Debatet PS-LSI, Basha: Boll me shfaqje, Meta patericë e Ramës

Përplasjet në distancë ditët e fundit në koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i ka cilësuar si shfaqje.

Basha u shpreh se LSI nuk mund të bëjë opozitën e vendit, prandaj dy partitë kryesore të koalicionit, sipas tij duhet që të lënë shfaqjet.

“Boll me shfaqet sikur kanë grindje me njëri tjetrin, jo po do na bëni edhe opozitën, pak bëtë qeverisje këto vite, opozita është këtu në shesh, këta këtej (drejton gishtin nga Kryesia e Kuvendit) janë vetëm paterica e këtij këtej (drejton gishtin nga Kryeministria)” u shpreh Basha.

Gjithashtu, Basha theksoi se është kërcënuar njëri nga dëshmitarët, sipas tij që ka rrëfyer krimet e Fatmir Xhafës në kohën e komunizmit.

“Dje ka kërcënuar një nga dëshmitarët për krimet e Xhafës në hetuesi. Ndërsa ai është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk del nga shtëpia. Mos u zhduk skutave duke shpikur armiqtë e jashtëm.

Ndaj kjo është një luftë mes një populli të tërë të djathtë dhe të majtë me një qeveri të bërë njësh me krimin e organizuar”, përfundoi Basha.

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Debatet PS-LSI, Basha: Boll me shfaqje, Meta patericë e Ramës”

  1. ina says:

    Ku e gjen guximin, kush e mbeshtet kte PALACO, TRADHETAR, HAJDUT E KRIMINEL , me emrin lule ??????????????

  2. ina says:

    Ku e gjen guximin, kush e mbeshtet kte PALACO, TRADHETAR, HAJDUT E KRIMINEL , me emrin lule ??????????????
    Botojeni pa frik !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta eshte krahu i djathte i te majtes shqiptare !

Lini një Përgjigje te © KENDVESHTRIM TJETER © Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *