I ngeci ushqimi në fyt, ndërron jetë 58 vjeçari në Tiranë

Një 58­ vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët të cilët janë përpjekur t’i japën ndihmën e parë por ishte shumë vonë.

Kalimtarët kanë telefonuar menjëherë policinë  e cila në fillim dyshoi për ndonjë sulm të mundshëm.

Sipas burimeve të Policisë, mësohet se shkaku i vdekjes se shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ky ka qenë përfundimi i hetimeve paraprake në bazë të ekspertizes mjeko­-ligjore.

Më tej bëhet me dije se këtij te fundit i kishte ngecur ushqimi në fyt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X