Mero Baze në Zululand: Bojkoti do sjellë fundin e PD-së; LSI-ja njërën këmbë e ka në çadër, tjetrën në qeveri; Rama ka mbështetje ndërkombëtare me vete

20 Mars 2017, 20:27Sociale TEMA

Në Zululandin e sotëm ishte ftuar i analisti Mero Baze, me të cilin Nano bisedoi mbi zhvillimet politike në vend.

“Basha është futur në çadër në momentin që ka marrë garanci nga faktorë me rëndësi në Shqipëri, por nuk duket se këta faktorë i kanë bërë punë deri më sot”, tha Baze.

Lidhur me prononcimin e Ramës, Baze tha se “këtë herë Rama nuk ishte si zakonisht, që nuk thotë asgjë; përkundrazi, këtë herë ishte i qartë; me sa duket ka marrë mbështetje ndërkombëtare për t’mos iu bindur presioneve të opozitës për qeveri teknike e për të mos shtyrë datën e zgjedhjeve”.

I pyetur nga Nano se si e përfytyron situatën elektorale para, gjatë e pas ditës së votimit me opozitën që do t’i qëndrojë bojkotit, Baze tha se “në këtë rast do t’i bëhej një dëm i madh vendit, por kështu do kishim edhe fundin e PD-së”.

Përsa i takon LSI-së, ai përsëriti një ide të tijën, sipas së cilës “kjo parti nuk ka kuptim të vijojë të jetë me një këmbë në çadër e me një këmbë në qeveri, e për këtë i duhet të marrë një vendim”.

Për Nishanin, Baze u shpreh se “vetëm një presion i fortë ndërkombëtar e ka bërë që të qëndrojë në respekt të kushtetutës në momentin e dekretimit të Xhafajt”.

Ndërsa për Bashën, Baze u shpreh se “çadra e ka nxjerrë nga gjumi e përtacia që e karakterizon, dhe i ka dhënë një pamje leader-i; por PD-ja e tij mbetet e dobët dhe e çorganizuar”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun

7 komente në “Mero Baze në Zululand: Bojkoti do sjellë fundin e PD-së; LSI-ja njërën këmbë e ka në çadër, tjetrën në qeveri; Rama ka mbështetje ndërkombëtare me vete”

  1. tomi says:

    Sa i sigurte je me Mero! Per zotin ti te shkrin se qeshuri!!!

    1. Republika e Kanabisit dhe Plehrave says:

      AHAHAHAHA, Anal ize e perkryer…sidoms kur thote ” me sa duket ka marre mbeshtetje nga nderkombetaret” ahahahahah, o zot.Ja perse e lexoj TEMEN une.

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      Merre dhe Xherrin dhe vazhdo lojen se nuk jane per ty keto pune… ?

  2. Totila says:

    Po perse si mendon ti TOMKA ?
    PD eshte Parti Tradhetare dhe Simboli i Serbise dhe Sherbimit te saj famakeq UDB.
    Doni apo nuk doni EDI RAMA fiton thelle edhe pa LESH e LINE sepse ka SHUMICEN me VEHTEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.
    Prandaj po u shkojne Jarget si Qeni i Terbuar qe me ne fund HA te ZOTIN !

  3. demokrati says:

    PD do te shkrihet si Demokracia Kristiane italine, nese PD nuk reformon vetveten nga qendra ne baze dhe kusht eper kete jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme per zgjedhjet e kryetareve te degeve, jo ne stilin e ish manipulatorit te KQZ kryekuqit Ristani. PD suhet te heqe dore nga sjellja primitive si parti e jashteligjshme, brend aparalamentit nje ore e me pare dhe PD duhet ti kerkoje nje ndjese bazes se saj heroike qe ndjehet e perbuzuar nga grupi i sharlateve te Bashes me compani. Nje hap i pare nje ndjese ndaj Fisnik Gjonit te Kavajes qe e pervalli komunizmin atehere kur qumeshtori Basha rritej per tu bere nje spiun i devotshme i sigurimit dhe PPSH. Debimi i Bashes eshte hapi i pare per rimekembjen e PD, PD ka nevoje per Kryeater te tadhes dhe jo per zevendesin e pare te radhe se Berishes.
    Mero Baze po i jep nje ndihme te pashoqe demokracise shqipatre duke treguar humneren ku mund te perfundoje opozita shqiptare.

  4. ZYBER says:

    me se e verte……dhe kush ka ameriken ka fitoren…..

  5. Dule says:

    Po….Mero..ti vertete flet me kompetence vetem nje Gabim ke bere I ke bere shume fresk saliut tani Rames neser Metes. ..je si lulja e diellit qe e shoqeron deri ne perendim pastaj fillon prap. ..ekzemplare je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje