Dekretimi i Xhafajt nga Nishani, Alibeaj kundër Bashës: Rama na provokoi, por presidenti tregoi dinjitet

19 Mars 2017, 21:08Politika TEMA

Kryetari i departamentit të rendit dhe sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se kandidatura e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm ishte një provokim nga ana e kryeministrit.

“Ajo çfarë unë si konsideratë të parë, është fakti se Presidenti i Republikës përkundër të gjitha konsideratave të ardhura nga mazhoranca, tregoi karakter, dinjitet, tregoi ushtrimin e detyrës në mënyrë të pavarur, të çliruar nga çfarë do lloj ndërhyrje të vogla si hipoteza të ngritura nga mazhoranca.

Jemi në krizë totale. Unë besoj se një zgjidhje do të duhet gjetur. Nëse më pyesni për çështjen e propozimeve që kryeministri çoi kryesisht atë të ministrit të Brendshëm, zt.Xhafaj unë besoj ishte një provokim në gjithë këtë vorbull të madhe krizash.

Kur flet Presidenti, i pari dhe i fundit që shprehet me dekretimin e ministrave, pjesa tjetër pak rëndësi ka. Kandidatura e zt.Xhafaj për mendimin tim nuk do të ishte aspak e propozuar nga kryeministri Rama.

Ai përfaqëson jo vetëm dhe thjesht një ëndërr dhe makth të shqiptarëve para 25 vjetëve, pra një përfaqësues dok të falangave të sigurimit të shtetit apo edhe të hetuesisë së asaj kohe që ishte thembra e ushtrimit të pushtetit diktatorial.

Vetëm për këtë do të ishte e mjaftueshme për të mos provokuar më nervat e qytetarëve shqiptarë. Edhe për një çështje tjetër. Tek e fundit, propozimi që bën një kryeministër për një ministër mbart në vetvete edhe një lloj vlerësimi moral.

Media dhe jo vetëm media, ka thënë për shumë kohë që ministri i propozuar dhe tashmë i dekretuar, ka probleme të forta të afërmve të tij familjar, të lidhura me fenomenologjinë e krimit dhe të drogës. Janë sinjale që bëjnë atë provokim të madh të kryeministrit”, tha Alibeaj në studion e Ora News.

10 komente në “Dekretimi i Xhafajt nga Nishani, Alibeaj kundër Bashës: Rama na provokoi, por presidenti tregoi dinjitet”

  1. Myzeqari says:

    Me mire te kishte bere Isa Tosken minister, si thua o Alibeu?

    1. €piriiiiii says:

      Ikni more bythace. Ne Kriz Totale jini Ju PDerat me Mëndjen tuaj te Mbrapesht. Populli ka nevoj per Pune Ekonomi Arsim 1jete me te mir.

  2. akrepi says:

    Jemi ne krize artificjale .Mjafton te dilni nga cadra dhe kriza mbaron.Dilni nga cadra se nuk kini asnje motivacion per te ndenjur ne cader nuk eshte vrare njeri ,nuk eshte rrahur apo dhunuar kush.Votimet do jene te lira e te ndershme ne qofte se po moret pjese nuk I vidhni ju si gjithmon dhe po ju eci. Z. Xhafa e meriton te dekretohet se nuk ka vrare ashtu sic vrate ju me Saliun e Luzim Bashen e sot I keni ne krye.Presidenti nuk ishte I pa mvarur se pasi ishte I detyruar nga kushtetuta ta dekretonte po justifikohet ndaj jush me perulesi dhe flet me gjuhen tuaj per situate te tensionuar.Me siguri po ju a kerkoj presidenti ju dilni nga cadra.por ai nuk e kerkon se ben lojen tuaj.

  3. Lida Al says:

    O Alibej, nuk “dekorohen” ministrat, por “dekretohen”, duhet ta dish mire kete.

  4. "horri i bulevardit" says:

    Provokacija thua ti se te vjen turp te thuash, se Rama na dhjeu ne goje, ju dhjeu dhe ju shurrosi ne goje salehun lulen dhe gjithe PD-erat e SHQUP-it.
    HANI MUT NASHI.

  5. Kola says:

    Nuk i paska nderruar bebilinot ky qelbua. Felliqi dynjane.

  6. Qytetar says:

    Ik ore bajgë ballist dreqi

  7. timo says:

    Kur ti mor Karabush paske makth nga Xhafaj, çfarë duhet të themi netë tjerët për Saliun tënd të para 25 dhe gjat 25 vjetëve? Për këtë përbidësh të të gjitha kohrave që edhe ty ta ka zënë fytin me m.. për hir të të të birit.

  8. pro says:

    ..lojes i erdhi fundi..nuk u ble dot rezultati megjithe tentativat{ ?!}per nje muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje