Ngjarja në Devoll, flet dëshmitari: Ju rrëfej momentet e tmerrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas atentatit ndaj tre shtetasve shqiptarë që u dhunuan barbarisht prane kufirit shqiptaro-grek në Devoll, mësohet se ata janë hedhur në rrugë nga agresorët.

Bëhet me dije se perosnat e lënduar kanë trokitur në shtëpinë e parë që kanë gjetur duke kërkuar ndihmë.
Dëshmitari tregon detajet nga mbrëmja e djeshme dhe kontakti që pati me personat e sulmuar.

Dëshmitari: Mbrëmë rreth orës tetë e gjysmë dikush trokiti në derë: Duam ndihmë! Dolëm jashtë për ta ndihmuar e pashë që nuk ishte i rregullt, ishte i gjaksour i bërë copë copë. Nuk pranova si njeri ta fusja në oborr e kam lënë te porta jashtë jashtë. Aman ju lutem më ndihmoni, tha se kam njërin që po më vdes.

-Ku e ke, i thashë.

-E kam këtu te shtëpia jote.

Unë kam marrë një batanije dhe ja kam dhënë. Në shtëpi nuk e kam future. Kërkova kryeplakun në telefon, ai e pa gjendjen, më pas lajmëroi policinë dhe policia bëri punën e saj. I plagosur nuk ishte në gjendje të komunikonte asgjë, kurse ai që ishte në gjendje më të mirë, njëherë thoshtë dicka tjetër, një herë dicka tjetër. Nuk thoshte as nga po shkonte as nga po ktheheshe, ishin në këmbë. Unë nuk kam parë as makinë, as   njeri të lëvizë,”  tregon dëshmitari i tronditur nga ngjarja.

Shtetasit  janë sulmuar dhe grabitur teksa udhëtonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë pranë fshatit Braçanj.

44 vjeçari Zarif Alliu, personi më i lënduar nga ngjarja nuk i ka mbijetuar dot plagëve të shumta që kishte marrë në trup dhe për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani nuk janë identifikuar ende autorët e këtij akti të tmerrshëm.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen./ad

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *