mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

“3 pikëshi” i Nishanit në garën për kreun e PD-së

Nga Flogert Muça

Ka mbi një vit që në Partinë Demokratike shihet një dualitet Basha-Nishani për kreun e PD-së. Ky i fundit u fut në një garë të ethshme me Bashën duke kundërshtuar hapur qeverinë dhe bashkinë e Tiranës në çdo moment që gjente shteg të fliste apo vepronte me fuqinë që i jepte posti i Presidentit. Një sjellje absurde kjo për një President Republike që prezupozohet të ketë një rol bashkues e jo përçarës. Megjithatë Nishani që nga rrëzimet e ligjeve të mazhorancës e deri te protesta kundër këndit të lojërave që bashkia Tiranë ndërtoi të Liqeni, ndërmori një valë sulmesh opozitare kundër mazhorancës që e mbanin atë larg të qënurit President dhe e bënin njësh me partinë e tij mëmë, atë demokratike.

 Mirëpo luajti me dy porta. Ai veproi si President edhe pse foli si militant. Me dekretimin e katër ministrave të rinj, specifikisht atë të ministrit të Brendshëm të propozuar, Fatmir Xhafën, Nishani bëri një veprim konform kushtetutës por një fjalim prej kryetari opozite. Kjo në fakt ishte një tjetër “vepër” dhe hap i Nishanit drejt ëndrrës së tij për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë se lufta e Nishanit kundër qeverisë u ndal dje me dekretimin e Xhafës. Me atë veprim ai dje i tregoi ndërkombëtarëve që nuk është si Basha, duke hedhur kështu një sinjale se nëse do jetë ai nesër kryetari i PD-së, situata politike nuk do degjenerojë kaq keq sa sot. E nga ana tjetër gjithë çfarë tha kundër Fatmir Xhafës ishin në një linjë me qëndrimin e PD-së. Kjo e bën Nishanin “fitues” në të dyja rastet. Me ndërkombëtarët korrekt në leximin e Kushtetutës dhe me militantët e PD-së korrekt me akuzat kundrejt ministrit të ri të Brendshëm.

Nishani bëri një gjest duke lexuar Kushtetutën sipas ambasadorit Lu (siç shkruan dhe gazetari Mero Baze) e duke i dhënë njëkohësisht një shuplakë Bashës në sytë e ndërkombëtarëve dhe vetë militantëve të Partisë Demokratike. Sepse Nishani mesa duket ka informacionin e plotë që po qarkullon dhe në korridoret e gazetarëve e politikës, se Basha është në ditët e tij më të këqija sa i përket marrëdhënieve me Berishën.

Duke gjuajtur këtë rast, Nishani gjeti momentin për të vrarë dy zogj me një gurë. U tregua korrekt me ndërkombëtarët dhe me militantët. Basha është i zënë ngushtë në të gjitha rastet. Tanimë është e qartë se Basha nuk është ngujuar në çadër se ka merak cilësinë e zgjedhjeve. Basha është ngujuar dhe do qëndrojë në atë çadër deri në momentin që të marrë siguri nga Berisha se do jetë po ai kryetari i Partisë Demokratike edhe pas humbjes së 18 qershorit.

Ndërsa Nishani është në aksion, duke parë momentin delikat në të cilin ndodhet Basha i cili ka humbur ndërkombëtarët dhe Berishën e ka mbetur fillikat në shesh. Nishani po bën të kundërtën e Bashës. Ai lexon Kushtetutën siç i thotë SHBA/BE dhe hedh akuza ndaj Xhafës njëlloj si Berisha. Pra Nishani qëndron formalisht kah perëndimit kur Basha është nisur drejt Rusisë. Ky është udhëkryqi i Partisë Demokratike dhe halli i saj më i madh.

Pra problemi i madh i Partisë Demokratike sot është se kë do ketë kryetar pas 18 qershorit që t’i udhëheqë në një opozitë të vështirë 4-vjeçare me një parti akoma dhe më të tkurrur se kjo e sotmja.

Sot Nishani është 3 pikë para Bashës në garën e hapur brenda Partisë Demkratike. Basha pret mesa duket që arbitri (Berisha) të ndërhyjë në favor të tij.

4 komente në ““3 pikëshi” i Nishanit në garën për kreun e PD-së”

  1. tradita says:

    Nuk thua se e eshte thirrur Bashen ne ShBA per t’i terhequr vrejtjrn per sjellje jo te mira. Ha. Ha. Ha…

    1. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

      perdor google translate, per shqipen o njeri i mire

  2. ts says:

    NJE PARTI GJELL QENSH !!! PARTI QE TE DREJTOHET NGA BUJAR NISHANI!!!!! SHIFNI KU PO KATANDISET OR SHQIPTAR….HAHAHAHAHAHA……..

  3. Buci says:

    PD nuk do drejtohet kurre nga Bujar Mehmeti..as mos tju shkoje nder mend..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X