Vlorë, rrëzohet parashutistia, u dëmtua në momentin e uljes

Në qytetin e Vlorës një parashutiste është rrëzuar nga fluturimi i tij.

Ai ka rënë në afërsi të Plazhit të Ri në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Qytetarët që e ndoqën me sy të lirë, janë afruar menjëherë rreth tij për ta dërguar në spitalin e qytetit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami  i cili  ka sqaruar incidentin e ndodhur.
Islami thotë se vajza ka qenë e shoqëroar me një pilot nga Kosova gjatë kohës kur ka fluturuar.

Vajza u dëmtua në momentin e uljes. Është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është parashutiste, por ka qenë me një pilot nga Kosova duke bërë fluturim.Ka qenë thjeshtë një çështje manovre kur ka rënë, por nuk ka asnjë rrezik për jetën.Vlora këto ditë mbushet dhe me pilotë të vendeve të tjera në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror që do të zhvillohet në Vlorë në 8 Maj.Këto janë ditë të lira ku pilotët mund të bëjnë stërvitje,” deklaroi ai.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rrëzimin e parashutës./ad

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vlorë, rrëzohet parashutistia, u dëmtua në momentin e uljes”

  1. joel shkodra says:

    Lajm shume interesant: Titulli femerore, vazhdon mashkullore, perfundon femerore.: “rrezohet parashutistja” (f); “nje parashutiste” (f); “fluturimi i tij” (m); “ai ka rene” (m); “rreth tij” (m); “vajza” (f). Me sa duket kur hidhet nga avioni eshte femer, gjate rruges behet mashkull e, para se te takoje token behet perseri femer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *