Ditari i Megi Pjeshkës: Pse Qim Peka ka aftësi të të bindë dhe kur i vdes dashnorja në makinë

20 Mars 2017, 18:42Antena TEMA

Pas traumës që pësuam dje nga dekretimi i Nishanit, sot në çadër dilema më e madhe ishte si mendon Doktori për këtë çështje.

Ai nuk kishte folur dhe ne donim patjetër përgjigje.

I vetmi që mund ta dinte mirë këtë, ishte Qimi, meqë paguhet prej Zenit dhe flet me Doktorin.

E thirrëm në çadër të na shpjegonte çfarë ndodhte.

Qimi filloi të shpjegohej para çadrës.

-“Në fakt, akti i Nishanit, duket si akt i thjeshtë burokratik, por duhet të kemi parasysh se ka disa lëvizje të qarta që i paraprijnë këtij akti dhe që kanë domethënie.

E para, është që Nishani dje nuk më telefonoi gjithë ditën dhe e dyta, që gruaja e tij ka kundërshtuar sugjerimin tim për dorëheqje, pasi më tha, se nuk kemi lyer akoma shtëpinë e re.

Plus kësaj, dhe mobileri që po u bën mobiljet e shtëpisë ku zhvendosen, ka një lidhje me Edi Ramën, se ia ka bërë një tavolinë zyre dhe disa dyer tek Liceu, dhe ka shumë mundësi që ai ka ndërmjetësuar vendimin mbasdite.

Gjithçka ka ndodhur mes orës 15:00 dhe orës 18:00, dhe me siguri lidhet me këto rrethana që shpjegova.”

-Po Doktori është i mërzitur me këtë çështje, pyeti një nga çadra?

-Doktori jo, pasi është i qartë për profilin e ulët të Nishanit dhe më tha që është e besueshme ajo që unë i thashë, se ai nuk jep dorëheqje, pasi nuk ka rregulluar akoma shtëpinë e re.

Nga ana tjetër, ai është diktuar në këtë vendim nga gruaja e tij, e cila është e kushtëzuar nga mobiljeri, i cili ka një lidhje me Edi Ramën dhe kjo shpjegon shumë gjëra.

-D.m.th. me një fjalë ne kemi fituar nga kjo që bëri Nishani. apo jo?

-E vërteta është se nuk na intereson shumë, por Edi Ramën e ka lehtësuar. dhe unë mendoj se ka një pazar me Edi Ramën për të mbetur përsëri president.

Pazari ka shumë mundësi që lidhet dhe me faktin, që ai që do t’i lyejë shtëpitë Nishanit, ka punuar në Bashki në kohë të Ramës dhe ka një lidhje me Bledi Gonxhen.

Po ashtu, është e sigurtë se kohët e fundit ai ka lyer shtëpinë e një diplomati perëndimor dhe ata e kanë rekrutuar.

Kështu, ai është bërë person kyç.

Deputeti Ruli po e dëgjonte buzagaz Qimin dhe ndërhyri, se nuk duroi dot.

-Po mirë mo djalë, nuk e kupton që ke një hall të madh!

-Çfarë halli, i tha Qim Peka?

-Që kur të ka vdekur dashnorja në makinë dhe i ke mbush mendjen gruas, që e kishe shoqe, por po e shëtisje në darkë nga motelet e Krrabës, të është mbush mendja që njerëzit mund të besojnë të thuash ç’të duash.

Ne s’na ka vdek ndonjë dashnore në makinë, e prapë s’na besojnë grate, ndaj matemi kur gënjejmë.

Ti je mësuar keq, s’ke faj.

4 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Pse Qim Peka ka aftësi të të bindë dhe kur i vdes dashnorja në makinë”

  1. Ver Llapa says:

    Edhe Qimi ka pas dashnore?!!!. O nene o nene? Po ne qenkemi te humbur fare. Pika na rafte.

    1. Hasani says:

      Po dhe e vrau në aksident me makinë….dhe për më tepër ishte vajza e mikut të shtëpisë.

  2. Nukkam says:

    E drejt persa i perket Qimit… Cimit dmth… kur ka dhe qim peka dashnore…. vajmedet ne tjeret

  3. maku says:

    O Mero palaço. Po mire qe ate familjen e se ndjeres e lendon shume pe kete shkrimin tend palaço, po me te vdekurit çfare ke, pse nuk i le te qete.
    Palaço

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje