Mesila Doda: Lokomotivat, partitë dhe arroganca…

Deputetja e PDIU Mesila Doda duket se nuk e pritur mirë deklaratën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti se PS është lokomotiva ndërsa partitë e tjera aleate janë vagonët.

Ajo është shprehur se secila parti ka identitetin e vet, dhe se është sistemi që detyron gjysmë milioni vota që të prodhojnë zero deputete.

Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.

Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike.

Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur.

Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit.

Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.

Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri. #refuzoj_demokraturen”, është shprehur Doda.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...