“Luftën për historinë europiane të Shqipërisë në aleancë me SHBA e fitojnë shqiptarët jo çadra e shkretëtirave libiane, e ngritur nga Sali Berisha”

19 Mars 2017, 10:51Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kush do ta fitojë luftën për historinë europiane të Shqipërisë:

Shqiptarët, në aleancë me Amerikën, apo orienti me yxhymin e sikletosur të Sali Berishës?

l.Asnjë mendje e kthjellët nuk mund ta mendojë që yxhymi berishian do mundë Amerikën dhe fatin perëndimor të shqipërisë me një çadër si ajo e Omar Gaddafi-it, ‘princit’ libian. Por lufta për mbijetesë të bën qesharak.

Janë të shumtë ata të korruptuar sot që i kanë sytë me shpresë nga çadra e Gadafit shqiptar, por e kanë të kotë.

E gjithe lukunia korruptive gjyqtaro-politike në Shqipëri sot mendon se, duke shkelur kushteturën, do të shpëtojë gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin për korrupsion.

Por e kanë luftë të kotë. Fati i shqipërisë perëmdimore është vendosur në Uashington dhe në Berlin. Shqiptarët janë sot domisdoshmëri e politikës amerikane dhe europiano-perëndimore në Ballkan. Kurse Ballkani Perëndimor sigurisht që është vendi historik i popullsisë më të madhe ne të: i shqiptarëve.

Pse, politika antishqiptare e gatuar ne Moskë dhe në vendet respektive të Ballkanit Perëndimor do të mundë Amerikën në Shqipëri, me njerëz të përbuzur nga mëse nëntëdhjetë përqind të shqiptarëve?

ll.Pyetjet që ngrihen në këtë rast, janë këto:

Kush do ta fitojë këtë luftë për vetingun në Tiranë ambasadori amerikan Donald Lu dhe qeveria shqiptare; apo çadra e shkretetirave libiane, e ngritur nga Sali Berisha?

Sigurisht që Donald Lu dhe qeveria shqiptare.

Po si do të shkojnë në Parlament deputetët e Çadres gadafiane?

Me sistemin ndarës, sipas pyetjes: me Amerikën apo me Rusinë?

Pse, mosvotimi i vetingut është antiamerikanizëm?

Sigurisht që është antiamerikanizëm. Përderisa vetingu është intetes amerikano-shqiptar dhe shqiptarët janë 97 përqind proamerikanë, atëherë vetëkuptohet që shkelja e kushtetutës është kundër fatit europiano-perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po sikur deputetet e Saliut të kenë vendosur të shkelin kushtetutën, kush do ti ndalojë ta kryejnë këtë?

Edhe kjo një aventurë do të jetë, sepse, pasi të kenë marrë damkën e regresit antishqiptar, nuk do t’ia arrijnë dot, ngaqë kushtetuta nuk mund të bllokohet.

Po si arsyetohet kjo?

Kushtetuta, pakicës parlamentare, i ka dhenë një të drejte të barabartë me shumicën për zgjedhjen e komisionit të vetingut. Por nëse një pakicë parlamentare nuk do ta ushtrojë këtë të drejtë, atëherë e merr pakica tjetër.

Po në rast se nuk ka pakicë tjetër?

Atëherë e merr shumica, sepse e drejta e pakicës nuk është shkrlur, ajo është refuzuar prej saj, me keqdashje dhe kundër kushtetutës dhe interesit shqiptar.

Domethënë, Donald Lu e ka mundur Sali Berishën, sido që ta marrësh.

Po, e ka mundur përfundimusht. Dhe s’kishte se si te ndodhte ndryshe.

Domethënë fati europiano-perëndimor i Shqipërisë paska fituar?

6 komente në ““Luftën për historinë europiane të Shqipërisë në aleancë me SHBA e fitojnë shqiptarët jo çadra e shkretëtirave libiane, e ngritur nga Sali Berisha””

  1. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

    Nuk na the nje fjale per besimin ne reformen e Rames dhe Vetingun e Lu Luse.
    Po per per Republiken e Kanabisit dhe Plehrat e Kryeministrit. Apo harrove qe Xhafaj eshte eshe ai nje socialist i reformuar
    Sikur se ke me ate shpresen e fitores, je zhgenjyer nga Rama me duket.

    Mire Saliun se fut ne burg Rama se kemi drejtesi te Sales e Metes po ligjin per votim nga emigrantet pse nuk e beri Edrama .

  2. Shqiptar i Ndershëm says:

    Përpara Bijtë dhe Bijat e Shqipes!

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Me pelqen me analizat analitike,qe ben,i dashur Spartak…
    Shqiptaret te jane mirenjohes.
    Ajo shprehja “do te dorezojne gjene e vjedhur” (sa bukur e ke gjetur! ? ), i zbulon lakuriq si hajdute e langaraqe Saliun,Lulin,Ilirin e felliqesira te tjera,qe e plackiten kete popull deri ne palce dhe kurre nuk u ngopen…
    LAVDI AMERIKES DHE BASHKIMIT EUROPIAN QE PO SHPETOJNE SHQIPERINE!
    TE FALEMINDERIT Z.LU DHE ZJ.VLAHUTIN!

  4. haha says:

    ka te drejte ky i republikes se kan.ose lazaratit…..sic ishte gjithe shqiperia para 4-vjetesh…droge krim tritol…..tani therresin kapeni hajdutin…..fuck pd…antishqiptare….

  5. Borba says:

    Levizje te cuditshme ben ky Luli. Shkon te Gadafi kur Shqiperine se lidh gje me te. Takon ruset kur shqiptaret duan te shkojme ne perendim. Sulmon perendimoret kur ata Jane enderr e shqiptarve. Ky ngjan me Ahmet Zogun qe per te marre pushtetin I kerkonte ndihme Beogradit.

  6. Ledi says:

    Bravo !!!!! AVOKAT!!! BRILANT!!!!???????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje