Koha që Edi Rama të flasë

Nga Skënder Minxhozi

Në fakt të kërkosh që të flasë Edi Rama përbën një paradoks të vogël logjik. Sepse Rama është prej vitesh personazhi politik që rri më së shumti para kamerave, duke folur thuajse për gjithçka dhe para gjithkujt. Megjithatë duket se ka ardhur momenti që Edi Rama të mbajë njërin ndër qëndrimet më delikate të karrierës së tij politike. I duhet të vendosë jo vetëm të ardhmen e partneritetit me Ilir Metën, jo vetëm të ardhmen e Vetingut apo zgjedhjen e Presidentit, por edhe faktin nëse Shqipëria do të respektojë Kushtetutën dhe do të votojë në 18 qershorin e ardhshëm.

Të shtunën Rama dhe Meta kanë konsumuar raundin e radhës së takimeve të tyre gjysmë të fshehta dhe prej kohësh gjysmë hipokrite, ku mesa duket nuk kanë arritur asnjë rezultat për të ardhmen e koalicionit qeverisës. E kuptueshme është që në një rast të tillë edhe çadra mund të vijojë të mbajë gjallë shpresën se LSI do të bëhet edhe një herë kamerdarja e minutës së fundit, edhe që zgjedhja e kreut të shtetit apo Vetingu të mbeten pezull.

Fatale ngjan që edhe mbajtja e zgjedhjeve, ushtrimi më i rëndësishëm demokratik në një shoqëri të lirë, të mbetet gjithashtu në pozicion ngrirjeje. Një rrethanë sa e pafalshme, aq  edhe antiligjore e me pasoja afatgjata për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ilir Meta ka të gjithë të drejtën të ushqejë rezervat e tij për qeverisjen aktuale, për bilancin e saj katërvjeçar, për rolin dhe peshën e opozitës në javët e ardhshme, si dhe për vendimin që do marrë në lidhje me fatin politik dhe elektoral të LSI. Ai është në fundin e një kontrate katërvjeçare dhe si një njeri që thotë gjithmonë se i qëndron pakteve, duhet të zgjedhë fatin e tij.

Edi Rama nuk është në pozitën e Ilir Metës. Ai është kryetari i partisë më të madhe politike kombëtare, kryeministri i vendit dhe njeriu më i fuqishëm politik në Shqipëri. Për pasojë edhe përgjegjësitë i ka të ndryshme, si nga Ilir Meta, si nga Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Edi Rama duhet nuk mund të presë që LSI dhe Meta të zgjidhin dilemat e tyre ekzistenciale. Ai nuk ka kohë që të presë që në LSI të vendosin nëse kanë qenë në katër vjetët e qeverisjes me Berishën, apo në katër vjetët e qeverisjes me Ramën. Ky është luksi i një partie që mund t’i shpërfillë pasojat që le pas, me vendimet e saj.

Edi Rama duhet të flasë tani se çfarë do të bëjë me të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Nga të cilat varet i gjithë zinxhiri i krizave, por edhe i shpresave për një “vit të mrekullueshëm 2017”, siç guxoi ta cilësojë ambasadori amerikan Donald Lu.

Rama nuk mund të presë më që një partner i qeverisjes, qoftë ky edhe më i madhi, të zgjedhë nëse do të vijojë të qëndrojë Brenda sistemit, apo do t’i jepet logjikës antisistem të Çadrës. Orët që kalojnë sabotojnë jo vetëm afatet strikte të reformës në drejtësi, por po rrezikojnë të prekin edhe bazamentin e demokracisë shqiptare: zgjedhjet parlamentare. Kushtetuta nuk i le hapësirë Edi Ramës apo kujtdo qoftë, që ta lenë vendin pa zgjedhje, madje as që t’i shtyjnë ato. Shqiptarët nuk meritojnë një vit të turbullt dhe me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e tyre, vetëm sepse një pjesë e klasës politike nuk është e gatshme të përballet me garën elektorale, kurse pjesa tjetër nuk ka guximin të ndjekë rrugën e ligjit dhe të Kushtetutës. Rama imponohet mjaft lehtë përballë audiencave, kamerave dhe axhendave, cilado qofshin rrethanat.

Është koha të tregojë se di të mbajë kthjelltësinë dhe ftohtësinë e gjykimit edhe një moment të vështirë politik, kur ekuacioni ka shumë të panjohura Brenda. Veçse në këtë klimë ku shumëçka duket e paqartë, një gjë nuk mund të mos jetë e qartë: që ky vend nuk mund ta humbë takimin me 18 qershorin.

Me ose pa aleatët para kutisë së votimit.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Koha që Edi Rama të flasë”

  1. tomorri says:

    Shume e vertete O sote o kurre Edi Rama,fol dhe kurre mos te dridhet goja se per kete shqiperi dhe per keta shqipetare ju kini investuare kaq shume sa qe nga kujtesa jone veshtire se fshihen. Tani ka ardhe koha qe ne shqip i thone duhet te njohe qeni te zotin,diplomacia eshte e vlefsheme kur behet ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te tradhetareve te betuare te ketij kombi.Koha do ta vertetoje se kush jeni ju dhe kush jane ata qe sote rrine te fshehur ne nje çader si diversantet e dikurshem.Po le te vazhdojne koha vonon por kurre se harron.Deshira jone eshte: Udhehiq kete popull qe klikat e ndryshme brenda dhe jashte vendit e kane çuare ne derexhene e fundit thjeshte per babezi dhe tradheti.
    FOL EDI RAMA ASHTU SIC DI TI TE FLASESH PARA POPULLIT TEND QE VERTETE TE DO. O SOTE O KURRE.

    1. Dyrrahu says:

      Edi Rama nuk guxon te leshohet ne komoditet dhe te pres kahen e Ilir Metes, kur dihet se Ilir Meta kthen kesulen andej kah eshte me mire.
      Edi Rama duhet te forcoje lidhjet me te gjitha partite e spektrit te majet, te forcoje lidhjet me Idrizin, t’iu tregoje Blushit dhe Kokedhimes se pa PS do te shuhen sikur qirinjte e felliqur. T’i tregoje popullit se cfare iu servojne vrasesit, hajnat dhe sabodatoret. Pas ketyre veprimeve te Rames populli do pres ne rresht per ta votuar te majten, ne anen tjeter Basha e Meta do t’i kerkojne votuesit e tyre, por nuk mund t’i gjejne sepse ata ne ato caste kene votuar, fatkeqesisht jo per ta.
      Atehere Ilir Meta me Bashen do te jene nje opozite edhe me e keqe se kjo e sotmja.
      Uroj qe populli te reflektoje drejte dhe te thote PO per Partine Socialiste me aleatet e saj.
      Kerkese me banale sesa tani qe ka paraqitur Basha nuk ka:
      Thote: Une po qendroj ne cadra per te kerkuar zgjedhje te lira, kjo eshte kerkese debillesh.
      Ai mund te futet ne cadra pse zgjedhjet nuk ishin te lira, por jo te thuhet dua zgjedhje te lira.
      Reforma ne Drejtesi dhe Wetinngu jane aresyet qe ata jane futur ne cadra. Pra t’i shmangen reformes dhe Wetinngut. kesaj karte po i fryne edhe Ilir Mete sepse i din hallet e veta.
      Une i besoj popullit, nuk i besoj fare Ilirit.

  2. Kume peza says:

    Edi Rama do te beje gabimin me te madh nese hyn ne zgjedhje me Like Froririn. Keshtu vihet ne mbrojtje te sarajeve qe ka krijuar Likja dhe behet pale me te. Do te dale me i forte ne aleance me te tjere.

  3. Kris says:

    Jo vetem te flase por edhe te veproje! Keshilla nuk eshte e drejte por Rama dhuhet te shkundet te zgjhet dhe te na thote se c’duhet te beje! Nuk eshte qamet te humbe zgjedhjet! Rotacioni i pushtetetit eshte demokraci! Por duhet te tregoje se eshte per pushtet apo per demokraci! Le te ndahet nga Meta ose le te hyne te ndare ne zgjedhje! Une nuk jam me Ramen por jam kunder Sales dhe Metes!

  4. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

    Ai flet dite per dite ne Facebook, ca prisni ju.
    i k a dale boja republikes se bananeve.tani ka vetem republike te kanabisit dhe plehrave

  5. Tirona says:

    Bisedimet po bohen se ka ardhur koha qe PS dhe LSI te jene nje parti e vetme, nuk I nevojitet shqiperise dy parti te majta …..

    1. Lugati says:

      po re do flasi…i lugati nja dy batuta kari n pidh..sikur oshte me mai kioske ke rruga elbasonit..hahaja..sepse lugati se ka mor vesh akoma qi osht kryeminister

  6. "BOHOTINA" says:

    Me gjithe 5 gjema te medha nen pushtetin e te paskrupullit Berisha ne 8 vjet nuk u kerkue e nuk u derdhen hijenat si tani. Pra 5 gjema shitje Cez, Gerdec, , 11 janari, shitja e teritoreve dhe vjedhja e rruges se kombit. Ti leme te tjerat. Pse duhet t’ i dorezohet nje bande qe s’ ka rruge fitimi, ide per fitore te afert pa u rinovuar, nje qeveri qe per punet e bera shqiptaret e votojne.
    Ju kujton kjo kohe kur u derdhen ujqerit vendas e te huaj Fan Nolit te madh dhe ia lane vendin nje dallkauku sharlatan. Shqiptare thirrini trurit!…

  7. arbereshi says:

    o Skender Minxhozi jane politikane dhe dijne se cfar bejne njeri i mire dhe tjetri i keq por te pakten negociojne dhe flasin se cfare duhet te bejne dhe nuk mund te bejne ate qe do ti. mos u bej kritizer sepse kjo te pelqen ty

  8. Asus says:

    Gjerat Kane radhe moe Skender.Tani eshte koha e vetingut, pastaj e presidentit dhe me pas zgjedhjet. Kno dihet dhe askush nuk mind ta ndryshoje rendin e tyre, as Rama. Opozita ben kokefortin Po ajo nuk ndal dot as Vetingun dhe as presidentin. Le te behen keto Dyja dhe me pas shohim zgjedhjet. Le ti marim gjerat sipas radhes se tyre.

  9. Ivan i madh says:

    Mire e ke o Minxhozi po ai ben hesap frone e tij si ka halle te zgjidhe problemin e qytetareve dhe popullit shqipetar. Kjo e tregon dhe kundershimin e zerave qe vijne nga baza socialiste dhe deputete te vecante. Qe te shkeput nga kjo bande qe ka 8 vjet ne pushtet dhe jo qe smban asnje pergjegjesi edhe pse grabit e ben si i do qefi prape kundershton qeverisien dhe nuk mban pergjegjesi sikur eshte ne opozite. Dhe nuk eshte sulmuar as nje here nga banda e Berishes e Lulushit sikur kjo seshte pjese e qeverisies. Prandaj Rama ka halle e fronit dhe ska besim tek socialistet se per ta ska bere asgje vetem i ka denuar e percemuat.

  10. Aleksander says:

    Edi Rama nuk ka sigurine e zgjedhjes se votuesve shqiptare ,ndaj dhe tregon shenja pasigurie .Ajo qe duhet te ndodhe eshte qe populli shqiptar,votuesit,tashme e kane te qarte ate qe vlen te behet dhe ky eshte VETTING-u.Pra Edi nese do te degjoje zerin e zemres se popullit te shumevujatur dhe te mençur shqiptar,le ti thote PIRDHU ilir metes ,dhe kjo do ta ndante njehere e mire shapin nga sheqeri.Populli do te votonte ne mase te madhe kunder HAJNAVE e KRIMINELEVE edhe me shume se 1.000.000 qe ishin radhe e kaluar .Edi te vrase FRIKEN brenda tij.

  11. j says:

    Shqipëria është vend i mallkuar.
    Aty është toka ku rritet dhe lulëzon vetëm e keqja dhe e ndyra.
    Ai vend është vrima e zezë kozmike që thith të gjitha plehrat morale dhe ideale.
    Diktatura,krimet e zhelatëve të sigurimit,spiunlliqet,oportunistët,dallkaukët,servilët,
    komunistët që bëhen antikomunistë,kriminelët veriorë,mafja,vjedhjet me gjykatë dhe me ligj,
    pedofilia,kurvat,imoralët,gratë me dashnorë,dhe burrat me dashnore,rinia pa ideale,krime të përditshme,
    Kush gjen një vënd në botë me këtë përqëndrim të së keqes ?
    Mos u lodhni të kërkoni kot,se nuk do të gjeni.
    Rroftë shqipëria,poshtë e mira.

  12. tomsojeri says:

    Edi Rama po ndjek filozofin e Kutuzovit qorr ne luften me Bonapartin ! Terhiqet vazhdimisht e pret t lodhen e dorzohen vet, ose ja ka len ne dor Allahut ta ndihmoj !Nuk flet ,bile ka shtuar heshtjen ,,po heq bashkpuntor te suksesshem e po ju ndez nepsin banditeve per leshime te reja ! Qendron i heshtur dhe po leshon terren ose nga frika, ose di dicka qe ne nuk e dim !Nese humbet kte betej me 1 milion ushtar, ateher do ai varur ne mes te Tiranes e jo Sali krimineli, se zaten keshtu perfundojn frikacaket ,e nese jo ateher ti drejtohemi ndonje fallxhori te madh te na thot, se ky vertet po na cudit ! Asnji premtim ,asnje goditje ne shenj qe duhej ta fillonte me nje referendum te hiqte andikapatin qe mban Presidencen !Koha qe “Edi Rama te flas”ka kaluar limitet e durimit dhe ka favorizuar banditet qe sic shikojm po shijn, sikur nuk ka shtet ! Ne kto kater vjet suksesi i tij ishte te shtonte armiq. qe e akuzojn per arrogant ,arrogant i leshit, me lepuj e jo me banditet qe na nxin jeten ! Nese ne kte heshtje humnere fshihet Ilir Meta, ateher dy duar per nje kok e plasja elektoratit, se sa qendron si urrith ne brimen e pushtetit ku je futur ! Terbimi e thirrjet e pirateve ne anijen e bulevardit ,kan corientuar zgjedhesit qe nuk po din kush esht zoti vertet qe udheheq ! Vetingu si shpres e rugdaljes po duket shum larg, mos te themi qe po sabotohet e ktu qendron pikpytja e madhe pa pergjigje !!!!Populli e ka then fjalen e tij dhe deshira e tij duhet te shoj ne vend !! Cdo terheqje nga 18 Qershori esht autogoli i humbjes se kesaj ndeshje ! Esht diskretitim e dyshimi i madh edhe i nderkombetareve nese shqiptaret,vertet duan lirin e vertet e jo ate te cadres pirateve !

  13. malsori kreshnik says:

    zoti skender ke te drejte.
    ka ardhe koha qe Edi Rama te marre situaten ne dore dhe ta nxjerre vendin nga kjo krize ku eshte futur sot. me e drejte eshte qe te dale ne zgjedhje pa njeriun e paskrupullt qe po e shkaterron vendin, LSI eshte parti private dhe jo parti politike, eshte parti interesash dhe nje ndermarrje punesimi per militantet e saj me 5000 deri ne 7000 Euro dhe nje parti ku drejtoret e kesaj force cdo muaj dorzojne kuotat e caktuara te drejtuesit e qarqeve te LSI. Edi rama te kete besim tek elektorati i tij se i vetem pa LSI fiton zgjedhjet, populli kerkon reforma she e mbeshtet ate force qe i kryen ato, reformat kane qene te dhimbshme por kane filluar te japin efektin e tyre tek populli dhe tek forcimi i shtetit, Edi Rama duhet te zgjedhe njerez te ndershem si bashkpuntoret e tij dhe te dale pa frike perpara popullit dhe te kerkoje mandantin tjeter e do ta kete. duhet te kete besim se duke besuar tek populli do te marre besimin e tyre per te qeverisur dhe 4 vjet te tjera.
    Edi Rama mos beso tek hileqaret e LSI jane mafioze dhe te pabese, luftojne per perfitime personale dhe ne kurriz te popullit,

  14. DALTON says:

    Ilir Meta prej qershorit te 2013 dhe deri me sot asnjihere nuk e ka ndihmuar Edvin Ramen ,por perkundrazi e ka demtuar ai u duk qe ne fillim qe ishte kundra Edvinit ,ku I dha te drejte Sali-Berishes te brockulliste dhe te perdorte nji fjalor ,prej kafshe antropide pa limit.Kete e sheh populli cdo dite ,2)Ilir Meta reformen ne drejtesi nuk donte ta votonte ,vetingun po ben ceshte e mundur ta pengoje se eshte I perlyer vete me video me ze dhe me figure ,te gjitha digasteret ne ministrite I komandon Ilir meta ,prandaj Edvini duhet te shkeputet njihere e pergjithmone nga ky gjarper se populli eshte me Edvin Ramen iliri ben mire te futet ne cadren e PD se aty I ka koleget e vet.

  15. MIRDASH says:

    SKENDER MINXHOZI BEN VERTET ANALIZE,POR BEN SIKUR NUK DI HALLET E KRYEMINISTRIT.SERVILET E RAMES DHE ANALISTET E TIJ E KESHILLOJNE RAMEN TE HYJE NE ZGJEDHJE PA OPOZITEN.OPOZITE,-THOTE TAK NGJELA TE JETE FJALA VJEN,PARTIA E ÇAMEVE,PARTIA E BOJAXHIUT OSE E PAKTA,PARTIA E BLUSHIT APO PARTIA E DJALIT TE KURT KOLES.MIRE E KE TI TAK NGJELA,POR KETE NUK MUND TA BEJE EDI RAMA SEPSE KURKUSH NUK DO TI QUAJE ZGJEDHJE POLITIKE,POR DO TI QUAJE ZGJEDHJE BOLSHEVIKE.ZGJEDHJET NE SHQIPERI,DO MINXHOZI APO NGJELA AO NUK DUAN DO BEHEN ME QEVERI KUJDESTARE.JANE TONELATA DROGE QE JANE SHITUR,JANE MILIONA EVRO E DOLLARE QE JANE VJEDHUR NE BANKA,ATEHERE SI MOS I PERDORI KJO QEVERI PER TE BLERE VOTA TEK NJE POPULL QE NUK KA BUKE TE HAJE,QE NUK KA OPINGA TE VESHE?PSE ÇFARE E DINI METEN JUVE?!E NGATERONI ME BOJAXHIUN APO ME DJALIN KURT KOLES?!ILIR META JA KA GJETUR KOSHOMAREN ARIUSHIT.DHE PO NUK QENDROVI NE KOSHOMARE,GATI JA KA PRANGAT E HUMBJES.FLISNI ME KEMBE NE TOKE,MOSFLISNI GJEPURA.RAMEN E KA ZENE HALLI,NUK KA RRUGE TJETER VEÇSE TE NENSHKRUAJE ME BASHEN SI DO JETE QEVERIA KUJDESTARE APO TEKNIKE?

  16. edmond says:

    foli! e degjove?

    1. s.h. says:

      tamam…foli e degjove besoj !

  17. Ramistan suksese ne jete says:

    Nje personi nuk i ngrefej dhe vendosi te shkonte tek doktori. Doktori mbasi e vizitoi e pa qe skishte ca ti bente dhe i thote kape arin terhiqe i thote ti bejme pak masazh. E terhoqa i thote pacienti tani rotulloje dhe fute te vryma nga pas , e futa i thote pacienti dhe doktori ja kthen tani beji shurren keshtu eshte dhe puna e ketij lideri global ca te flase ky tani, tani ti beje shurren se ska ca te thote me. E ktheu kete vend per ti thene suksese ne jete.

  18. Mirdash Agolli says:

    Mirdash Agolli

    Per “MIRDASH”:- Thjeshte nga shkrimi vetem me germa te mëdha te shtypit,(sepse ti nuk di ta ndryshosh ne konpjuter),por edhe duke te njohur nga menyra se si i shtron “idete”,(ne fakt kurre nuk ke patur ide),e kuptova qe,ti je kari Mirdash Agolli,qe te njoh qe kulish….

  19. Mirdash Agolli says:

    Mirdash Agolli

    Per “MIRDASH”:- Thjeshte nga shkrimi vetem me germa te mëdha te shtypit,(sepse ti nuk di ta ndryshosh ne konpjuter),por edhe duke te njohur nga menyra se si i shtron “idete”,(ne fakt kurre nuk ke patur ide),e kuptova qe,ti je kari Mirdash Agolli,qe te njoh qe kulish….
    Nese nuk e postoni komentin tim,ju qifsha robt TEMA.Nese e postoni,ju kerkoj falje publike.Por mos e beni mbeshtetesin tuaj te vjeter te flasi me gjuhe te keqe.Flm.

  20. shpresa says:

    Dhe Edi Rama foli. E degjuat? Zgjedhjet me 18 qershor, dhe qeveria do te shkoje ne kete date sipas kontrates me popullin 1 miljonesh. Vetingu do te behet. Tani na gjeni nje sebep qe te justifikojme daljen nga çadra te Lulezimit me gjithe ata qe s’i kane dashur kurre te miren Shqiperise.

  21. Nari says:

    EDI,FOLI DHE BUKUR FORT,!
    ZGJEDHJE MË 18. QERSHOR.!
    KUJT S’JA MBAN,TË MOS DAL NË TAPET.
    POPULLI DO SHKOJ NË VOTIME.!

    VETINGU- LALE!!!😄😄😄😄👍🏻😄👍🏻👍🏻

  22. shaqo says:

    Po pse nuk prite o Skender komunikimin javor te Edi Rames per te marre vesh ate qe deshiron ti dhe mbare populli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *