Bundesliga/ Bayerni fiton dhe thellon distancën në renditje

Bayern Mynihut ka regjistruar një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 25-të në Bundesliga.

Skuadra e drejtuar nga, Carlo Ancelotti, mori një fitore jo të lehtë në transfertë përballë Borussia Moenchengladbach duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Heroi i kampionëve të Bundesligës ishte Thomas Muller , i cili realizoi golin e tre pikëve në minutën e 63-të të ndeshjes, për t’u kthyer kështu në shtëpi me pikët e plota.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka shkuar në kuotën e 52-pikëve, 13 më shumë se RasenBallsport Leipzig, që humbi 3-0 nga Werder Bremen.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *