Hahn refuzon protestuesit kundërshtarë të platformës shqiptare

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn nuk do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, organizatorja e protestave kundër mandatimit të Zoran Zaevit dhe partive shqiptare për krijimin e qeverisë së re.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por 3 anëtarët e Parlamentit Europian që e shoqërojnë, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, do të diskutojnë vetëm me përfaques të partive politike maqedonase.

“Takimet do të përqëndrohen vetëm te figurat politike, – shpjegoi Koçijançiç. – Është e vërtetë se ka edhe kërkesa të tjera dhe se, shpeshherë kur udhëton në këtë vend, përpiqet të takohet me sa më shumë bashkëbisedues që të jetë e mundur. Por këtë herë, axhenda nuk lejon takime të tjera”.

Komisioneri do të mbërrijë në Shkup të martën. Drejtues të nismës që kundërshton “platformën shqiptare” kishin kërkuar një përballje me të, por duket nuk do ta kenë këtë mundësi.

1 komente në “Hahn refuzon protestuesit kundërshtarë të platformës shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X