Lulzim Basha ia arrin: Bëhet lajm në mediat e huaja, nëpërmjet… Xhelalit

20 Mars 2017, 10:23Politika TEMA
Lulzim Basha ia arrin: Bëhet lajm në mediat e huaja,

Që prej nisjes së protestës së PD-së, më shumë se një muaj më parë, përveç disa raportimeve të shkurtra të Associated Press në ditën e parë të nisjes së protestës, më pas nuk ka asnjë raportim në mediat e rndësishme ndërkombëtare.

Askush nuk shkruan më për çadrën e PD-së, ndërkohë që edhe diplomatët ndërkombëtare e kanë injoruar atë.

Dhe, për të shpëtuar nga ky izolim ndërkombëtar, Lulzim Basha e gjeti zgjidhjen për t’iu përmendur emri në mediat e huaja.

Ai mori pjesë në inagurimin e bulevardit “Donald Trump” në Kamëz, përkrah Xhelal Mziut.

Lajmi është transmetuar me humor nga disa media të Amerikës së Veriut, që i referohen AP-së.

Ato shkruajnë shkruajnë se Kamza është një prej qyteteve më të varfra në Shqipëri.

Më e bukura është se në shkrimin e AP-së, banorët e Kamzës thonë se kanë dëgjuar se Donald Trump është njeri i Putin dhe druhen se po përkrahin në këtë mënyrë Rusinë.

Vetëm Xhelal Mziu mund të prodhojë lajme të tilla!

Vetëm se për momentin, nga PD është i vetmi që prodhon lajme për ndërkombëtarët, ndaj dhe iu bashkua edhe Basha.

Edhe pse bëhet fjalë për lajme qesharake!

3 komente në “Lulzim Basha ia arrin: Bëhet lajm në mediat e huaja, nëpërmjet… Xhelalit”

  1. Fitim says:

    Na turperuat o injorant , o njerez pa vizjon , njerez pa dinjitet

  2. Qytetari says:

    Haha IDIOTET, po ku mutin eshte ky bulevard mo amani na e thoni. Une te jem si Donald Trampi, ju coj ultimatum ta hiqni urgjentisht emrin. Akoma nuk po kuptohet qe kjo eshte nje tallje qe u behet figurave te tilla me vendosje emrash rrugeve te ndyra te Kamzes, turp e faqe e zeze

  3. vlora.vlora says:

    cfare barbonash ikni i beni dhe ndonje gojore tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje