Misteri: Kush ia ndryshoi mendjen dhe a iu bë presion, Bujar Nishanit?

Vendimi i presidentin Nishani për të dekretuar “in extremis” Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm ka ngjallur shumë dyshime: çfarë kulisash lëvizën dhe cilët faktorë hynë në lojë në këtë vendim.

Dyshimet janë disa.

Së pari, presidenti priti deri ditën e fundit të afatit 7 ditëor që i njeh Kushteuta, një praktikë që nuk e ka ndjekur më parë.

Së dyti, ai shpalli një konferencë shtypi, për të justifikuar veprimet e tij, gjë që gjithashtu nuk është e zakontë për presidencën e tij.

Dhe së treti, ai kishte furnizuar disa burime pranë tij, më lajmin se nuk do ta dekretonte Fatmir Xhafajn për ministër të Brendshëm.

Të gjitha këto flasin për aktin se diçka këtë herë ishte ndryshe.

Ndryshe ishte edhe fjala e tij në komunikimin me mediat.

Fabula e gjetur duket absurde:

“Morali im nuk e pranon dekretimin po kushtetuta shkon ndesh me moralin tim” ishte fabula që gjeti Bujar Nishani.

Pse duhet ta bënte këtë?

Ndoshta për t’i dhënë një bonus atyre që iu kishte premtuar se do ta rrëzonte Xhafajn?

Apo mos vallë sepse diçka ka lëvizur ne minutat e fundit dhe ai është dashur ta ndryshojë vendimin vetëm pasi kishte shpalllur tashme konferencën e shtypit?

Një version që po qarkullon më tepër në qarqet pranë shumicës parlamentare, është se Bujar Nishanit i është bërë një presion i madh diplomatik. Se ai e kishte vendosur mosdekretimin dhe pastaj “urdhri” nga  kancelaritë perendimiore e detyroi të tërhiqet.

Por i futur në një sitë logjike, edhe ky arsyetim çalon.

Çfarë presioni mund t’i bëhet një presidenti në fund të mandatit, i cili të ardhmen e tij politike më shumë sesa me ndërkombëtarët, e sheh të lidhur me PD-në?

Pikërisht për këtë, një version i dytë e sheh tërheqjen e Nishanit të lidhur me një nga qendrat e vendimmarrjes që funksionon brenda selisë blu.

Sipas saj, presidenti ka vepruar sinkron me ata që nuk janë në favor të agravimit të mëtejshëm të krizës politike.

Por gjithësesi, cilët do që të kenë qenë faktorët që ndikuan mbi vendimin e presidentit, një gjë është e qartë: më mënyrën si u shpall, me argumentat që u justifikua dhe me formulën që gjeti për ta kaluar, ai la një shije të çuditshme.

Eshtë pikërisht ajo që ka ngjallur këto dyshime. (Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Misteri: Kush ia ndryshoi mendjen dhe a iu bë presion, Bujar Nishanit?”

  1. Kapter Jari nga Presidenca, gjysmak nga trute dhe fiziku says:

    Jo KUSHTETUTA shkon ndesh me moralin tend, por ti nuk ke moral, ti je nje dordolec dhe nuk vlen me shume se nje Kapter.
    Morali yt e pranon qe te ftosh be “Ballo” Presidenciale edhe hypesin e Odetes, Fullhajnin, ti ke moral qe lexon letrat e tutorit Sali SRB, ti ke moral qe e ke kthyer Presidencen ne fole grerezash per paramilitaret e SHQUP-i e ke bere seksion te tij.
    Cfare te bejme ne qe ti kete moral ke?

  2. shvejk says:

    Ja futi Sala , edhe Lulit ,edhe Nishanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *