Drejtori i FBI-së: Asnjë provë për përgjime në dëm të Donald Trump

20 Mars 2017, 18:07Bota TEMA

Drejtori i FBI-së, James Comey, gjatë audicionit në komisionin e inteligjencës së Dhomës së Kongresit amerikan, ka mohuar ekzistencën e provave që tregojnë se ish-presidenti Obama ka përgjuar pasardhësin e tij Donald Trump, para se ky i fundit të zgjidhej kryetar shteti.

“Nuk kemi informacione që të mbështesin sa është thënë në postimin e presidentit Trump”, ka thënë Comey, duke iu referuar akuzave të miliarderit se, Obama kishte përgjuar rezidencën e tij, Trump Tower.

Shefi i FBI-së ka bërë gjithashtu me dije se, zyra e tij po heton edhe për lidhje të mundshme të stafit elektoral të Donald Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Ndërkohë, kryetari i komisionit, republikani David Nunes ka ritheksuar se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka pasur përgjime “fizike” ranë Trump Tower.

Megjithatë, ai ka shtuar se, është e mundur që aktivitete të tjera përgjimi të jenë kryer ndaj Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ndërsa demokrati Adam Schiff, bashkëkryetar i komisionit, ka thënë se, Comey tashmë është në gjendje “të mbyllë përfundimisht” diskutimet në lidhje me akuzat për përgjimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje