“El Clasico”, Real Madrid-Barcelona do të luhet më 23 prill

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll, mes Real Madridit dhe Barcelonës do te zhvillohet më datë 23 prill.

“El Clasico” e dytë për këtë sezon do të zhvillohet në  stadiumin “Santiago Bernabeu” më 23 prill, në orën 20:45, pak ditë pas ndeshjeve të dyta në “Uefa Champions League”.

Ky takim, ashtu dhe si sfidat e tjera mes këtyre dy ekipeve pritet që të dhurojë emocione dhe spektakël, pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren për të shkuar drejt titullit kampion.

Momntalisht Reali i Madridit kryeson tabelën e renditjes në “La Liga” me dy pikë më shumë se katalanasit.

Por, madrilenët mund të shkëputen pasi kanë një ndeshje më pak kundër Celta Vigos.

“El Clasico” e parë mes Barcelonës dhe Realit që u luajt në “Camp Nou” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *