Griezmann hedh poshtë zërat për një largim nga Atletico

19 Mars 2017, 16:47Sport TEMA

Talenti i skuadrës së Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një largim të tijin nga “Vicente Calderon”.

Sulmuesi i kombëtares franceze është shprehur se ndihet i lumtur në Madrid, dhe se nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga kjo skuadër.

“Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë kam një kontratë të vlefshme me Atleticon. Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Së pari, për t’u larguar klubi duhet të vendosë nëse dëshiron të më shesë mua apo jo. Unë jam i lumtur në fushë dhe përpiqem të jap më të mirën për tifozët” tha Griezmann.

Për lojtarin e Atletico Madridit ka pasur një interesim të madh nga shumë skuadra të njohura eurpoiane ku më këmbëngulësja ka qenë ekipi i Manchester United.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje