Deputetja e Ramës: Ne jemi lokomotiva, LSI vagon që bashkangjitet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e pranon se brenda maxhorancës ka përplasje mes partisë së saj dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS deklaroi në një intervistë për “Report TV” se debatet vlejnë kur kanë argumente, duke shtuar se lokomotiva kryesore e koalicionit është PS-ja, ndërsa partitë e tjera që e ndjekin pas janë vagonë të saj.

“Koalicioni po funksionon siç ka funksionuar gjithmonë, ka debate, ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara, por çdo debat, në momentin kur është me argumente të forta, vlen për diçka në fund. Por edhe brenda koalicionit jemi konkurrentë me njëri-tjetrin. Sa më shumë të punohet, aq më e fortë është partia që kryeson.

Ne jemi një parti lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë me vagonët që i bashkëngjiten. PS është forca e vetme transformuese dhe forca e vetme udhëheqëse, ndërsa të gjithë të tjerët i bashkëngjiten. Një parti e madhe për t’u bërë më e madhe e ka pak më të vështirë, një parti më e vogël për t’u bërë pak më e madhe e ka më të lehtë”, tha Gjylameti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Deputetja e Ramës: Ne jemi lokomotiva, LSI vagon që bashkangjitet”

  1. ela says:

    mir e thua Blerina ,ta dish qe tani do fitojme 80 deputet

  2. demo says:

    Me keto leshime,qe po i beni ju LSI Dhe cadres, do te perfundoni karroce.

  3. Kume peza says:

    Shkeputeni ate vagon, do te jeni me te forte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *