Debat për “ekspertin fiskal”, Braçe paralajmëron: Të paraqiten në komision ose…

Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financave Erion Braçe njoftoi se drafti ligjor për ekspertin fiskal do të shtyhet për shkak se pala që e ka propozuar nuk është e pranishme.

“Ky nuk është propozim i Këshillit të Ministrave, por është i LSI. Propozuesi që është Kadeli nuk ka ardhur në Komision.Nuk kam përse ta diskutoj kur ata nuk janë të pranishëm.Propozoj tërheqjen pas të draftit,” tha Braçe.

Deputeti socialist foli edhe pas seancës dëgjimore, ku teksa dha një paralajmërim të qartë për Kadelin, theksoi edhe faktin se nuk pranon asnjë presion.

Nuk kanë ardhur propozuesit. Nuk mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë. Ose të paraqiten në Komision ose do i kërkoj kryetarit të parlamentit të tërheqë draftin. Propozuesi ose do të vijë ose do të tërheqë draftin.Një gjë mund të them sot: Unë nuk pranoj asnjë presion,” pohoi kreu i Komisionit për Ekonominë.

Ndërkohë sa i përket projektligjit të ish-të përndjekurve Braçe  tha se nuk e kaluan në diskutim sepse nuk kanë kuorumin që bëhet pengesë për këtë.

“Ata që janë në çadër të vijnë të votojnë”  bëri thirrje Erion Braçe.

 

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...