Erdogan: Europa na urren. Nëse s’do kishin turp, do rikthenin dhomat e gazit

Presidenti turk Erdogan, ka vijuar retorikën e ashpër ndaj Europës pas përplasjeve me Holandën dhe Gjermaninë.

Në një fjalim para mbështetësve të tij në Stamboll, kreu i shtetit ka thënë se tashmë ‘balloja me maska’ e Europës ka përfunduar dhe se europianët do i rivinin në jetë dhomat e gazit, nëse nuk do kishin turp.

‘Ata kanë vite që grumbullojnë urrejtje për popullin tonë, për vendin tonë dhe për muslimanët anembanë botës.

E bëjnë këtë në televizonet e tyre dhe në gazetat e tyre çdo ditë.

Nëse nuk do i vinte turp do i risillnin në jetë dhomat e gazit’ – deklaroi Erdogan.

4 komente në “Erdogan: Europa na urren. Nëse s’do kishin turp, do rikthenin dhomat e gazit”

  1. albti says:

    Problemi qendron se po te bejne europianet ne Turqi te njejten gje ata do te shtypeshin me kembe nga turqit.
    Te vjen tjetri ne shtepi dhe kerkon te behet zot shpie.

  2. a says:

    O qafir o pusht Erdokar…., nuk e kupton, apo ben sikur nuk kupton o plera hipokrita.
    Evropa nuk ju do se jeni te Pa Bese…Europa ju hapi portat e punesimit, mirqenies dhe qyteterimit dhe ju ne mendjet tuaja keni Pushtimin e saj me Islamizmin tuaj Fodamentalist.
    A ka njeri ne Bote qe nuk ka kuptuar se cili ka qene synimi dhe planet e Tua qe kur fillove te fuqizohesh….planet tuaja jene nenshtrimi dhe shfarosja e te Krishtereve, triumfin e Islamit dhe e “kultures” tuaj te Peshtire.

  3. alban.it says:

    Fatkeqesisht erdogan ka te drejte
    evropa nuk perngjan me nje demokraci perendimore por eshte pikerisht ashtu sic e ka akuzuar erdogani para disa vitesh pra nje “klub kristianesh”

  4. Kemal says:

    Kur pushteti te erreson arsyen fillon e sheh armiq kudo.Te armiqesosh popullin turk me europen nuk mund te zgjase shume por eshte nje dem shume i madh.Pres qe erdogan te shpalle armik edhe vete Ataturkun.Parimet mbi te cilat u ngrit Turqia moderne po shkelen me kembe perdite e me qorrazi nga mania e pushtetit qe ja mberthyer erdoganin.Ai po ndihet gjithnje e me i forte brenda Turqise,por Turqia po humb respektin dhe dinjitetin ne sy te botes. Kush vlen me shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X