“Trump nuk refuzoi të shtrëngonte dorën me Merkel”

19 Mars 2017, 19:35Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump nuk refuzoi që të shtrëngonte dorën me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi i tij Sean Spicer sqaroi për gazetën gjermane ”Der Spiegel” se Trump “nuk dëgjoi pyetjen” e kancelares gjermane kur i propozoi që edhe njëherë të shtrëngojnë duart, pas kërkesës së fotoreporterëve.

Kancelarja gjermane të premten qëndroi për vizitë zyrtare në Ëashington dhe kjo ishte vizita e parë e saj në “Shtëpinë e Bardhë” pas zgjedhjes së Trumpit si president, e cila duhej të rregullonte marrëdhëniet mes dy zyrtarëve pas retorikës së ashpër zgjedhore në të cilën e kritikoi politikën e Merkelit për dyer të hapura për refugjatët, duke e quajtur “gabim katastrofal”.

Sipas gjermanes “Bild”, është e pabesueshme që Trump të mos e këtë dëgjuar propozimin e Merkelit meqë ajo qëndronte ulur menjëherë afër tij dhe kujton se gjatë tërë asaj skene presidenti amerikan nuk drejtoi shikimin drejt kancelares gjermane.

1 komente në ““Trump nuk refuzoi të shtrëngonte dorën me Merkel””

  1. Qytetar says:

    Po trapi trap eshte cprisni te beje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje