REPLIKA/ Pas takimit me Merkel, Gjermania “shuplakë” Trumpit: Nuk i kemi borxh NATO­-s

Berlini zyrtar ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Ursula von der Leyen, ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan i cili pretendon se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO­-s dhe Shteteve të Bashkuara.

“Nuk i kemi borxh NATO­-s,” ka thënë Leyen, duke theksuar se eshtë gabim që ta lidhësh vetëm me NATO­-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

 “Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB­së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS­in,” ka shtuar ajo.

Më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO­s dhe duhet ta paguajë SHBA­-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri asaj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *