Krahu i djathtë i Bashës sulmon Shkëlzen Berishën: Populli s’ka bukë, ai tregon jetën luksoze të vetes dhe grave të tij

Alfred Lela, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, ka bërë një shkrim ku barazon Shkëlzen Berishën me Olsi Ramën.

Ai thumbon Berishën e vogël, duke thënë që ndërsa shqiptarët janë të varfër, tregon jetën luksoze të vetes dhe grave të tij.

“Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha, vazhdon të jetë personazh që thirret në skenë. Dhe këtu fillon paradoksi: ai mbetet djali i Berishës, por i ati nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Berisha junior, si target, vazhdon, megjithatë, të jetë i preferuar, po aq sa kur i ati, një politikan i fortë, luftarak, kundërthënës dhe paradigmatik, e udhëhiqte Shqipërinë.

Pse kështu? Sepse, socialistët në pushtet, kanë dashur dhe duan ta përdorin Sali dhe Shkëlzen Berishën si scapegoat-s. Nuk jam duke e përdorur për vanitet fjalën e anglishtes por, sepse mendoj se e ilustron më mirë idenë që kam ndërmend të parashtroj. Në mend kam bash një pasazh apso parabolë biblike, atë të ‘një qingji të lëshuar në shkretëtirë pasi kryeprifti hebre i kishte kaluar mbi të, simbolikisht, mëkatet e njerëzve” (Lev. 16).

Në këtë kuptim, Shkëlzeni dhe i ati duhet të marrin, simbolikisht, ‘mëkatet e njerëzve’ (lexo të demokratëve si kundërshtarë politikë) në shkretëtirën e politikës shqiptare. Të kuptohemi: unë nuk mendoj se, Berisha dhe as i biri, janë ‘biblikë’ në kuptimin e pastërtisë që evokon parabola e përdorur këtu. Askush në politikë nuk është i tillë, aq më pak atë shqiptare. Berisha senior ka mëkatet e tij. I riu, sikur asnjë tjetër të mos kishte, i mjafton vaniteti i shpallur në formën e postimeve në Facebook që i shpallin një populli, 50 përqind e të cilit është i varfër, jetën luksoze të vetes dhe grave të tij”, shkruan Lela.

Nuk dihet si e ka pritur këtë shkrim Berisha, nga një njeri i afërt i Bashës.

16 komente në “Krahu i djathtë i Bashës sulmon Shkëlzen Berishën: Populli s’ka bukë, ai tregon jetën luksoze të vetes dhe grave të tij”

  1. eli-tiv says:

    …Ne se keni te qarte kush shkelzeni…kot shkruani per te…po filluan ta krahasojne…me kedo…atehere ketu fillojne ta falin ate…familja berisha nuk krahason pasurine me asnje…perkundrazi kane arrogancen te na thone qe ne nakon gjithcka…..saliun e ha meraku mos ka mete pasur me shume se ai…..

  2. ledion says:

    Fshati digjet, kurva krihet.

  3. kastriot says:

    koke turku ,ne shqip o shqiptar qe nuk di shqip.ka dhe me popullore po ki ti dish ti qe i sherben kerkujt

  4. tropojani c100 says:

    nuk e ka ndermend berisha ta kandidoje per deputet ste lejlen ndaj edhe ajo fillon e shkruan kunder

  5. skenderbeu says:

    Lela….mos do te na mbushesh mendjen se ju jeni futur ne cader per hallet e popullit apo se PD nuk eshte me ajo e djeshmja?
    Jeni njelloj, madje edhe me keq, pervec ligesise ndaj Shqiperise dhe shqiptareve keni gjetur armiq te rinj..Donald Lu dhe Vlahutin..Ju jeni nje parti qe nuk perfaqesoni interesat e ketij populli, jeni kthyer ne nje bande, nuk keni bere zgjedhje brenda partise, mos po ju pengon qeveria, tahiri , rama apo miliardat e hashashit? Fat i mire qe po i beni gjerat kaq hapur, no coment….bejini te fala Rusise me 18 qershor..

  6. Alfred Suma says:

    Ti Alfred Lela, ngjason me nje hiene te plakur e te lodhur, por qe prap nuk e humb zakonin.

  7. €piriiiiii says:

    Bë Qef Skerdhen edhe ca koh Laku po ngushtohet. Po te zune ta vune bashk me gjith Karminen nejse ajo ka vendin po ti more derzi qe do ta bejne vendin

  8. Zeni bukur says:

    Te gjthe te cadra qe kurr mos ti mungoje gje Berishjaneve…..mos harroni merrni me vete familjare e komshij pe rnje ceshtje qe na perket te gjitheve.
    Sa me shume te jemi aq me shume pordhe do kene Berishjanet. Bravo popull legen dini per ke te votoni edhe kur buk skemi.

  9. alphade says:

    Berisha spurdhjak le te livadhisi edhe per ca kohe neper bote ,
    se pastaj do te thote : mjere une,i ziu une ,cfare pasken bere ?!
    313-ta e pret me “krahe hapur” ! Te gjitha do t’i dalin prej hundesh!
    Zenushi ka abuzuar aq shume sa qe diten qe do te thyeje zverkun ,
    sebashku me te jatin ,shqiptaret do ta festojne si diten e tyre te
    clirimit nga diktatura- bajraktare – primitive – tribaliste te Saliserb
    Vicidolit ,tradhetarit me te madh te kombit shqiptar …….!!!

  10. j says:

    Ja ka prue saliha prij tropojet or tij lum miku.

  11. luli nga Kosova says:

    Mos u merzisni se edhe kete ka per ta pare zoti. Ky po bene qejf me gjakun e femijeve te Gerdecit, te 21 janarit mes bule3vardit me duar ne xhepa dhe me parate e rruges se kombit. Zoti eshte i madhe dhe populli thote te leshofsha vetem zotin qe femijet e gerdecit dhe familjet e 21 janarit te qetesohen sa do pak.
    Shkelzeni do te ishte kalbur ne tropoje por do e shofe edhe kete zoti.
    Zoti bekoft femijet e familjaret e gerdecit si dhe familjaret e 21 janarit dhe popullin shqiptar, me perjashtim te berishjaneve cjep pleq e plaka serbe.

  12. Thanas says:

    Po pse te pasurit e rinj nuk kane te drejte te protestojne vetem nje dite ne cader si popull qe vuan perpara se t’ju niset avioni per pushime lluksi?
    Kush tha qe zengjinet e veckel nuk paskan te drejte te kene hallet e tyre. Madje i kane me te medhaja se thjesht nje kafshate buke apo nje fature e papaguar elektriciteti.
    Hallet e tyre jane te verteta dhe jo te atyre gjynahqareve pa dhembe ne goje.

  13. manti says:

    Ky alfredua i lelajve qe nka pjerdhur plotsisht dhe paska vertete turbulenca nervore. Nuk merret vesh se çdo te thote dhe theret ne ndihme biblen. Mjere ne çna ka gjet kur disa monstra si ky kerkojne ne politike te ngjisin shkallet shpejt. Tung nga Bostoni

  14. hmmm says:

    Mire qe i ekspozon udhetimet e tij, po si nuk perton t’i beje gjithe ato udhetime xhanem? Une edhe kur kam mundesi te udhetoj pertoj ose te shkoj ose te postoj vendet ku shkoj. Ndersa ky jo vetem qe bredh sa andej ketej, po edhe s’perton t’i postoje te gjitha fotot qe ben. Pra e ben me qellim per karshillek, pavaresisht efektit negativ qe ka tek kauza e PD. Duket sikur ne vend ta ndihmoje PD, kerkon qellimisht ta sabotoje ate. Mbase Rama dhe Berisha kane bere ndonje marreveshje te fshehte ku ne menyre qe Rama te mbaje pushtetin sa me gjate, djali i Berishes te vazhdoje t’i rikujtoje popullit se cfare vjedhjesh spektakolare jane bere nga ai dhe ata qe e rrethojne. Ne kembim Rama nuk con ne burg Berishen per pislliqet e bera nder vite.

  15. pordhet e leles says:

    pordh pa dashje e leles kjo
    se kshu drejtperdrejt aha s’kan mendje t’i gjujn berisheve dhe pd-s Lelet e medjave

  16. musa says:

    O Lelo pse o vllai vret veten, Ti edhe ke dashur të thuash diç,edhe je aq i pa definuar ! S di a e din vetë qka ke dashur të thuash ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *