shqipërinë për gati dy vjet në honet më të thella të keqqeverisjes, përgjegjësi që nuk e kanë pranuar dhe mbajtur asnjë ditë dhe për të cilën jam i sigurt se shumë shpejt do të tregojnë me gisht shoshoqin.

“Më gjeni vetëm një arsye politike se përse edhe sot që po flasim Partia Socialiste dhe LSI votojnë njësoj në parlament dhe mbështesin formalisht një qeveri të përbashkët, dhe unë jam gati të tërhiqem dhe të kërkoj ndjesë publikisht.

Por jam i bindur se një e tillë nuk ekziston, ndaj edhe i qëndroj fort pikëpamjes sime. Vetëm bosët e organizatave kriminale e kanë më lehtë të vriten me njëri­tjetrin, sesa të ndahen, pasi kanë pranuar fillimisht të bashkëpunojnë.

Sepse kështu përfundojnë gjithmonë marrëveshjet mafioze, ndaj mos prisni më kot që dikush prej tyre të bëhet burrë e ta presë nyjen gordiane, që po mban prej katër vjetësh peng Shqipërinë.

Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë fuqi as të ndahen, sepse u kanë ngecur në fyt halat e ngjalave të një përbetimi klasik kundër popullit të vet, që u ngjiz në atë darkën e famshme, këtu e katër vjet të shkuara”­ shkruan Patozi.

Sipas tij, lufta e tyre për territor brenda një qeverisje të kriminalizuar ka qenë një kosto shtesë mbi shpinën e kërrusur të Shqipërisë në këto kohëra të vështira.

Ai analizon se ata duhet të përgjigjen, jo vetëm për ato që kanë bërë, por edhe për atë që nuk kanë bërë në këto 4 vjet.

Duke nisur nga mungesa e lirisë për t’u ndarë, ligjësi tipike kjo, jo e partive politike, por e organizatave mafioze.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Astrit Patozi i jep përgjigje pyetjes nëse Rama dhe Meta do të ndahen”

  1. beni says:

    O patos po vjen Meta , o he prite meten prite .
    Politikan me legena nuk ka me , o hajdute vazhdoni ende te mendoni veten per para .
    mjere ne ku jetojme

  2. jani says:

    Po ci ke keto budalliqe qe thua. Ti parimori , po ka me te korruptuar se ty . Qeset e zeza ne makine qe te futeshin ne kohen kur ti drekoje i paske harruar. E nxite kete vend o te pafytyre per 25 vjet , zoti jua dhente atje ku ju dhemb me shume se shkaterruat nje popull te tere. Patozi politikan , per 8 vjet kish ne dore kete vend . Medet per ata qe votojne te tille palaco, edhe per mua qe lexoj c’ thote patozi.

  3. Ladi says:

    Eeee mo Patoz ta dish ti sa shume me dhimsesh mua, qe ke ngecur si bretkosa ne thetsire: ben vetem guak – guak, e kuptoni besoj..

  4. Qytetar says:

    Ik or bajgë e qelbur.
    Shpirti po ju plas(ju dalt nga b…..)
    që koalicjoni të prishet.
    Kot shpresoni o ndyrësira koalicjoni do të vazhdoj gjat.
    Aq gjat sa ju që vodhët e vratë shqiptarët të mos kini më shanc të keni në dorë fatin e tyre.

  5. Joe Smith says:

    po ti spiun dhe partia jota shkerdhate nuk ndjeheni pjese e kesaj bande mafiose 27 vjecare?

  6. Kreta says:

    O rrot keta keshtu jan si thua ti por shendsin shendrisin para jush fare keqe 8 vjet ju patem nuk ju shohim dot mo

  7. pedro i ri says:

    Patos. Koha juaj mbaroi. Di te besh ndonje pune ? Fillo meso ndonje zanat

  8. Gopisti says:

    Ah mor ditziu Patos,po u qan hallin kaloresve se si u varen kembet. Shikoni hallin tuaj qe kini hyre ne nje rruge qorre , qe nuk dini se si do dilni. Je pjese e nje partie hajdute, vrasese e popullit te vet dhe tradhetare se kini shitur troje shqipetare te huajve vetem e vetem qe te mbroni karriget e bythes tuaj.

  9. Voica says:

    O Patoz, mire aleanca e 1 prillit ishte famekeqe.
    Po aleanca e 2009 e LSi me PD, si ishte?!!? Per mua i bie me moterq.rja. Kundershtoje po deshe. Apo ishte per interesat e kombit ajo…..

  10. Tonini says:

    Po,po ti ke shume te drejte,ske cfare ben dhe ti,je i detyruar te thuash dicka,po nje gje e ke te sigurte,se ne listen e deputetve kesaj rradhe nuk e ke emrin .

  11. Spartaku says:

    Ti o Patozi,o koke presh,pse nuk flet per ato krime sa ishit ne pushtet? Me kete shkrim ti kerkon t’i hedhesh benzine zjarrit,por t’a dish mire se do digjeni ju te pd-ke,kesaj partie fashiste.Koaliciono Rama dhe Meta do jete edhe ne te ardhemen,dhe ju do humbisni ne menyre te sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *