Deputeti i PS: Berisha, “mitra që polli vitin ’97” po bën thirrje për destabilizim. Kërkon vëllavrasje

Partia Socialiste i konsideron thirrje për destabilizim deklaratat e forta te ish kryeministrit Berisha për rrëzimin e Edi Ramës.

Këtë herë më anë të një statusi në “Facebook” deputeti i PS Arben Cuko është shprehur se njeriu i cili polli vitin 1997 po bën thirrje përsëri për kaos në Shqipëri, duke iu referuar Sali Berishes.

“Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’-n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret”.

Statusi i plotë ne facebook:

Njezet vjet me pare, me 20 mars 1997, ra ne krye te detyres Kapiten i Pare Nuredin Gorçe, Deshmor i Atdheut. Ai dha jeten ne mbrojtje te Shtetit Shqiptar ne lufte me turmat e armatosura te drejtuara dhe udhehequra nga kryebanditi Berisha, i cili duke pare qe i humbi pushteti i tij personal, u perpoq me cdo kusht ta fuste vendin ne vellavrasje.

Sot, 20 vjet me vone, ne garnizonin e Zall Herrit,u mblodhem ne , ish shoket e armeve te Nuredinit, familjaret, nena, bashkeshortja,djali Erdini, Zv Shefi i Shtabit gjeneral Prenga, komandanti i FT gjeneral Cahani, ushtare dhe oficera komando, ne nje ceremoni te thjeshte perkujtimore.

Per ironi te fatit, dhe jo vetem, i njejti njeri ,si atehere, po ben thirrje perseri per destabilitet dhe kaos ne Shqiperi. Mitra qe polli 97’n eshte akoma gjalle dhe megjithese gjysem e ngordhur perpiqet te riktheje edhe njehere ato dite te zeza per shqiptaret.

I paharruar qofte kujtimi i Nuredinit dhe i gjithe pjesetareve te FA dhe Policise qe dhane jeten ne mbrojtje te shtetit dhe popullit te tyre dhe qe nuk lejuan vellavrasjen midis shqiptareve.

1 komente në “Deputeti i PS: Berisha, “mitra që polli vitin ’97” po bën thirrje për destabilizim. Kërkon vëllavrasje”

  1. nela says:

    BERISHA,, RRACË E KEQE.!
    S’PO I NDAHET KËTIJË VENDI.!
    MALLKIMI YNË.!😔😔😔

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X