Meta theks të veçantë tek të rinjtë: Për LSI-në ata janë të parët

20 Mars 2017, 13:00Politika TEMA
Meta theks të veçantë tek të rinjtë: Për

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ishte në qytetin e Fierit ku mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e LSI-së.

Ai  vuri theksin edhe një herë tjetër tek rëndësia që ka  pjesëmarrja në politikë dhe në vendimmarrje.
Meta pohoi se për forcën politike që ai drejton  të rinjtë janë të parët.

Më tej, kryetari i LS-I­së rikonfirmoi mbështetjen e tij për nxitjen e politikave rinore, shtimin e mundësive të punësimit duke nxitur sipërmarrjet rinore.

Meta, vuri në dukje rëndësinë për punë më të mirëpaguara për të rinjtë, si edhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, kryetari i LSI­së përshëndeti nismën për të organizuar aktivitete që ndihmojnë të rinjtë për t’u socializuar dhe për të shkëmbyer eksperienca rinore.

Në këtë takim ra në sy edhe prezenca e aktorit të humorit Bes Kallaku i cili shfaqej krah kreut të LSI-së Ilir Meta.

1 komente në “Meta theks të veçantë tek të rinjtë: Për LSI-në ata janë të parët”

  1. Drini says:

    Turpi i shqiperise me bllok ne dore, me ze dhe figure qe e kemi ne krye pa deshiren tone. Kasollja e demokracise shqiptare ka plot te cara ku mund te futen dhe te vegjetojne edhe hajdute si puna e ketij kreut te LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje